Klinika Nena

Call Directions Contact the business

Klinika Nena Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klinika Nena, Medical and health, Lagjia 13 Rruga "Pavaresia" , Plazh, Durrës.

Klinikë gjinekologjike

Shërbimet që ofrohen:
- Ekzaminime laboratorike
- Ekografi (gjinekologjike, obstetrikale, morfologjike)
- Vizita (gjinekologjike, obstetrikale)
- Konsulta (gjinekologjike, prenatale)
- Pap-test
- Mjekime
- Shërbim infermieror

Ne cilat raste grate perdorin DIU?Dispozitivi Intrauterin (DIU), i njohur ndryshe si spiralia, eshte nje nga metodat kon...
15/10/2026

Ne cilat raste grate perdorin DIU?

Dispozitivi Intrauterin (DIU), i njohur ndryshe si spiralia, eshte nje nga metodat kontraceptive me efektive dhe afatgjata qe perdoret nga grate per disa arsye kryesore shendetesore dhe personale. Rasti me i zakonshem i perdorimit te saj eshte nga grate qe kerkojne mbrojtje afatgjate kunder shtatzenise se paplanifikuar nga 3 deri ne 10 vjet ne varesi te llojit pa pasur nevoje te kujtohen cdo dite per marrjen e pilulave ose per perdorimin e metodave te tjera me barriere. Pervec planifikimit familjar, DIU-ja hormonale perdoret gjeresisht si trajtim mjekesor per grate qe vuajne nga menoragjia (menstruacionet me gjakderdhje shume te bollshme) ose nga dhimbjet e forta menstruale, pasi hormoni progesteron qe ajo cliron pakeson ndjeshem trashesine e endometrit se mitres dhe pakeson gjakderdhjen. DIU-ja eshte nje zgjedhje mjaft praktike edhe per nenat e reja gjate periudhes se ushqyerjes me gji, sepse ajo nuk ndikon ne cilesine apo sasine e qumeshtit te gjirit dhe u ofron atyre siguri te plote ne rikthimin e jetes seksuale pas lindjes. Perzgjedhja e llojit dhe kohes se vendosjes se DIU-se behet gjithmone ne konsulte me mjekun specialist pasi ka raste qe per arsye te shendetit te gruas nuk mund te perdoret.

Shenjat kryesore te patologjive malinje te uterusit? Cfare duhet te dini:​Njohja e sinjaleve qe jep trupi eshte hapi me ...
12/10/2026

Shenjat kryesore te patologjive malinje te uterusit? Cfare duhet te dini:
​Njohja e sinjaleve qe jep trupi eshte hapi me i rendesishem per te mbrojtur shendetin tuaj.
​Simptoma me e zakonshme dhe primare eshte gjakderdhja e pazakonte vaginale. Kjo perfshin gjakderdhjen pas menopauzes, rrjedhjet e papritura midis cikleve menstruale ose menstruacionet jashtezakonisht te bollshme dhe me te gjata se zakonisht.
​Shenja te tjera paralajmeruese perfshijne sekretionet e pazakonta me ngjyre te erret ose me permbajtje gjaku, dhimbjen apo presionin e vazhdueshem ne mezonen e pelvisit, si dhe diskomfortin ose dhimbjen gjate marredhenieve seksuale. Ne faza me te avancuara, mund te shfaqen edhe veshtiresi apo dhimbje gjate urinimit dhe dobesi e pergjithshme trupore.
​Nese vereni ndonje nga keto simptoma, hapi i pare dhe me i rendesishem eshte te konsultoheni menjhere me mjekun gjinekolog. Mos e shtyni viziten duke supozuar se behet fjale per nje crregullim kalimtar hormonal. Vetem nje kontroll specifik mund te percaktoje arsyen e sakte te shqetesimeve.
​Ekzaminimet rutine gjinekologjike, si ekografia pelvike, paptesti apo kolposkopia ndihmojne ne zbulimin e cdo ndryshimi anormal ne fazat e para. Nese mjeku e shikon te nevojshme, mund te rekomandohet nje biopsi endometriale per te marre nje diagnoze te sakte. Kujdesi per shendetin riprodhues kerkon vemendje te vazhdueshme: degjoni trupin tuaj, mos beni vetediagnostikim dhe vendosni kontrollet mjekesore ne prioritet, sepse parandalimi dhe reagimi i shpejte shpetojne jete.

Cfare ndodh pas lindjes ne trupin e gruas, kujdesu qe duhet pasur?Pas lindjes, trupi i gruas kalon ne periudhen e quajtu...
08/10/2026

Cfare ndodh pas lindjes ne trupin e gruas, kujdesu qe duhet pasur?

