Laboratori Intermedica

Call Directions Website

Laboratori Intermedica Laborator Intermedica, krijuar në qershor të vitit 1996, është një ndër laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke qenë i pari në llojin e tij.

Laborator Intermedica, krijuar në qershor të vitit 1996, është një ndër laboratorët më të mëdhenj në Shqipëri, duke qenë i pari në llojin e tij i cili i është nënshtruar kushteve të akreditimit nga Qendra Kombëtare e Cilësisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore në Shqipëri. Ne kemi një partneritet strategjik me një numër laboratorësh prestigjozë jashtë vendit si Mayo Clinic dhe Ariosa Diagnostics në SHBA, In Vitro Lab, Bio Atriki dhe InterGenetics në Greqi si dhe një sërë bashkëpunimesh me laboratorët brenda vendit. Në Laboratorin Intermedica janë të instaluara aparatura dhe autoanalizatorë të kompanive Roche dhe Sysmex, që janë më të njohurat në fushën e ekzaminimeve laboratorike in-vitro dhe që përdorin teknologjinë më të fundit. Me moton “Modern diagnostics for optimal therapy decisions”, ne mbetemi simbol i inovacionit dhe implementimit të analizave më të fundit, duke qënë edhe laboratori i parë që mundëson diagnostikimin molekular të alergjisë nëpërmjet punimit të testeve specifike të alergologjisë molekulare.

22/10/2026

Një rikujtesë e vogël, për diçka kaq të çmuar sa jeta.

Mes gjithë përditshmërisë, angazhimeve dhe kujdesit për të tjerët, mos harroni t’i kushtoni kohë edhe vetes.
Tetori Rozë na kujton se dashuria për veten shprehet edhe përmes kujdesit për shëndetin.

Sepse ju jeni të rëndësishme. Sot, nesër, gjithmonë.

19/10/2026

🌍 Aty ku mjekësia, sporti dhe teknologjia bashkohen për të formësuar të ardhmen e shëndetësisë!

Intermedica ishte pjesë e MedSportTech International Congress 2026, i zhvilluar më 13–15 tetor, një event ndërkombëtar që bashkoi profesionistë dhe ekspertë për të diskutuar zhvillimet më të fundit në mjekësi, sport dhe teknologji.

Pjesëmarrja në këtë kongres përfaqëson një mundësi të vlefshme për shkëmbimin e njohurive, njohjen me inovacionet dhe zhvillimet shkencore, si dhe forcimin e vizionit tonë për një shërbim shëndetësor gjithnjë e më bashkëkohor.

🔬 Në Intermedica, besojmë se e ardhmja e shëndetësisë ndërtohet përmes dijes, inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional.

16/10/2026

Fryrje, djegie stomaku, shqetësime të vazhdueshme pas ushqimit?
Mund të jetë një infeksion i shkaktuar nga bakteri Helicobacter Pylori, një bakter që lidhet me gastritin, ulcerat dhe probleme të tjera gastrointestinale.

Urea Breath Test përbën një nga metodat më të sakta të analizimit për identifikimin e Helicobacter Pylori.

Në Intermedica, testimi realizohet në mënyrë të thjeshtë, jo-invazive dhe të sigurt duke siguruar rezultat në një kohë të shkurtër.

📞Për informacion ju lutemi të kontaktoni në:
042 200 600
[email protected]

Për të gjithë gjen kohë. Po për shëndetin tënd?Mes punës, familjes dhe angazhimeve, kontrolli yt mbetet shpesh “për më v...
13/10/2026

Për të gjithë gjen kohë. Po për shëndetin tënd?
Mes punës, familjes dhe angazhimeve, kontrolli yt mbetet shpesh “për më vonë”. Bëje këtë herë pjesë të planeve të tua.

Kontrolli për Femra 40+ në Intermedica përfshin analiza laboratorike dhe PAP-test, për t’i kushtuar vëmendje shëndetit tënd me orientimin e mjekut.

E përfitoni në vlerën 8.900 lekë, nga 12.900 lekë.

Rezervo kontrollin tënd. Kujdesi për veten meriton një vend në kalendar.

Shëndeti i kockave në vetvete është një tregues i rëndësishëm për mirëqenien afatgjatë.Me kalimin e viteve, humbja e den...
09/10/2026

Shëndeti i kockave në vetvete është një tregues i rëndësishëm për mirëqenien afatgjatë.
Me kalimin e viteve, humbja e densitetit kockor mund të ndodhë gradualisht dhe pa shenja të dukshme. Dy elementë thelbësorë ndihmojnë në vlerësimin e shëndetit të kockave: Densitometria Kockore (DEXA) dhe analizimi i Vitaminës D.

