Hygea_pharmalabclinic

Directions Contact the business

Hygea_pharmalabclinic ⚕️Farmaci
🔬Laborator
🥼Diagnostike
🩻Ekografi
🩺Konsulence Mjekesore
⏳️ Hapur 08:00-20:00

18/10/2026

🍂👟 Me ardhjen e vjeshtës, sandalet ua lënë vendin atleteve dhe këpucëve të mbyllura… Por kujdes!

Qëndrimi për orë të gjata në këpucë, sidomos kur këmbët djersijnë, krijon kushte të favorshme për zhvillimin e mykut të këmbëve dhe thonjve.

🦶 Kruarja, skuqja, çarjet mes gishtave apo ndryshimi i ngjyrës së thonjve janë shenja që nuk duhen neglizhuar!

💊 Kremra, solucione dhe trajtime antimykotike – cili është i duhuri për ju?

Në Farmaci Hygea ju prezantojmë alternativat e kujdesit dhe trajtimit, duke ju ndihmuar të zgjidhni produktin e përshtatshëm sipas shqetësimit dhe nevojave tuaja.

💙 Kujdesi i duhur fillon me këshillimin e duhur!

🛡Bëhuni gati për sezonin e virozave me Farmaci Hygea!👉🏻Nga shqetësimet e stomakut dhe të përzierat, te humbja e lëngjeve...
15/10/2026

🛡Bëhuni gati për sezonin e virozave me Farmaci Hygea!

👉🏻Nga shqetësimet e stomakut dhe të përzierat, te humbja e lëngjeve dhe çrregullimet e florës intestinale, simptomat sezonale kërkojnë kujdesin e duhur.
⚕️Farmaci Hygea ju prezanton produktet për mbështetjen e organizmit gjatë këtij sezoni:
✔️Trisol – për rihidratimin dhe zëvendësimin e elektroliteve.
✔️CuraFlorix Pro – për mbështetjen e ekuilibrit të mikrobiotës intestinale.
✔️Novomit – suplement ushqimor për përdorim sipas udhëzimeve të produktit.

🥼Mos i neglizhoni simptomat dhe mos zgjidhni produkte pa u informuar për përdorimin e tyre. Konsultohuni me farmacistët tanë në për të marrë këshillat e duhura dhe përzgjedhur produktet sipas nevojave tuaja.

Për informacione dhe këshilla, na kontaktoni:
📧 DM
📲 069 55 933 47

Mes punës, familjes dhe kujdesit për njerëzit që do, shpesh veten e lë për në fund, por edhe ti ke nevojë për pak kohë d...
09/10/2026

Mes punës, familjes dhe kujdesit për njerëzit që do, shpesh veten e lë për në fund, por edhe ti ke nevojë për pak kohë dhe kujdes për veten ❤️

🎀🔬Në Klinikën Mjekësore Hygea, në kuadër të Tetorit Rozë, për çdo Grua, ofrojmë paketën e kontrollit me ekzaminimet:
✓ Eko gjiri
✓ Strishë vaginale

🎁Të dyja së bashku, për vetëm 1500 lekë.

🥼Sepse NE jemi gjithmonë këtu për ty.

Për informacion dhe rezervim:
📩 Na shkruaj në DM
📲 Na telefono në 069 55 933 47

06/10/2026

⚕️Vitaminë C apo retinol? Nuk ke pse të zgjedhësh vetëm njërën!

🔀Këta dy përbërës mund të plotësojnë njëri-tjetrin në rutinën e kujdesit për lëkurën:
☀️ Vitamina C aplikohet në mëngjes dhe...
• Ndihmon në zbehjen e njollave të errëta
• Kontribuon në njëtrajtësimin e tonit të lëkurës
• I jep lëkurës një pamje më të ndritshme
• Ofron mbrojtje antioksiduese ndaj radikaleve të lira
• Nxit prodhimin e kolagjenit

🌙 Retinoli aplikohet në mbrëmje dhe...
• Nxit rigjenerimin qelizor të lëkurës
• Ndihmon në zbehjen e linjave të holla dhe rrudhave
• Përmirëson teksturën, për një lëkurë më të njëtrajtshme
• Ndihmon në zbehjen e njollave dhe njëtrajtësimin e tonit
• Nxit kolagjenin duke përmirësuar elasticitetin e lëkurës.

