Studio Logopedike Elbasan

Directions Website

Studio Logopedike Elbasan Studio Logopedike Klodjana Karaj ofron vleresim dhe rehabilitim te crregullimeve te gjuhes dhe komunikimit

Të dashur fëmijë dhe prindër,Me shumë dashuri dhe urimet më të mira, ju uroj një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor...
14/09/2026

Të dashur fëmijë dhe prindër,
Me shumë dashuri dhe urimet më të mira, ju uroj një fillim të mbarë të vitit të ri shkollor! 💛
Qoftë ky vit i mbushur me dije të reja, buzëqeshje, miqësi të bukura dhe hapa të vegjël drejt ëndrrave të mëdha. Çdo ditë në shkollë është një mundësi për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të zbuluar sa shumë mund të arrijmë.
Të dashur prindër, mbështetja, durimi dhe dashuria juaj janë dhuratat më të çmuara që mund t’u ofroni fëmijëve. Besoni tek ata, dëgjojini dhe inkurajojini në çdo hap të rrugëtimit të tyre. 🌱
Si logopede, ju kujtoj se çdo fjalë e re, çdo përpjekje për të komunikuar dhe çdo përparim i vogël është një arritje e madhe. Le t’i ndihmojmë fëmijët të shprehen, të besojnë te vetja dhe të shkëlqejnë në mënyrën e tyre. 🗣️✨
Suksese të gjithë fëmijëve në këtë vit të ri shkollor!
Qoftë një vit plot dije, dashuri, përparim dhe ëndrra të realizuara! ❤️
Me shumë përzemërsi,
Logopede Klodjana Karaj 🌷

Një sezon i ri pune nis me shumë përkushtim, dashuri dhe dëshirë për të qenë pranë çdo fëmije në rrugëtimin e tij të zhv...
26/08/2026

Një sezon i ri pune nis me shumë përkushtim, dashuri dhe dëshirë për të qenë pranë çdo fëmije në rrugëtimin e tij të zhvillimit. 💗
Nëse keni vënë re vështirësi në të folur, shqiptim, komunikim, të kuptuar, të shprehur apo në zhvillimin e gjuhës, mos prisni, një konsultë dhe vlerësim i hershëm na ndihmon të kuptojmë më mirë nevojat e fëmijës dhe të ndërtojmë terapinë e përshtatshme për të.
Fillojmë konsultat dhe terapitë logopedike, me durim, dashuri dhe hapa të vegjël drejt rezultateve të mëdha. 🌱
📞 Rezervoni konsultën tuaj në: 0698688486

Logopede Klodjana Karaj
Çdo fjalë është një hap më afër botës së fëmijës suaj. 💕

“Autizmi nuk është një kufizim, është një mënyrë tjetër për të përjetuar jetën.” 🧩💙🦋
01/04/2026

“Autizmi nuk është një kufizim, është një mënyrë tjetër për të përjetuar jetën.”
🧩💙🦋

Ndjekja e hershme e vështirësive që fëmija mund të ketë në zhvillim është një mundësi për ta ndihmuar fëmijën të rritet ...
25/02/2026

Ndjekja e hershme e vështirësive që fëmija mund të ketë në zhvillim është një mundësi për ta ndihmuar fëmijën të rritet më i sigurt, më i qetë dhe më i aftë. Sa më herët të ndërhyjmë, aq më shumë hapim dyer për të ardhmen e tij. Mbështetja e duhur në kohën e duhur mund të bëjë një ndryshim të jashtëzakonshëm.
Le të zgjedhim të veprojmë herët, të informohemi dhe të zgjedhim të jemi pranë tyre në çdo hap.
Gjatë të gjithë muajit mars do të zhvillojmë konsulta logopedike falas për cdo fëmije.
Për cdo informacion mund të telefononi në numrin e dhënë për të rezervuar takimin tuaj!

“Logopedisti nuk formon vetëm fjalë, por ndërton ura komunikimi, me durim, përkushtim dhe zemër të madhe.”
17/02/2026

“Logopedisti nuk formon vetëm fjalë, por ndërton ura komunikimi, me durim, përkushtim dhe zemër të madhe.”

Faleminderit 2025!Nje vit me shumë përpjekje, sfida, raste të reja dhe arritje të suksesshme.Një vit ku kam punuar fort ...
30/12/2025

Faleminderit 2025!
Nje vit me shumë përpjekje, sfida, raste të reja dhe arritje të suksesshme.
Një vit ku kam punuar fort që të transmetoj tek çdo fëmijë sukses qoftë edhe me arritje të vogla dhe në sytë e prindërve të përcjell gëzim, durim dhe forcë për të ecur përpara.
Faleminderit që jemi bashkë, për cdo bashkëpunim dhe çdo arritje.
Mirëpresim 2026 një vit më synime të qarta dhe ëndrra të mëdha. Një vit ku të ndihmojmë sa më shumë, të punojmë sa më fort dhe të falim dashuri. Të jetë ky vit plot suksese, arritje dhe sfida të reja.

Në këto ditë festash, kur gjithçka mbushet me magji, dua që të ndiheni krenarë për çdo gjë që keni arritur këtë vit. Edh...
03/12/2025

Në këto ditë festash, kur gjithçka mbushet me magji, dua që të ndiheni krenarë për çdo gjë që keni arritur këtë vit. Edhe gjërat që të tjerëve u duken të vogla, për ju janë fitore të mëdha dhe duhet të festohen.
Brenda jush ka kaq shumë talent, kaq shumë ide dhe kaq shumë zemër.
Bota ka nevojë për ju për buzëqeshjen tuaj, për mendimet tuaja ndryshe, për shpirtin tuaj të fortë ❤️

Address

Elbasan

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Studio Logopedike Elbasan posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share