Faceyogaenergy

Directions Website Contact the business

Faceyogaenergy My programs are 1 :1 & groups online and in the studio. Text me! The Face Yoga Method is not just yoga for your face but also for your mind and body.

I help busy women in midlife who don’t like the signs of aging they see in the mirror use a smart face yoga routine, so they can feel beautiful and look younger in just 10 minutes a day. I passionately offer to women over 40 years old, a natural and practical way of get their own face in shape in whatever age you are and looking and feeling youthful, glowing, happy and healthy by practicing Face Yoga Method . This gives almost fast results to lift, firm, smooth and relax the face, by lifting up the spirit and improve your overall well-being. By only practicing 10 minutes per day, you will feel the better version of yourself and gain more confidence. With no equipment needed, no appointments necessary, and only a minor time commitment (10 minutes a day, six days a week), face yoga is an accessible anti-aging solution for people who loves a natural and healthy lifestyle. It can be done everywhere and every time: at work, at home, or in the car, whenever you have a spare few minutes. It is an easy and simple plan to take 40+ women, from being unconformable in their appearance and hiding behind lots of make ups, to building healthy habits for long term sustainable youthful & glowing face and moreover being active within their professional, social and familiar circles. It will become a relaxing part of your mornings & evenings routines, boosting more energy and finding the happiness you have been searching for.

U nisëm vetëm, u kthyem mikesha: 10 gra shqiptare zbulojnë mirëqenien pas të 45-ave në Baden-BadenFace Yoga, ujëra terma...
14/10/2026

U nisëm vetëm, u kthyem mikesha: 10 gra shqiptare zbulojnë mirëqenien pas të 45-ave në Baden-Baden

Face Yoga, ujëra termale, meditim, art dhe miqësi të reja. Një udhëtim që na kujtoi se kujdesi për veten nuk është luks, por një kënaqësi që ia vlen t'ia dhurojmë vetes.

Nga Laura Xhaxhiu | Laura_faceyoga

Sa shumë kohë, përkushtim dhe mbështetje u japim të tjerëve. Familjes. Punës. Njerëzve që duam. Dhe sa lehtë e shtyjmë kohën për veten për «një moment tjetër».

Këtë herë, dhjetë gra vendosën të mos e shtynin më.

U takuam në aeroportin e Rinasit, shumica për herë të parë. Na prisnin tri ditë në Baden-Baden, qytetin elegant gjerman të ujërave termale. Ishim gra mbi 45 vjeç, me profesione e histori të ndryshme, por me një dëshirë të përbashkët: t'i dhuronim vetes pak qetësi, kënaqësi dhe lirinë për të shijuar jetën pa u ndier në faj.

Nga Face Yoga te Wellness on Tour

Si trajnere e Face Yoga, kam kuptuar se kujdesi për fytyrën është shumë më tepër sesa një ritual bukurie. Është edhe një moment për të ndalur, për t'u çlodhur dhe për t'i kushtuar vëmendje vetes. Me kohën, lindi dëshira që këtë ndjesi ta përjetoja së bashku me gratë edhe përtej praktikës: në udhëtime, mes natyrës, artit, relaksit dhe miqësive të reja. Kështu lindi Wellness on Tour by Laura_faceyoga. Dhe Baden-Badeni ishte vendi ku kjo ide mori forme.

Kur kujdesi për veten bëhet kënaqësi

Mëngjeset tona nisnin me Face Yoga. Përpara se të dilnim për të zbuluar qytetin, i dhuronim vetes disa minuta masazhi, frymëmarrjeje dhe qetësie. Donim të shkundnim lodhjen dhe ta nisnim ditën me energji të mirë.

Më pas na priste Baden-Badeni aristokratik, me ndërtesat elegante, kafenetë, restorantet dhe vitrinat që të grishnin të hyje brenda. Dalëngadalë, grupi po gjente ritmin e vet. Ajo energji e bukur që përcillej nga njëra grua te tjetra ishte, për mua, një tjetër formë mirëqenieje.

