28/10/2026
Inseminimi intrauterin (IUI) është një metodë e riprodhimit të asistuar, gjatë së cilës spermatozoidet përzgjidhen dhe përgatiten në laborator, për t’u vendosur më pas drejtpërdrejt në kavitetin uterin. Gjatë marrëdhënieve seksuale, vetëm një pjesë e vogël e spermatozoideve arrijnë të përshkojnë qafën e mitrës, mitrën dhe të shkojnë drejt tubave uterine.
IUI e shkurton këtë rrugëtim!
Përmes vendosjes së spermatozoideve të përzgjedhura dhe të përgatitura në laborator drejtpërdrejt në kavitetin uterin, pranë tubave uterine, rritet numri i spermatozoideve që mund të vazhdojnë rrugëtimin drejt ovocitit.
Kjo procedurë mund të rekomandohet në raste të caktuara, si çrregullimet e ovulacionit, problemet e lehta të spermogramës dhe infertiliteti i pashpjeguar, pas vlerësimit të specializuar të çiftit nga mjeku obstetër-gjinekolog dhe embriolog.
Në Egian by Intermedica, trajtimi mbështetet në ekspertizën e Dr. Genc Kabilit, me mbi 25 vite përvojë në Obstetrikë-Gjinekologji dhe trajtimin e infertilitetit.
Monitorimi i ovulacionit realizohet me GE Voluson E10™ (2026), një sistem ekografik i avancuar që mundëson vlerësim të detajuar të vezoreve dhe zhvillimit folikular. Përgatitja e spermës realizohet përmes teknikave laboratorike si gradienti i densitetit dhe swim-up, si dhe me pajisje të specializuara për selektimin e spermatozoideve, si ZyMot®. Për procedurën e inseminimit përdoren kateterë të posaçëm, të projektuar për të minimizuar diskomfortin e pacientes.
Në Egian by Intermedica, ekspertiza mjekësore dhe teknologjia e standardeve ndërkombëtare bashkohen për t’i ofruar çdo çifti një plan trajtimi të përshtatur sipas nevojave të tij.
Ju mirëpresim!
📱+355 68 266 4733
📞 042 269 294
🌐 www.egian.al
📍Condor Center, Rruga e Kavajes (ish-parku i autobusave), Tirana
🗓️ E hënë - E premte 07:00 - 20:30;
E shtunë 07:00 - 18:00;
E diel pushim