Droshksh Shkoder

Directions Contact the business

Droshksh Shkoder Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Droshksh Shkoder, Health & Wellness Website, Rruga Bujar Bishanaku, Shkodër.

27/10/2026
Bashkëpunim dhe angazhim për një kujdes shëndetësor më cilësor.                      Në cilësinë e drejtorit të ri të OS...
26/10/2026

Bashkëpunim dhe angazhim për një kujdes shëndetësor më cilësor.
Në cilësinë e drejtorit të ri të OSHKSH-së, Rajoni Veriut, zhvillova një takim prezantues me drejtorët e Njësive Vendore të Kujdesit Shëndetësor në të gjithë rajonin, që përfshin bashkitë Malësi e Madhe, Vau i Dejës, Pukë, Fushë-Arrëz, Lezhë, Mirditë, Kukës, Has dhe Tropojë. Përtej prezantimit dhe njohjes me drejtuesit e njësive vendore, takimi shërbeu si një mundësi për të diskutuar mbi detyrat dhe përgjegjësitë institucionale, nevojat e profesionistëve të shëndetit, si dhe ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e organizimit dhe ofrimit të shërbimeve shëndetësore. Prioriteti ynë i përbashkët është forcimi i bashkëpunimit, mbështetja e profesionistëve të shëndetit dhe përmirësimi i vazhdueshëm i cilësisë së shërbimeve, me fokus te qytetari dhe lehtësimi i barrës për pacientët. Besoj se komunikimi i hapur, koordinimi dhe angazhimi i përbashkët janë çelësi për të identifikuar problematikat, për të gjetur zgjidhje konkrete dhe për të ndërtuar një shërbim shëndetësor më efikas, më të aksesueshëm dhe më pranë nevojave të qytetarëve.

22/10/2026
21/10/2026

🩷 EJA, MERRE ZEMRËN ROZË! 🩷
“Kontrolli është dashuri për veten.”

Në kuadër të Tetorit Rozë dhe Ditës Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit, Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër, ne bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe mbështetje të Shkollës Profesionale “Hamdi Bushati”, dhe organizaten YWCA Albania organizoi aktivitetin ndërgjegjësues “Eja, merre zemrën rozë”. 🎀

Aktiviteti nisi me një panel diskutimi me mjeke onkologe, ku u theksua rëndësia e depistimit dhe diagnostikimit të hershëm, kontrolleve periodike dhe kujdesit për shëndetin e gruas.

Më pas, mesazhi i shëndetit mori një formë të veçantë përmes 100 zemrave rozë, të realizuara me përkushtim nga nxënëset dhe mësuesja e profilit të rrobaqepësisë së Shkollës Profesionale “Hamdi Bushati”. Çdo zemër u kthye në një simbol dashurie, kujdesi dhe ndërgjegjësimi, për t’u përcjellë grave një mesazh që meriton të kujtohet çdo ditë.

🩷 Sepse pas çdo zemre qëndron një mesazh.
🎀 Pas çdo mesazhi, një mundësi për të ndërgjegjësuar.
🌸 Dhe pas çdo kontrolli në kohë, një hap i rëndësishëm drejt kujdesit për jetën.

Mirënjohje për të gjithë profesionistët, institucionet bashkëpunuese, mësuesen dhe nxënëset që u bënë pjesë e kësaj nisme me përkushtim dhe dashuri.

Eja, merre zemrën tënde rozë! Kujdesu për veten dhe kujtoja edhe një gruaje tjetër se shëndeti i saj ka rëndësi. 🩷

💗🎀 Eja, merre zemrën rozë – Një gjest i vogël, një mesazh i madh!Në kuadër të Tetorit Rozë dhe Ditës Kombëtare të Depist...
20/10/2026

💗🎀 Eja, merre zemrën rozë – Një gjest i vogël, një mesazh i madh!

Në kuadër të Tetorit Rozë dhe Ditës Kombëtare të Depistimit të Kancerit të Gjirit, Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Drejtoria Rajonale Shkodër, në bashkëpunim me Shkollën Profesionale “Hamdi Bushati”, Bashkinë Shkodër dhe YWCA Albania, ju fton të bëheni pjesë e një aktiviteti sensibilizues kushtuar shëndetit të gruas. 🌸

❤️ 100 zemra rozë, të qepura me dashuri dhe përkushtim nga nxënëset e Shkollës Profesionale “Hamdi Bushati”, do të shpërndahen si simbol i dashurisë, solidaritetit dhe kujdesit për jetën.

🎗️ Aktiviteti do të shoqërohet me një panel diskutimi me mjekë onkologë, të cilët do të ndajnë mesazhe të rëndësishme mbi parandalimin, depistimin e hershëm dhe rëndësinë e kryerjes në kohë të mamografisë.

📅 21 tetor 2026
🕘 Ora 09:00
📍 Gjuhadol, Shkodër

Le ta kthejmë këtë takim në një mesazh të përbashkët ndërgjegjësimi, sepse kujdesi për veten është dashuri për jetën dhe kontrolli i hershëm mund të shpëtojë jetë! 💗

Eja, merre zemrën rozë! Sepse çdo zemër ka rëndësi! 🎀

Ndërgjegjësim KujdesuPërVeten

16/10/2026

🎀 LUAJ PËR JETËN –
Tetori Rozë në Adriatic Tennis Park

Një pasdite e mbushur me energji, emocione, solidaritet dhe mesazhe që frymëzojnë për jetën!