Në Caracalla kaluam katër orë mes pishinave termale, hamamit dhe xhakuzit. Gurgullima e ujit, muzika në sfond dhe fytyrat tona të çlodhura më kujtuan diçka të thjeshtë: kujdesi për veten nuk ka pse të jetë gjithmonë përpjekje për një rezultat. Ndonjëherë është thjesht kënaqësi.

Friedrichsbad na dhuroi një përvojë tjetër. Në këtë kompleks historik, të njohur për ritualin romano-irlandez me 17 stacione, gjithçka na ftonte të ngadalësonim.

Më ka mbetur në kujtesë fundi i ritualit: të mbështjella me batanije të ngrohta, duke dëgjuar muzikë klasike, pa pasur nevojë të organizonim asgjë. Dhe, mbi të gjitha, pa na vrarë ndërgjegjja se nuk po bënim asgjë!

Për gra të mësuara të kujdesen për gjithçka e për të gjithë, edhe kjo heshtje ishte një dhuratë.

Nga qetësia e meditimit te eleganca e mbrëmjeve

Në Lichtentaler Allee dhe mes peizazheve të Pyllit të Zi, meditimi na ftoi të ndienim barin nën këmbë, të dëgjonim gjethet dhe të përjetonim çastin.

Pas kthimit, Lida më tregoi sa shumë e kishte prekur kjo përvojë. Të nesërmen, në vend që të shkonte në zyrë, kishte takuar dy mike për t'u rrëfyer udhëtimin tonë. Pastaj më shkroi: «Laura, duhet ta zgjerosh grupin!»

Edhe Moza, Ela dhe Vjollca më treguan se meditimi u kishte shkuar «drejt e në shpirt». Por kishin shijuar po aq edhe atmosferën e Kazinosë!

Dhe kjo më pëlqeu. Sepse mirëqenia mund të jetë qetësia e meditimit në mëngjes dhe emocioni i një mbrëmjeje elegante disa orë më vonë.

«Si do të vishemi sonte?» Kjo pyetje mbartte një gëzim aq femëror! Këshillat për veshjet, fotografitë, buzëqeshjet përpara pasqyrës…

Një mbrëmje na çoi në Kazinonë historike të Kurhaus-it, mes sallave madhështore, shandanëve dhe atmosferës së epokës Belle Époque. Mbrëmje të tjera i kaluam në restorante, mes bisedave dhe të qeshurave.

Zbuluam edhe anën kulturore të qytetit: historinë e tij, Muzeun Frieder Burda dhe një shfaqje teatrale në natyrë, ku disa prej nesh u bënë spontanisht pjesë e lojës.

Secila shihte diçka ndryshe në art, në qytet, në njerëz. Dhe përmes këtyre këndvështrimeve po njihnim më mirë njëra-tjetrën.

«Laura, kur do të udhëtojmë sërish?»

Në avion, teksa ktheheshim në Tiranë, Klodi më tha diçka që më preku shumë. Më tregoi se gjatë gjithë udhëtimit kishte ndier qetësinë, pozitivitetin dhe kujdesin tim. Madje shtoi se do të vinte sërish me mua, kudo në Europë.

U ndjeva mirë dhe, pse jo, edhe pak e mikluar.

Fjalët e saj ishin shpërblimi për ditët e punës, kërkimit, përzgjedhjes së vendeve dhe ndërtimit të itinerarit. Por sidomos për atmosferën që kisha dëshiruar të krijonim së bashku.

Dhe kur, në Rinas, Ale më pyeti: «Laura, kur do të udhëtojmë sërish?», e kuptova se po ndaheshim me dëshirën për t'u ritakuar.

U ktheva nga Baden-Badeni me një bagazh kujtimesh të bukura, miqësi të reja dhe bindjen se kishim përjetuar një dimension tjetër të mirëqenies.

Për mua, kjo është lidhja magjike mes Laura_faceyoga dhe Wellness on Tour. Kujdesi për veten nuk është vetëm kujdes për fytyrën apo pamjen e jashtme. Është edhe liria për të eksploruar, për të qenë kurioze, për të krijuar miqësi dhe për t'u ndier e bukur, e lumtur dhe e plotësuar brenda vetes.