Megjithatë vlen të konsideroni që:
💧 T'i integroni gradualisht në rutinë, një produkt në një kohë, sipas ndjeshmërisë së lëkurës
☀️ Përdor çdo ditë SPF 30 ose më të lartë pasi vitamina C nuk e zëvendëson kremin mbrojtës
⚠️ Retinoli ndërpritet gjatë shtatzënisë.
💙🥼 Në secilën prej adresave të farmaci , të ndihmojmë të ndërtosh një rutinë të personalizuar për lëkurën tënde.

Kontakto:
📧 DM
📲 069 55 933 47

🥰 Dashuria për veten fillon me kujdesin për shëndetinKujdesu sot… për veten, për jetën, për gjithçka që do!🎀 Tetori ësht...
02/10/2026

🥰 Dashuria për veten fillon me kujdesin për shëndetin
Kujdesu sot… për veten, për jetën, për gjithçka që do!

🎀 Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një kujtesë për çdo grua që shëndeti i saj duhet të jetë gjithmonë një prioritet. Prandaj, kontrollet e rregullta dhe vlerësimi mjekësor në kohë janë një pjesë e rëndësishme e kujdesit për shëndetin e gjirit.

⚕️ Në Klinikën Mjekësore Hygea ju ofrojmë ekografinë e gjirit, një ekzaminim imazherik që ndihmon mjekun të vlerësojë strukturën e gjirit dhe të identifikojë ndryshime që kërkojnë vlerësim të mëtejshëm.

🥼 Sepse një kontroll nuk është thjesht një ekzaminim, por një mënyrë për t’i kushtuar vëmendje shëndetit tënd. Këtë tetor, bëje kujdesin për veten pjesë të prioriteteve të tua 🩷

Rezervo kontrollin tënd:
💌 DM
📲 069 55 933 47

🤧 Rrufë, kollë, dhimbje fyti… “Mos vallë më duhet një antibiotik?”Kur nuk ndihemi mirë, duam të shërohemi sa më shpejt, ...
29/09/2026

🤧 Rrufë, kollë, dhimbje fyti… “Mos vallë më duhet një antibiotik?”

Kur nuk ndihemi mirë, duam të shërohemi sa më shpejt, por këto simptoma nuk përkthehen automatikisht në nevojë për antibiotikë.

🥼Sidomos në këtë periudhë virozash, kujto:
1️⃣ Antibiotikët veprojnë ndaj baktereve, jo ndaj viruseve;
2️⃣ Nëse nuk të nevojiten, nuk të ndihmojnë të shërohesh më shpejt;
3️⃣ Përdorimi pa kriter i tyre shkakton efekte anësore dhe rezistencën ndaj antibiotikëve.

💊 Antibiotiku merret vetëm me recetë mjeku. Edhe nëse përdorimi i tyre të ka ndihmuar herën e kaluar, mos e përdor sërish pa u vizituar - simptoma të ngjashme mund të kenë shkaqe të ndryshme.

Kontaktoni:
📧 DM
📲 069 55 933 47

27/09/2026

💊Edhe barnat që i njohim mirë kërkojnë kujdes gjatë përdorimit.
Ja 5 gabime që duhen shmangur 👇

1️⃣ Paracetamoli në disa produkte njëkohësisht. Preparatet për dhimbjen, temperaturën apo ftohjen mund të përmbajnë të njëjtën lëndë aktive. Kontrollo përbërjen që të mos marrësh pa dashje më shumë se doza e rekomanduar.