Pas lindjes, trupi i gruas kalon ne periudhen e quajtur puerperium (lehotesis), e cila zgjat rreth 6 jave dhe shoqerohet me ndryshime te medha fizike, hormonale dhe emocionale. Gjate kesaj periudhe, mitra fillon te tkurret per t’u kthyer ne madhesine e saj te meparshme (proces qe mund te shkaktoje dhimbje te lehta si kontraksione), ndersa trupi eliminon shkarkimet vaginale pas lindjes te njohura si lokie (lochia). Krahas renies se shpejte te nivelit te hormoneve te shtatzanise, fillon prodhimi i qumeshtit te gjirit, gje qe mund te sjelle ndjeshmeri ose fryrje te gjinjve. Ndryshimet hormonale shpesh ndikojne edhe ne gjendjen shpirtërore, duke shkaktuar luhatje emocionale ose ate qe njihet si “baby blues”.
​Sa i perket kujdesit te nevojshem, vemendje e vecante duhet t’i kushtohet higjienes intime per te parandaluar infeksionet, vecanerisht nese ka pasur prerje (epiziotomi) ose carje gjate lindjes me rruge normale, apo nje incizion nga lindja me prerje cezariane. Eshte e rendesishme qe nena te mbaje nje diete te balancuar e te pasur me lenge, proteina e fibra, si dhe te pisoje sa me shume per te ndihmuar rigjenerimin e trupit. Rekomandohet te shmangen sforcimet fizike, ngritja e peshave dhe marredheniet seksuale derisa mjeku te konfirmoje sherimin e plote ne viziten e kontrollit paslindjes (zakonisht pas 6 javesh). Gjithashtu, duhet bere kujdes per cdo shenje rreziku si gjakderdhje e teperts, ethe/temperature, dhimbje e forte barku ose ere e egresire e shkarkimeve, te cilat kerkojne konsulte te menjhershme mjekesore.

Cilat jane shenjat e rrezikut ne shtatzani?Gjate periudhes se shtatzanise, identifikimi i hershem i simptomave klinike j...
06/10/2026

Cilat jane shenjat e rrezikut ne shtatzani?

Gjate periudhes se shtatzanise, identifikimi i hershem i simptomave klinike jonormale eshte mjaft i rendesishem per parandalimin e komplikacioneve obstetrike dhe garantimin e shendetit te nenes e fetusit. Shenjat kryesore te rrezikut qe kerkojne vleresim dhe nderhyrje te menjehershme mjekesore perfshijne gjakderdhjen vaginale ne cdo faze te shtatzanise, dhimbjet e forta apo kontraksionet e parakohshme abdominale, si dhe rrjedhjen e papritur te lengut amniotik. Gjithashtu, tregues alarmues jane simptomat qe lidhen me crregullimet hipertensive (si preeklampsia), perfshire dhimbjet e forte te kokes qe nuk kalojne, turbullimet ne shikim, enjtjen e papritur te fytyres apo gjymtyreve, si dhe renien e ndjeshme ose mungesen e levizjeve te fetusit ne semestrin e dyte dhe te trete. Prania e etheve te larta, e etheve me dridhje apo e djegies gjate urinimit mund te sinjalizoje infeksione sistemike ose urogjenitale qe kerkojne trajtim te menjehershem me antibiotike per te shmangur rreziqet e lindjes se parakohshme.

Termi “missed abortion” (aborti i heshtur ose i nfaluar) i referohet situates kur embrioni ose fetusi ndalon se zhvillua...
01/10/2026

Termi “missed abortion” (aborti i heshtur ose i nfaluar) i referohet situates kur embrioni ose fetusi ndalon se zhvilluari, por trupi i nenes nuk reagon, duke mos shfaqur simptoma tipike si gjakrrjedhje apo dhimbje te forta. Origjina kryesore e kesaj patologjie lidhet me anomalit e renda kromozomike dhe gjenetike te fetusit (si trisomit ose aneuploidite), te cilat ndodhin spontanisht gjate fekondimit ose ndarjes qelizore dhe e bejne te pamundur zhvillimin e metejshem te jetes. Pervec faktorit gjenetik, ne ndalimin e zhvillimit fetal ndikojne edhe shkaqe endokrine (si pamjaftueshmeria e trupit te verdhe/progesteronit, semundjet e patrajtuara te tiroides ose diabeti i pakontrolluar), anomalit anatomike te mitres (p.sh. septumi uterin apo miomat), infeksionet TORCH te fituara gjate shtatzenise, si dhe çrregullimet autoimune apo trombofilite, te cilat shkaktojne mikrotromboza ne enet e gjakut te placentes ne formim, duke nderprerje furnizimin me oksigjen dhe lende ushqyese te fetusit. Trajtimi behet me ane te kryetazhit dhe ne disa raste meret biopsi per te percaktuar shkakun.

