World Health Organization in Albania

Website

World Health Organization in Albania The WHO Country Office in Albania was established in 1991 in Tirana.

🌍 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝗽𝗮 𝗺𝗲𝗿𝗸𝘂𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶♻️ Eliminimi gradual i pajisjeve mjekësore që përmbajnë merkur...
16/11/2026

🌍 𝗗𝗿𝗲𝗷𝘁 𝗻𝗷𝗲̈ 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶 𝘀𝗵𝗲̈𝗻𝗱𝗲𝘁𝗲̈𝘀𝗼𝗿 𝗽𝗮 𝗺𝗲𝗿𝗸𝘂𝗿 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲̈𝗿𝗶

♻️ Eliminimi gradual i pajisjeve mjekësore që përmbajnë merkur dhe zëvendësimi i tyre me alternativa më të sigurta për shëndetin dhe mjedisin ishte në fokus të mbledhjes së tretë të Komitetit Drejtues të Projektit, të zhvilluar më 12 nëntor 2026, në ambientet e Zyrës së Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) në Shqipëri.

Takimi mblodhi përfaqësues të institucioneve përgjegjëse për shëndetësinë dhe mjedisin, ekspertë dhe partnerë të projektit, për të shqyrtuar progresin e deritanishëm dhe për të diskutuar hapat e ardhshëm drejt eliminimit të pajisjeve matëse me merkur nga institucionet shëndetësore.

📊 Gjatë takimit u prezantuan rezultatet e inventarizimit të pajisjeve që përmbajnë merkur dhe të anketimit mbi njohuritë, qëndrimet dhe praktikat (KAP), si dhe ecuria e përgatitjeve për zëvendësimin e këtyre pajisjeve me alternativa pa merkur.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua bashkëpunimit ndërinstitucional për prokurimin dhe zëvendësimin e pajisjeve, administrimin e sigurt të mbetjeve që përmbajnë merkur dhe kontrollin e importit të pajisjeve matëse.

📢 𝗞𝗼𝗺𝘂𝗻𝗶𝗸𝗶𝗺𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗻𝗱𝗲̈𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷𝗲̈𝘀𝗶𝗺𝗶 𝗽𝘂𝗯𝗹𝗶𝗸 përbënë gjithashtu një pjesë të rëndësishme të diskutimeve. U prezantuan Plani i Komunikimit i projektit, mesazhet kryesore institucionale dhe konceptet kreative për informimin e profesionistëve shëndetësorë dhe publikut mbi rreziqet e merkurit dhe përfitimet e kalimit drejt teknologjive më të sigurta.

Takimi trajtoi gjithashtu planifikimin e aktiviteteve për vitin 2027 dhe hapat e ardhshëm të bashkëpunimit mes institucioneve partnere.

✅ Përmes këtij projekti, OBSH mbështet përpjekjet e Shqipërisë për të zvogëluar ekspozimin ndaj merkurit, për të përmirësuar sigurinë në institucionet shëndetësore dhe për të mbrojtur shëndetin e njerëzve dhe mjedisin.

Jeni duke iu nënshtruar trajtimit kundër kancerit?Mund të sëmureni nga forma të rënda të gripit.Planifikoni sa më shpejt...
10/11/2026

Jeni duke iu nënshtruar trajtimit kundër kancerit?
Mund të sëmureni nga forma të rënda të gripit.
Planifikoni sa më shpejt të vaksinoheni -

Jeni punonjës i kujdesit shëndetësor? 🩺Edhe nëse e keni kaluar më parë gripin, mund të infektoheni sërish, pasi virusi n...
09/11/2026

Jeni punonjës i kujdesit shëndetësor? 🩺

Edhe nëse e keni kaluar më parë gripin, mund të infektoheni sërish, pasi virusi ndryshon vazhdimisht.

💉 Planifikoni sa më parë vaksinimin kundër gripit!

03/11/2026

Shërbime shëndetësore më të sigurta për pacientët si dhe bashkëpunimi mes institucioneve shëndetësore dhe OBSH-së ishin në qendër të vizitës së Përfaqësuesit të OBSH-së në Shqipëri, Dr. Fabio Scano, në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT).