2️⃣ Antibiotikët për virozat ose ndërprerja e tyre me iniciativën tënde. Ata nuk veprojnë ndaj viruseve. Merri vetëm sipas përshkrimit të mjekut dhe respekto dozën e kohëzgjatjen e përcaktuar.

3️⃣ Përdorimi i zgjatur i sprejve dekongjestivë për hundën. Tejkalimi i kohëzgjatjes së rekomanduar mund ta përkeqësojë bllokimin e hundës.

4️⃣ Ibuprofeni pa kontrolluar ndërveprimet dhe rreziqet. Mund të ndërveprojë me barna të tjera dhe të shkaktojë probleme në stomak apo veshka.

5️⃣ “Mbrojtësit e stomakut” për një kohë të gjatë, pa këshillën e mjekut. Përdorimi afatgjatë mund të jetë i nevojshëm, por duhet të ketë një arsye mjekësore dhe të rishikohet periodikisht.

🥼Ne jemi këtu për t'ju informuar mbi çdo paqartësi tuajën dhe për t'ju dhënë këshillat e nevojshme për përdorimin e çdo medikamenti.

Kontaktoni:
📧 DM
📲 069 55 933 47

🙏🏻 Në rrugën drejt shërimit, ka rëndësi edhe të kesh pranë dikë që të dëgjon, të informon dhe të jep këshilla të besuesh...
25/09/2026

🙏🏻 Në rrugën drejt shërimit, ka rëndësi edhe të kesh pranë dikë që të dëgjon, të informon dhe të jep këshilla të besueshme.

🥼 Këtë bëjnë farmacistët çdo ditë: u qëndrojnë pranë çdo pacienti me dijen, kujdesin dhe përkushtimin e tyre profesional.

Gëzuar Ditën Botërore të Farmacistëve! 💚

18/09/2026

❓️Flokët po ju bien më shumë se zakonisht...

▶️ Stresi, ndryshimet sezonale, faktorët hormonalë, ushqyerja, periudha pas lindjes apo dobësimi i strukturës së flokut mund të ndikojnë në shtimin e rënies së tij.

🥼 Zgjidhni kujdesin që i përshtatet flokëve tuaj!

⚕️Në Farmaci gjeni një përzgjedhje produktesh kundër rënies së flokëve:
✔️shampo
✔️locione
✔️ampula & serume
✔️suplemente

✅️ Këto produkte ndihmojnë në forcimin e flokut, reduktimin e rënies dhe mbështetjen e vitalitetit dhe rritjes normale të tij, në varësi të përbërjes dhe shkakut të rënies pasi jo çdo rënie flokësh ka të njëjtin shkak, dhe jo çdo produkt është i duhuri për ju.

👉🏻 Ejani në Farmaci Hygea dhe këshillohuni me farmacistët tanë për të zgjedhur produktin më të përshtatshëm për nevojat e flokëve tuaj.

Kontaktoni:
📧 DM
📲 069 55 933 47

16/09/2026

Çdo ditë, besimi juaj është motivimi ynë më i madh. ❤️

Faleminderit që na zgjidhni, që na besoni shëndetin dhe mirëqenien tuaj dhe që jeni pjesë e familjes sonë. 🙏

Dhe sepse duam t’ju kemi gjithmonë pranë, edhe kur ju nuk mund të vini tek ne… ne vijmë tek ju! 🛵💙

📦 Farmaci Hygea ofron DELIVERY, në mënyrë që produktet tuaja të preferuara dhe nevojat tuaja farmaceutike t’i merrni në komoditetin e shtëpisë.

📲 Na kontaktoni për porositë tuaja.

Hygea – kujdesi që vjen tek ju. 💙 Hygea Farmaci Laborator Klinike

Address

Elbasan
3000

Opening Hours

Monday 08:00 - 20:00
Tuesday 08:00 - 20:00
Wednesday 08:00 - 20:00
Thursday 08:00 - 20:00
Friday 08:00 - 20:00
Saturday 08:00 - 20:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hygea_pharmalabclinic posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Hygea_pharmalabclinic:

Shortcuts

Share