Indikacionet mjekesore per kryerjen e lindjes me prerje cezariane (operacion) ndahen ne absolute dhe relative, duke perf...
28/09/2026

Indikacionet mjekesore per kryerjen e lindjes me prerje cezariane (operacion) ndahen ne absolute dhe relative, duke perfshire shkaqe fetale, placentare, anatomike dhe amtare. Nder shkaqet kryesore akute perfshihen distresi fetal akut (hipoksia intrapartum e dokumentuar ne kardiotokografi), prolapsi i kordonit umbilikal dhe disproporcioni kefalo-pelvik (CPD), ku ekziston nje mosperputhje mekanike. Nga pikepamja e anomalive te implantimit dhe arkitektures placentare, indikacione madhore perbejne placenta previa (implantimi i placentes mbi ose afer ostiumit te brendshem te qafes se mitres) dhe abruptio placentae (shkeputja premature e placentes normo-implantuar), te cilat mbartin rrezik te larte per hemorragji te rende intrapartum. Gjithashtu, distocia e lindjes (progresi i bllokuar i punes se lindjes pavaresisht stimulimit me oksitocine), paraqitjet anomale fetale (si paraqitja pelvike, terthorazi ose me fytyre), prania e cikatrices uterine nga nderhyrje te meparshme (mioneformatomia ose operacione te shumefishta cezariane me rrezik per me shume rupture uterine), si dhe patologjitë severe amtare (p.sh. preeklampsia e komplikuar, eklampsia, infeksionet aktive herpetike gjenitale me rrezik transmetimi vertikal ose semundje strukturore kardiake) perbejne faktore determinante per shmangien e lindjes detyrimisht me rruge vaginale ne favor te nderhyrjes kirurgjikale profilaktike apo emergjente.

Rritja e tensionit të gjakut gjatë shtatzënisë (hipertensioni gestacional apo preeklampsia) shkaktohet kryesisht nga çrr...
25/09/2026

Rritja e tensionit të gjakut gjatë shtatzënisë (hipertensioni gestacional apo preeklampsia) shkaktohet kryesisht nga çrregullimet në zhvillimin e enëve të gjakut të placentës, të cilat nuk ngushtohen apo furnizohen siç duhet, duke nxitur çlirimin e substancave që ngushtojnë enët e gjakut në të gjithë trupin e nënës. Faktorë të tjerë ndihmues përfshijnë predispozitën gjenetike, sistemin imunitar, shtatzënitë e para, moshën e nënës ose sëmundjet paraprake si hipertensioni kronik dhe diabeti. Ky problem mbart rreziqe serioze si për nënën ashtu edhe për fetusin: te nëna mund të shkaktojë preeklampsi ose eklampsi (konvulsione), dëmtim të funksionit të veshkave dhe mëlçisë, çrregullime të mpiksjes së gjakut dhe rritje të rrezikut për aksidente cerebrovaskulare; ndërsa te fetusi mund të çojë në kufizim të rritjes intrauterine, lindje të parakohshme, ulje të sasisë së lëngut amniotik apo shkëputje premature të placentës (abruptio placentae), çka rrezikon drejtpërdrejt furnizimin e fetusit me oksigjen dhe lëndë ushqyese.

21/09/2026
Shtatzania jashtë mitrës ndodh kur veza e fekonduar implantohet jashtë zgavrës së mitrës, më shpesh në tubat falopiane. ...
14/09/2026

Shtatzania jashtë mitrës ndodh kur veza e fekonduar implantohet jashtë zgavrës së mitrës, më shpesh në tubat falopiane. Kjo është një gjendje serioze që kërkon diagnostikim dhe trajtim të menjëhershëm.

🔹 Faktorët e rrezikut:
• Infeksione të mëparshme të legenit
• Operacione në tuba ose legen
• Shtatzani ektopike e mëparshme
• Pirja e duhanit
• Fertilizimi i asistuar
• Anomali të tubave falopiane

🔹 Simptomat:
• Dhimbje në fund të barkut ose legen
• Gjakderdhje vaginale jonormale
• Marramendje ose dobësi
• Dhimbje në shpatull
• Të fikët

🚨 Komplikacioni më i rrezikshëm është plasaritja e tubit falopian, e cila mund të shkaktojë gjakderdhje të brendshme dhe të rrezikojë jetën.

🔍 Diagnostikimi bëhet me ekografi transvaginale dhe analiza të hormonit hCG.

💊 Trajtimi mund të jetë me medikamente ose me ndërhyrje kirurgjikale, në varësi të rastit.

Mos i neglizhoni simptomat. Diagnostikimi i hershëm shpëton jetë dhe ndihmon në ruajtjen e fertilitetit.

Address

Lagjia 13 Rruga "Pavaresia" , Plazh
Durrës
2008

Telephone

+355675335446

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Nena posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Klinika Nena:

Shortcuts

Share