Drejtoria Rajonale e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor Shkodër në bashkëpunim me Adriatic Tennis Park, u bë pjesë e një mesazhi të rëndësishëm: kujdesi për shëndetin dhe diagnostikimi i hershëm mund të shpëtojnë jetë.

Në kuadër të Tetorit Rozë, së bashku me bashkëpunëtorët tanë, mjekë dhe dashamirës të sportit, u bëmë bashkë për të përcjellë rëndësinë e kontrolleve të rregullta të gjirit, për të ndarë informacione të vlefshme dhe për të kujtuar se kujdesi për veten është një akt dashurie për jetën.

Përmes bashkëbisedimit, lojës së padelit dhe momenteve të bukura të solidaritetit, dëshmuam se ndërgjegjësimi mund të marrë shumë forma, por mesazhi mbetet i njëjtë: mos e shty kujdesin për veten, kontrollohu në kohë dhe frymëzo edhe gratë që ke pranë të bëjnë të njëjtën gjë.

Falënderojmë të gjithë ata që u bënë pjesë e kësaj nisme, duke kontribuar për një kauzë që na bashkon të gjithëve.

Sepse çdo mesazh i përcjellë, çdo grua e informuar dhe çdo kontroll i kryer në kohë mund të bëjë diferencën.

💗 Luaj për jetën.
💗 Kujdesu për veten.
💗 Frymëzo të tjerët.

Tetori Rozë na kujton se parandalimi fillon me ndërgjegjësimin, ndërsa shpresa rritet kur jemi bashkë!

13/10/2026

🎀 Tetori Rozë – Ndërgjegjësim, kujdes dhe dashuri për jetën! 🌸

Në kuadër të Muajit të Sensibilizimit kundër Kancerit të Gjirit, DROSHKSH Shkodër, në bashkëpunim me shkollën “Azem Hajdari”, drejtoreshën dhe punonjësen sociale të shkollës, organizuan sot një takim ndërgjegjësues me mësueset e shkollës.

Gjatë këtij takimi u diskutua mbi rëndësinë e depistimit të hershëm, kujdesit për shëndetin e gjirit dhe kryerjes së mamografisë, si një hap i rëndësishëm në zbulimin e hershëm të sëmundjes dhe rritjen e mundësive për trajtim të suksesshëm.

Pjesëmarrëseve iu shpërndanë fletëpalosje informuese me ilustrime mbi vetëkontrollin e gjirit, si dhe një kartolinë simbolike me një mesazh të veçantë: “Fto një mike, një motër, një grua të dashur të bëjë mamografinë!” 💗

Një moment veçanërisht i bukur dhe emocionues ishte përfshirja e Qeverisë së Nxënësve, të cilët iu bashkuan aktivitetit duke dhuruar nga një karafil rozë për mësueset dhe të pranishmit, si simbol i dashurisë, mirënjohjes dhe solidaritetit.

🌷 Sepse kujdesi për shëndetin fillon me ndërgjegjësimin, vazhdon me veprime konkrete dhe bëhet edhe më i fuqishëm kur mesazhi përcillet nga njëra grua te tjetra.

Një mike që të kujton të kujdesesh për veten, është një mike që të do! 🎀

KujdesuPërVeten

28/07/2026

Dita Botëore e Hepatiteve.

Mëlçia punon në heshtje për ty çdo ditë. Edhe hepatitet virale shpesh veprojnë në heshtje.

Mos prit simptomat për të vepruar. Informohu, kryej testimin kur është e nevojshme dhe vaksinohu kundër hepatitit B.

💛 Zbulimi i hershëm shpëton jetë.

Testohu Vaksinohu Parandalimi ShëndetiPublik

22/07/2026

🧠 Dita Botërore e Trurit

Truri është qendra e kontrollit të organizmit dhe luan një rol thelbësor në çdo funksion të jetës sonë – nga të menduarit, kujtesa dhe të nxënit, te lëvizja, emocionet dhe komunikimi.

Shëndeti i trurit ndërtohet përmes zgjedhjeve të shëndetshme të përditshme: ushqimit të balancuar, aktivitetit fizik, gjumit cilësor, kontrollit të faktorëve të rrezikut dhe kujdesit për shëndetin mendor.

Në këtë Ditë Botërore të Trurit, le të rrisim ndërgjegjësimin për rëndësinë e parandalimit dhe kujdesit ndaj shëndetit të trurit në çdo moshë.

Një tru i shëndetshëm është themeli i një jete të shëndetshme. 💙

Parandalimi Neurologjia

15/07/2026

🔁 Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Operatori i Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor

🩺🏠 Ekipet mjekësore në të gjithë Shqipërinë vijojnë ofrimin e shërbimit në banesë, duke garantuar kujdes dhe mbështetje shëndetësore për qytetarët, veçanërisht gjatë periudhave me temperatura të larta ☀️, kur rritet nevoja për monitorim të grupeve të riskut.

📍 Vetëm në qytetin e Shkodrës, rreth 1.000 pacientë kanë përfituar shërbim shëndetësor në banesë gjatë periudhës janar–qershor 2026. 🏥🤝

Address

Rruga Bujar Bishanaku
Shkodër
4001

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Droshksh Shkoder posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Droshksh Shkoder:

Shortcuts

Share