Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Pogradec

Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Pogradec Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Pogradec ( NJVKSH Pogradec)

👉Shërbimi i Kujdesit të Shëndetit Parësor realizoi një takim sensibilizues me nxënësit e shkollës 9- vjecare “ Ptoleme X...
18/09/2026

👉Shërbimi i Kujdesit të Shëndetit Parësor realizoi një takim sensibilizues me nxënësit e shkollës 9- vjecare “ Ptoleme Xhuvani”👨‍⚕️🧑‍⚕️

👉 Dita Botërore e Ndihmës së Parë na kujton se aftësitë bazike mund të shpëtojnë jetë dhe se çdo qytetar duhet të dijë si të veprojë në rast emergjence.

⚠️ Në situata të papritura reagimi i shpejtë është vendimtar, sepse sekondat e para shpesh përcaktojnë rezultatin.

🩺 Aftësitë bazike stabilizojnë personin, duke e mbajtur të sigurt deri në mbërritjen e shërbimeve profesionale.

👥 Qytetarët janë shpesh të parët pranë të lënduarve, ndaj njohuritë e thjeshta mund të bëjnë diferencën.

📢 Mëso si të reagosh në situata të zakonshme rreziku: Një veprim i thjeshtë mund të shpëtojë një jetë!

🎗️ Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Limfomën mbahet çdo vit më 15 shtator.👉 Shërbimi i Kujdesit të Shëndetit Parësor ...
15/09/2026

🎗️ Dita Botërore e Ndërgjegjësimit për Limfomën mbahet çdo vit më 15 shtator.
👉 Shërbimi i Kujdesit të Shëndetit Parësor ishte sot me gratë e gjelberimit dhe të moshuarit me rastin e kësaj dite👨‍⚕️🧑‍⚕️

🩺 Ajo i dedikohet rritjes së ndërgjegjësimit të popullatës për nëntipet e limfomës, në drejtim të njohjes së simptomave, diagnozës së hershme dhe trajtimit, si një formë gjithnjë e më e zakonshme e kancerit.

💙 Motoja për vitin 2026 është:
“Askush nuk duhet ta përballojë më i vetëm sëmundjen.”

🤝 Shpesh, për dikë që jeton me limfomë, sfidat psikologjike dhe emocionale ndikojnë në mënyrën se si ndihen njerëzit, por mund të lihen pas dore apo të anashkalohen.

🌱 Të mësosh si të përballosh ndjenjat sfiduese është shumë e dobishme. Kjo përfshin:
👨‍👩‍👧‍👦 marrëdhëniet e ngushta me familjen dhe miqtë;
💗 ndjesinë për të qenë më i lidhur me veten;
🌿 aftësinë për ta jetuar dhe përballuar këtë moment.

💙 Askush nuk duhet ta përballojë më i vetëm sëmundjen.

14/09/2026

🩺🌞 Raporti javor i qendrave shëndetësore verore | Sezoni Turistik 2026

Qendrat shëndetësore verore kanë vijuar pa ndërprerje ofrimin e shërbimeve për pushuesit në të gjitha zonat turistike. Me staf të dedikuar dhe orar të zgjatur, ekipet tona janë çdo ditë në terren për kujdesin shëndetësor të qytetarëve.

📊 Për periudhën 07-13 shtator 2026:
✅ 3609 vizita të realizuara në qendrat shëndetësore verore
🌍 10% e vizitave i përkisnin pushuesve të huaj

🩺 Diagnozat më të shpeshta:
* Gastroenterite
* Hipertension arterial
* Viroza të ndryshme

📍 Qendrat me numrin më të lartë të vizitave:

* Pogradec
* Himarë
* Shëngjin

🏥 Në shërbim të qytetarëve dhe pushuesve, për një sezon turistik të sigurt dhe të shëndetshëm.

14/09/2026

𝗝𝗘 𝗠𝗕𝗜 𝟯𝟱 𝗩𝗝𝗘Ç?

Mos prit të kesh simptoma për t’u kujdesur për shëndetin.

Check-Up ndihmon në identifikimin e hershëm të faktorëve të riskut dhe problematikave që mund të kërkojnë ndjekje të mëtejshme.

Nga 35 vjeç e lart, Check-Up është falas.

📍 Drejtohu te Qendra Shëndetësore ku je i regjistruar!

14/09/2026

NJË E HËNË PËR TË KUJTUAR PRINDËRIT

Ke një prind mbi 70 vjeç?
Pyete sot:
“E ke bërë Check-Up?”

Nga ky vit, edhe qytetarët mbi 70 vjeç përfitojnë nga programi pa pagesë.

📌Klinika Stomatologjike Shtetërore në Pogradec vijon të ofrojë shërbim pa ndërprerje. Gjatë gjithë verës kanë përfituar ...
14/09/2026

📌Klinika Stomatologjike Shtetërore në Pogradec vijon të ofrojë shërbim pa ndërprerje. Gjatë gjithë verës kanë përfituar shërbimin stomatologjik fëmijët, të rriturit e rrethit të Pogradecit, si dhe turistë që i përkasin kategorive të lejuara të legjislacionit në fuqi.

12/09/2026
09/09/2026

🎒 Fëmija juaj nis klasën e parë? Kujdesuni edhe për shëndetin e syve!
Shikimi i mirë është i rëndësishëm për të mësuar, për të lexuar dhe për të marrë pjesë aktivisht në jetën shkollore. 📚

🔎 Kontrolli i hershëm i shikimit tek okulisti ndihmon në identifikimin dhe trajtimin në kohë të problemeve të shikimit.

Për një fillim të shëndetshëm dhe një rrugëtim të mbarë shkollor, kontrolloni shikimin e fëmijës suaj!

09/09/2026

🏫 Si shfaqet ankthi ndaj shkollës?
Ankthi shkollor mund të shfaqet në organizëm, emocione dhe sjellje. 🧠💙

🔹 Shenja fizike:
🤕 Dhimbje koke ose stomaku
😵 Marramendje
😴 Lodhje
💪 Tension muskulor

🔹 Shenja emocionale:
😨 Frikë dhe shqetësim i tepruar
😠 Irritueshmëri
😔 Mungesë shprese

🔹 Shenja në sjellje:
🚫 Shmangie ose refuzim i shkollës dhe detyrave
🙈 Tërheqje nga shoqëria
👨‍👩‍👧 Kërkim i vazhdueshëm i sigurisë nga prindërit
📚 Mungesa të shpeshta në shkollë

💙 Vëzhgimi dhe kuptimi i këtyre shenjave është hapi i parë për t’i ofruar fëmijës mbështetjen që i nevojitet.

👉 Shërbimi i Kujdesit të Shëndetit Parësor ishte sot pranë të moshuarve  🧑‍⚕️👨‍⚕️📌 M***e të tensionit arterial📌 Shpërnda...
09/09/2026

👉 Shërbimi i Kujdesit të Shëndetit Parësor ishte sot pranë të moshuarve 🧑‍⚕️👨‍⚕️

📌 M***e të tensionit arterial
📌 Shpërndarje fletë- palosje
📌 M***e Glicemie

Address

Pogradec
7301

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Njesia Vendore e Kujdesit Shendetesor Pogradec posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share