04/09/2026
Trajtimet estetike e hollojnë lëkurën? ✨
Përgjigjja e shkurtër: jo, jo domosdoshmërisht.
Kur zgjidhen siç duhet dhe realizohen nga profesionistë të kualifikuar, shumë trajtime estetike synojnë pikërisht të përmirësojnë cilësinë e lëkurës, jo ta dobësojnë atë.
Trajtimi anti-rrudhë vepron te muskuli dhe mimika, jo duke “gërryer” lëkurën.
Filler-i me acid hialuronik përdoret për të rikthyer volum, mbështetje dhe harmoni, jo për të holluar indet.
Ndërsa trajtime si microneedling, radiofrekuenca me mikroage dhe disa lazerë fraksionalë mund të stimulojnë proceset natyrale të rigjenerimit dhe prodhimin e kolagjenit.
Problemi lind kur trajtimet:
* bëhen shumë shpesh
* përdoren parametra tepër agresivë
* nuk përshtaten me llojin e lëkurës
* realizohen nga persona të pakualifikuar
* përdoren produkte të papërshtatshme ose të paautorizuara
Pra, çelësi nuk është “sa shumë trajtime”, por sa të sakta, të personalizuara dhe të nevojshme janë ato.
Në Ledismile Estetike, çdo protokoll përshtatet sipas anatomisë, cilësisë së lëkurës dhe nevojave reale të pacientit.
Qëllimi?
Lëkurë më e shëndetshme, më e hidratuar, më e fortë dhe më e freskët. 🤍
Less is more.