Intermedica tashmë ofron dy paketa që kombinojnë këto dy elementë të rëndësishëm, për një diagnostikim të plotë dhe të besueshëm të shëndetit tuaj kockor.
Paketa 1: DEXA (Kolonë + Koksofemoral) + 25OH - Vitamina D.
Paketa 2: DEXA (Total Body) + 25OH - Vitamina D.

📞Për informacion ju lutemi të kontaktoni në:
042 200 600
[email protected]

Po sikur ADN-ja jote të të tregonte më shumë për rrezikun e kancerit të gjirit?Disa përgjigje të rëndësishme për shëndet...
08/10/2026

Po sikur ADN-ja jote të të tregonte më shumë për rrezikun e kancerit të gjirit?
Disa përgjigje të rëndësishme për shëndetin mund të gjenden te gjenet tona.

🧬 BRCA1 dhe BRCA2 janë gjene që luajnë një rol të rëndësishëm në riparimin e ADN-së. Ndryshimet e caktuara në këto gjene mund të lidhen me një rrezik të shtuar për zhvillimin e kancerit të gjirit dhe të vezoreve.

Përmes testimit gjenetik me metodën NGS, mund të identifikohen variante gjenetike që ndihmojnë në vlerësimin e predispozitës së trashëguar dhe planifikimin e kujdesit mjekësor.

💗 Të njohësh rrezikun nuk do të thotë të parashikosh të ardhmen, por të kesh më shumë informacion për t'u kujdesur për të.

📌 Nga 75.000 Lekë në 59.000 Lekë
📅 Oferta e vlefshme gjatë Tetorit dhe Nëntorit 2026, në të gjitha filialet Intermedica.

Intermedica ishte pjesë e një mbrëmjeje dedikuar kujdesit për veten dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku eksper...
05/10/2026

Intermedica ishte pjesë e një mbrëmjeje dedikuar kujdesit për veten dhe ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, ku ekspertë, këshillues dhe të ftuar u bashkuan për të folur hapur, për të ndarë njohuri dhe për t’u dhënë hapësirë pyetjeve që meritojnë përgjigje.

Ishte një mundësi për të rikujtuar rëndësinë e informimit të saktë, kontrolleve dhe mbështetjes që mund t’i japim njëra-tjetrës. Sepse kujdesi nis edhe nga një bisedë e sinqertë, nga dëgjimi dhe nga kuraja për t’i kushtuar shëndetit vëmendjen që meriton.

Falënderojmë organizatorët dhe të gjithë ata që kontribuuan në këtë mbrëmje, duke e kthyer ndërgjegjësimin në një ftesë për veprim. 💗

🎀 Kontrollohu. Zbulo herët. Vepro në kohë.

Sa herë i ke thënë vetes “do ta bëj më vonë”? 🎀Mes punës, familjes dhe kujdesit për të tjerët, takimi që shtyhet më shpe...
05/10/2026

Sa herë i ke thënë vetes “do ta bëj më vonë”? 🎀
Mes punës, familjes dhe kujdesit për të tjerët, takimi që shtyhet më shpesh është ai për veten.

Këtë Tetor Rozë, ndryshoje këtë zakon. Jepi shëndetit tënd një vend në kalendar, jo vetëm në mendje.

🩷 Kontakto Intermedica për të planifikuar kontrollin e gjirit. Sepse edhe ti meriton kujdesin që u jep të tjerëve.

01/10/2026

🎀 Mes gjithë gjërave që ke për të bërë, kujdesi për veten meriton vendin e parë.

Tetori Rozë na kujton t’i kushtojmë më shumë vëmendje shëndetit të gjirit dhe të mos e shtyjmë kontrollin për një moment tjetër.

Në Intermedica, përkushtimi ndaj diagnostikimit të hershëm bashkon ekspertizën e mjekëve me teknologjinë e avancuar. Ekografia me Elastografi dhe Mamografia me Tomosintezë janë pjesë e ekzaminimeve që ofrojmë për një vlerësim të kujdesshëm të shëndetit të gjirit.

Gjatë gjithë tetorit, ju qëndrojmë pranë me paketa të dedikuara dhe kujdes profesional në çdo hap, nga konsultimi deri te ekzaminimi.

💗 Këtë muaj, ktheje ndërgjegjësimin në një veprim për veten.
📅 Rezervo vizitën tënde në një nga Qendrat Intermedica.

Address

Rruga "Jordan Misja"
Tirana
1001

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Laboratori Intermedica posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share