05/10/2024
Në Qëndren Shëndetësore Patos janë siguruar dozat e para të vaksinave ndaj gripit sezonal.
Në zbatim të ’’Udhëzimit për përgatitje të procesit të vaksinimit ndaj gripit’’ ISHP, Nr 1071, Datë 21.09.2020,në cdo ekip të mjekësisë familjare ne QSH Patos do të fillojë vaksinimi ditën e hënë per personat që janë pjesë e listës së personave prioritarë të grupeve të riskut të radhitur si me poshte:
1.Punonjësit shëndetësorë
2.Të sëmurët me sëmundje kardiovaskulare,diabet,sëmundje pulmonare,dhe sëmundje të tjera kronike të mëlcisë ose veshkave, të sëmurët me tumor/kancer.
3.Obezët
4.Persona me imunitet të kompromentuar
5.Gratë shtatzëna
6.Të moshuar mbi 65 vjec
7.Mësues/Edukatorë
8.Policët dhe forcat e rendit
9.Fëmijet 2-5 vjec
➡️ Në zbatim të listës prioritare:
👩⚕️🧑⚕️Mjeku dhe Infermieri i familjes do të planifikoj ditën dhe orarin kur personat duhet të paraqiten në ambjentet e QSH-së🏨 ose banesë🏡 për personat më pa aftësi fizike për tu paraqitur në QSH.
🧑⚕️Infermieri i familjes do të aplikoj vaksinen💉 pas viztës mjekësore nga mjeku I familjes.
❗️KUJTESE❗️
Janë të lutur të gjithë të interesuarit për planifikimin e vaksinës ndaj gripit sezonal të telefonojnë ☎️ në numrin 034620600 për të komunikuar me Mjekun dhe Infermierin e familjes🧑⚕️👨⚕️