AFA FARMA

Call Directions Website

AFA FARMA Kompani Farmaceutike The Company has operated as a wholesale distribution company since 2000.

Afa Farma sh.p.k is a limited liability company founded for the purpose of providing high quality, full service distribution of pharmaceutical products throughout the country. In the first years of its activity Afa Farma has operated as a wholesaler for all the drugs registered in Albania from all worldwide companies, which includes mainly prescription drugs, OTC and medical devices. Also it was the exclusive company for the import, sale and promotion of some products from Greek companies. Recently the company has transitioned from the strategy of being involved in multiple pharmaceutical products to a strategy of focusing its efforts in the distribution, promotion and sales of limited but quality products. Afa Farma is currently working as a wholesaler and promoter of products from UK Alinter Group and some other companies.

💊 𝗡𝗘𝗢𝗩𝗜𝗧𝗔 𝗖𝗔𝗣𝗦𝗨𝗟𝗘𝗦 (Me 10 vitamina, 6 minerale dhe të pasuruar me ekstraktin e bimës Ginseng)Nëse jeni një njeri që:• Ha...
26/10/2026

💊 𝗡𝗘𝗢𝗩𝗜𝗧𝗔 𝗖𝗔𝗣𝗦𝗨𝗟𝗘𝗦 (Me 10 vitamina, 6 minerale dhe të pasuruar me ekstraktin e bimës Ginseng)

Nëse jeni një njeri që:
• Hani më pak se 5 racione në ditë fruta dhe perime
• Lodheni shpejt & nuk keni përqëndrimin e duhur
• Keni filluar të ndjeni shenjat e lodhjes nga mosha
• Po kaloni një periudhë plot me punë dhe stres
• Sëmureni shpesh nga virozat stinore

Ne ju sygjerojme të merrni 𝗡𝗘𝗢𝗩𝗜𝗧𝗔 𝗖𝗔𝗣𝗦𝗨𝗟𝗘𝗦!

☑ Prodhuar në Angli.
☑ E gjeni në Farmaci.

Çaji me gjethe dafine dhe limon është një pije e ngrohtë, aromatike dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Ai mund të ndihmo...
26/10/2026

Çaji me gjethe dafine dhe limon është një pije e ngrohtë, aromatike dhe e thjeshtë për t’u përgatitur. Ai mund të ndihmojë me tretjen dhe të lehtësojë ndjesinë e rëndesës dhe fryrjes pas vakteve të bollshme. Megjithatë, nuk është një kurë mrekullibërëse dhe nuk shkrin dhjamin e barkut.

Përbërësit:

500 ml ujë
3–4 gjethe dafine
Lëngu i gjysmës së limonit
Pak mjalt, sipas dëshirës

Përgatitja:

Zieni ujin dhe më pas fikni zjarrin. Shtoni gjethet e dafinës, mbulojeni enën dhe lërini të qëndrojnë për 5–8 minuta. Kullojeni çajin, shtoni lëngun e limonit dhe, nëse dëshironi, pak mjalt. Mund të shtoni edhe një fetë të hollë xhenxhefili të freskët.

𝐍𝐄𝐎 𝐁𝐀𝐁𝐘 𝐆𝐑𝐈𝐏𝐄 𝐌𝐈𝐗𝐓𝐔𝐑𝐄 është zgjidhje e menjëhershme dhe natyrale për foshnjat që vuajnë nga dhimbjet e barkut, kolikat,...
25/10/2026

𝐍𝐄𝐎 𝐁𝐀𝐁𝐘 𝐆𝐑𝐈𝐏𝐄 𝐌𝐈𝐗𝐓𝐔𝐑𝐄 është zgjidhje e menjëhershme dhe natyrale për foshnjat që vuajnë nga dhimbjet e barkut, kolikat, gazrat dhe reflukset. Ndihmon aparatin tretës të foshnjës të përshtatet me ushqimet e reja, redukton tepricën e aciditetit në stomak dhe heq problemet e barkut në periudhën kur dalin dhëmbët.🦷

Përbërësit:
🔷 Ekstrakte të koprës
🔷 Ekstrakt i përqëndruar i ginger-it
🔷 Sodium Bikarbonat

☑ Prodhuar në Angli.
☑ E gjeni në Farmaci.

Kosi është ushqimi që mjekët këshillojnë të konsumohet çdo ditë, pasi ai ka vlera dhe elementë ushqyes të lartë. Kosi ës...
25/10/2026

Kosi është ushqimi që mjekët këshillojnë të konsumohet çdo ditë, pasi ai ka vlera dhe elementë ushqyes të lartë. Kosi është i rekomandueshëm gjithashtu nga dietologët, pasi studimet kanë treguar se nëse e konsumoni kosin para çdo vakti, do të keni rezultate të mira në humbjen e peshës.

Kosi ndihmon në humbjen e kilogramëve pa e dëmtuar shëndetin dhe pa kosto. Ai përmban proteina dhe probiotik që ndihmojnë në tretje. Këto janë dhe përbërësit më të nevojshëm gjatë një diete.

Kosi ndihmon në uljen e presionit të gjakut, në parandalimin e artritit dhe në shëndetin e mirë të dhëmbëve.

Specialistë të dietologjisë kanë zbuluar se kosi është një ndihmës i mirë në luftën kundër gripit apo ftohjes.

Kosin duke e kombinuar me fruta mund ta konsideroni dhe ta konsumoni si një vakt më vete. Përdorni fruta të shumëllojshme në mënyrë që të merrni të gjitha vlerat ushqyese.