Në takimin me drejtoreshën e QSUT-së, Rudina Degjoni, dhe përfaqësuesit e spitalit, u diskutua për përmirësimin e cilësisë së kujdesit, forcimin e lidhjes me shërbimet shëndetësore parësore dhe lehtësimin e referimit të pacientëve. Vëmendje iu kushtua edhe hartimit të një masterplani spitalor të mbështetur në të dhëna, në funksion të reformave shëndetësore në Shqipëri.

Biseda u ndal gjithashtu te trajtimi i sëmundjeve kardiovaskulare dhe goditjes në tru, përparimet e fundit në këtë fushë në QSUT dhe mundësitë për bashkëpunim e shkëmbim përvoje, në përputhje me prioritetet e Ministrisë së Shëndetësisë.

Dr. Scano vizitoi shërbimet e Urgjencës dhe Kardiologjisë dhe përshëndeti studentët e mjekësisë, duke theksuar rëndësinë e përgatitjes praktike të brezit të ardhshëm të mjekëve.

OBSH-ja është e gatshme të bashkëpunojë me QSUT dhe Ministrinë e Shëndetësisë për t’i çuar përpara këto prioritete dhe për të avancuar në përmirësimin e kujdesit për pacientët në mbarë vendin.



Qendra Spitalore Universitare "Nënë Tereza" Tiranë; WHO Regional Office for Europe

Ndërsa në Rajonin Europian afrohet sezoni i gripit, a e keni menduar ndonjëherë se si bëhen përgatitjet për këtë kërcëni...
02/11/2026

Ndërsa në Rajonin Europian afrohet sezoni i gripit, a e keni menduar ndonjëherë se si bëhen përgatitjet për këtë kërcënim që rikthehet çdo vit?

Një pjesë e madhe e kësaj pune mundësohet nga një rrjet botëror bashkëpunimi, i njohur si .

Mësoni më shumë se si funksionon ky rrjet 👇
https://storymaps.arcgis.com/.../2990357f8ef24fdd91622b38...

📢 Të 53 vendet e Rajonit Europian të OBSH-së miratuan në   strategjinë “𝗧𝗲̈ 𝗽𝗹𝗮𝗸𝗲𝘀𝗵 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗵𝗼𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗷𝗲𝘁𝗼𝘀𝗵”, të propoz...
30/10/2026

📢 Të 53 vendet e Rajonit Europian të OBSH-së miratuan në strategjinë “𝗧𝗲̈ 𝗽𝗹𝗮𝗸𝗲𝘀𝗵 𝗱𝗼 𝘁𝗲̈ 𝘁𝗵𝗼𝘁𝗲̈ 𝘁𝗲̈ 𝗷𝗲𝘁𝗼𝘀𝗵”, të propozuar nga Zyra Rajonale e OBSH-së për Europën!

🌍 Po jetojmë më gjatë, por jo gjithmonë me shëndet më të mirë. Dhe jo të gjithë i kemi të njëjtat mundësi për një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Strategjia e re përmban 𝟮𝟰 𝗺𝗮𝘀𝗮 për të mbështetur shëndetin, kujdesin, pavarësinë dhe dinjitetin gjatë pleqërisë.

Nga provat shkencore te veprimet konkrete, në çdo vend, në komunitete dhe në jetën e përditshme.

Lexoni më shumë për strategjinë: https://bit.ly/4iMHObK

16/10/2026
Trajtimet për kancerin e gjirit janë më të efektshme dhe përballohen më lehtë kur nisin herët dhe ndiqen deri në përfund...
14/10/2026

Trajtimet për kancerin e gjirit janë më të efektshme dhe përballohen më lehtë kur nisin herët dhe ndiqen deri në përfundim.

1️⃣ 𝗞𝗶𝗿𝘂𝗿𝗴𝗷𝗶𝗮 mund të heqë vetëm indin kanceroz (lumpektomi) ose të gjithë gjirin (mastektomi). Gjatë ndërhyrjes mund të hiqen edhe nyje limfatike, për të vlerësuar mundësinë e përhapjes së kancerit.