Këtë e pashë te gratë e këtij udhëtimi.

Dhe u ndjeva e përmbushur.

---

Rreth autores

Laura Xhaxhiu është trajnere e Face Yoga, krijuese e Laura_faceyoga dhe ideatore e Wellness on Tour, një koncept përvojash mirëqenieje për gra mbi 45 vjeç, që ndërthur Face Yoga, natyrën, kulturën, relaksin dhe miqësinë.

12/10/2026

500 € për një krem fytyre… por a mund të blejmë lifting në një kavanoz? 🤔

Në Vizion Plus thashë diçka që mund t'ju surprizojë!

✨ Kremrat kanë rolin e tyre. Por pas të 45-ave, kujdesi për fytyrën nuk mbaron te kremi.

Unë besoj te një qasje më e plotë:
Face Yoga ✅️nxit e qarkullimit te gjakut ne fytyre, duke ushqyer lekuren me lendet ushqyese qe i duhen, ✅️nxit prodhimin e collagenit & elastines, ✅️mban muskulaturen faciale ne tonus.

💗 Po ti, sa do të shpenzoje për një krem fytyre?

11/10/2026

Maska qe perdorin aktoret e Bollyvood ✨ pas të 40-ave. 💛

Më ndiqni për më shumë receta maskash dhe rituale kujdesi për lëkurën 40+.

Dërgojani shoqes suaj të ngushtë — këtë fundjavë mund t’ia kushtoni vetes së bashku. 🤍

# #

PS: Bëni gjithmonë një provë paraprake në një zonë të vogël. Shmangni vajin e kokosit nëse lëkura juaj ka prirje për akne dhe shpëlajeni menjëherë nëse ndieni irritim.

10/10/2026

Frika nga plakja - nje bisede miqesore kete re shtune me moderatoren e kendeshme plot energji pozitive Alma Çelaj ne ne Vizion Plus

07/10/2026

60 sekonda çdo ditë mjaftojnë për të filluar ndryshimin.
💬 Provoje sot dhe më shkruaj: si u ndjeve?
🤍 Për më shumë ushtrime + rutina të sakta, bëhu pjesë e Face Yoga Club

facefitness selfcare

07/10/2026

Ndoshta fytyra jote nuk është e lodhur nga mosha… por nga tensioni që mban çdo ditë.

Me teknikat e duhura të Face Yoga-s mund të:

✨ çlirosh tensionin e grumbulluar
✨ mbështesësh qarkullimin në fytyrë
✨ krijosh një pamje më të freskët, të çlodhur dhe të tonifikuar

Face Yoga nuk është vetëm estetikë. Është një ritual i përditshëm për të relaksuar fytyrën, frymëmarrjen dhe gjithë veten.

Sepse bukuria nuk lind nga presioni për t’u dukur më e re.
Ajo shfaqet kur fytyra çlirohet nga stresi që mbart. 💗

👉 Më ndiq për teknika të thjeshta Face Yoga për gratë 40+, që mund t’i praktikosh çdo ditë nga shtëpia.

wellaging kujdesiperveten

01/10/2026

Për ty që je 40+, dëshiron një fytyrë më të freskët e të tonifikuar dhe kërkon një rutinë të thjeshtë që ta ndjekësh nga shtëpia.

Edhe nëse s’ke bërë kurrë Face Yoga. Edhe nëse nuk mund të lidhesh live. Rreth 9 minuta në ditë, në orarin tënd — unë të udhëzoj me video.

Këtë tetor, vëmendje të veçantë i kushtojmë qafës dhe posturës.

Sot mbyllen regjistrimet! Shkruaj “TETOR” në mesazh dhe regjistrohu në Smart Face Yoga Club.💛

Address

Tish Daija Street
Tirana
1060

Opening Hours

Monday 09:00 - 17:00
Tuesday 09:00 - 17:00
Wednesday 09:00 - 17:00
Thursday 09:00 - 17:00
Friday 09:00 - 17:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Faceyogaenergy posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Faceyogaenergy:

Shortcuts

Share