2️⃣ 𝗥𝗮𝗱𝗶𝗼𝘁𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝗮 luan një rol shumë të rëndësishëm në trajtimin e kancerit të gjirit në çdo stad të sëmundjes.

3️⃣ 𝗧𝗲𝗿𝗮𝗽𝗶𝗮 𝘀𝗶𝘀𝘁𝗲𝗺𝗶𝗸𝗲, që vepron në të gjithë organizmin, mund të jepet para ose pas operacionit. Zgjedhja e saj bëhet në bazë të karakteristikave biologjike të tumorit.

Kujdesi paliativ është pjesë thelbësore e një sistemi të fortë shëndetësor.Ekipet e kujdesit paliativ bashkojnë profesio...
12/10/2026

Kujdesi paliativ është pjesë thelbësore e një sistemi të fortë shëndetësor.
Ekipet e kujdesit paliativ bashkojnë profesionistë të fushave të ndryshme për t’u ofruar mbështetje personave që jetojnë me sëmundje të rënda që kufizojnë jetëgjatësinë. Ato ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes dhe simptomave të tjera shqetësuese, duke u kujdesur edhe për nevojat psikologjike, sociale dhe shpirtërore.
Të vendosësh njeriun në qendër të kujdesit do të thotë që askush të mos e përballojë i vetëm një sëmundje të rëndë. Edhe familjarët dhe të afërmit kanë nevojë për informacion, udhëzim dhe mbështetje.
Kur politikat shëndetësore sigurojnë që kujdesi paliativ të jetë i arritshëm, me kosto të përballueshme dhe pjesë e shërbimeve të përditshme në të gjithë Rajonin Europian të OBSH-së, ato ndihmojnë në ndërtimin e sistemeve shëndetësore më të qëndrueshme, më njerëzore dhe më të afta për t’iu përgjigjur nevojave të njerëzve.
Mësoni më shumë: https://bit.ly/3L5BvBC

💬 T’u japim vend në tryezën e vendimmarrjes njerëzve që i kanë përjetuar vetë sfidat e shëndetit mendor.Pjesëmarrja kupt...
10/10/2026

💬 T’u japim vend në tryezën e vendimmarrjes njerëzve që i kanë përjetuar vetë sfidat e shëndetit mendor.

Pjesëmarrja kuptimplotë do të thotë t’i përfshijmë që në fillim në hartimin e politikave dhe formësimin e shërbimeve, së bashku me vendimmarrësit, profesionistët dhe komunitetet.

Në Ditën Botërore të Shëndetit Mendor, kjo thirrje e Zyrës Rajonale të OBSH-së për Europën gjen jehonë edhe në shkrimin e Ritvana Hajdarit, anëtare e Grupit Këshillimor Rinor të OKB-së në Shqipëri, të publikuar nga UN Albania.

Pas një «Jam mirë» mund të fshihen presioni, pasiguria për të ardhmen dhe vështirësia për të ditur ku të kërkosh mbështetje. Ritvana na kujton se të rinjtë duhet të jenë pjesë e formësimit, monitorimit dhe përmirësimit të shërbimeve që u drejtohen. Zëri i tyre duhet të ndikojë në vendimet që prekin mirëqenien e tyre.

📘 Udhërrëfyesi i WHO Regional Office for Europe, i bashkëhartuar me njerëz me përvojë të drejtpërdrejtë të sfidave të shëndetit mendor, paraqet gjashtë veprime për ta bërë këtë pjesëmarrje realitet:
https://bit.ly/4uF5oek

✍️ Lexoni shkrimin e Ritvana Hajdarit, «Përtej “Jam mirë”: pesha e heshtur që mbajnë të rinjtë»:
https://albania.un.org/en/324125-beyond-%E2%80%9Ci%E2%80%99m-fine%E2%80%9D-quiet-weight-carried-youth

Dëgjoni. Përfshini. Veproni.



WHO Regional Office for Europe
United Nations Albania
UNICEF Albania

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when World Health Organization in Albania posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share