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës, ka...
24/10/2026

Nivelet e larta të vitaminës D mund të ulin në mënyrë të konsiderueshme rrezikun për zhvillimin e kancerit të zorrës, ka zbuluar një studim i ri ndërkombëtar. Vitamina, e cila merret më së shumti nga rrezet e diellit, është zbuluar se forcon rezistencës ndaj tumoreve të stomakut duke bllokuar rrugën kryesore ku kalojnë qelizat kancerogjene – ku është më protektive tek gratë.

Studimi, i kryesuar nga Shkolla e Shëndetit Publik TH Chan e Universitetit të Harvardit, vërteton një teori për të cilën është dyshuar prej kohësh, por deri tani nuk ishte vërtetuar.

Studimi sugjeron gjithashtu se doza e vitaminës D duhet të jetë më e lartë se sasia e rekomanduar aktualisht nga ekspertët.


Duke qenë se vitamina gjendet shumë pak tek ushqimet natyrale, ekspertët bëjnë thirrje që të vëzhgohen suplementet që nuk janë testuar siç duhet.

Ku mund ta gjeni?

Burimi kryesor i vitaminës D është padyshim dielli. Në mungesë të tij gjatë dimrit, vitaminën D mund ta merrni edhe me anë të ushqimeve. Ja cilat janë ushqimet më të pasura me këtë lëndë ushqyese, që ndihmojnë në forcimin e kockave, sistemit imunitar, luftimin e depresionit etj.

Ju duhet të merrni 600 IU për ditë ose 800 IU nëse jeni mbi 70 vjeç.

Qumështi – Një gotë përmban 100 IU

Peshku tuna – 100 gramë përmbajnë 170 IU

Peshku i yndyrshëm – 85 gramë salmon përmban 450 IU

Vezët – 1 e verdhë veze përmban 40 IU

Kërpudhat – 80 gramë kërpudha përmbajnë 400 IU

Kalciumi është minerali më i rëndësishëm për të pasur kocka të forta. Gjithashtu është i nevojshëm për koagulimin e gjak...
23/10/2026

Kalciumi është minerali më i rëndësishëm për të pasur kocka të forta. Gjithashtu është i nevojshëm për koagulimin e gjakut, kontraktimin muskulor dhe funksionimin nervor.
Shurupi CALCIMAX me përmbajtje Kalciumi, Vitaminë B dhe C është thelbësor për të forcuar kockat dhe dhëmbët tuaj.
Calcimax përdoret për cdo grupmoshë, pasi ofron një rekuperim gjeneral të kockave. Si fëmijët, ashtu edhe të rriturit mund të mirëmbajnë kockat dhe dhëmbët e tyre me shurupin Calcimax.

🔷 Përdorimi:
🔹 Të rriturit & të moshuarit: 4 lugë nga 5 ml, 2 ose 3 herë në ditë.
🔹 Fëmijët 7-12 vjeç: 2 lugë nga 5 ml, 3 herë në ditë.
🔹 Fëmijët 2-6 vjeç: 1 lugë nga 5 ml, 3 herë në ditë.

☑ Prodhuar në Angli.
☑ E gjeni në Farmaci.

Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës është një sëmundje virale që fillon me temperaturë, dhimbje të fytit dhe mungesë or...
23/10/2026

Sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës është një sëmundje virale që fillon me temperaturë, dhimbje të fytit dhe mungesë oreksi, dhe më vonë çon në shfaqjen e puçrrave dhe plagëve në duar, këmbë dhe gojë. Tek shumica e njerëzve simptomat janë të lehta dhe zhduken brenda pak ditësh, megjithatë ka edhe raste kur njerëzit përjetojnë komplikacione, si meningjit, encefalit ose rënie të thonjve të gishtave të dorës ose këmbës. Nuk ka një trajtim të posaçëm për të, megjithatë mund të lehtësoni dhimbjet me ilaçe ose produkte sprai për të hequr puçrrat në gojë.

Kush janë më të rrezikuar?

Fëmijët nën 5 vjeç janë më të rrezikuar që të preken nga sëmundja e duarve, këmbëve dhe gojës. Megjithatë, nuk përjashtohen as rastet e zhvillimit të kësaj sëmundje tek të moshuar, fëmijët dhe të rriturit. Disa të rritur mund të infektohen me virusin dhe të mos ndiejnë asnjë simptomë, por e përhapin virusin tek të tjerët.

Si mund të mbroni veten?

Mund të ekspozoheni nga një virus që shkakton sëmundje të duarve, këmbëve dhe gojës duke qenë në kontakt të afërt me një person të infektuar, si duke e përqafuar ose kur ai teshtin ose kollet. Mund të infektoheni edhe duke rënë në kontakt me fecen e një personi të infektuar, si duke ndërruar pampersin e bebit të infektuar ose duke prekur objekte që kanë virusin.

Të prekurit me këtë sëmundje janë më infektues në javën e parë. Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve rekomandon që të lani duart, pastroni lodrat dhe sendet e ndotura, si dhe të shmangni kontaktin e afërt me njerëzit e prekur nga kjo sëmundje. Duhet që qëndroni në shtëpi nëse jeni infektuar me sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës, gjithashtu edhe fëmijët nuk duhet të shkojnë në shkollë apo kopsht nëse janë prekur nga kjo sëmundje. Për momentin nuk ka një vaksinë për sëmundjen e duarve, këmbëve dhe gojës.

𝗦𝗔𝗩𝗢𝗬 𝗦𝗢𝗔𝗣 👉 Është një sapun që përmban squfur, është antiseptic dhe antiseborrhoeik.🟦 Punon me pastrimin e lëkurës në t...
22/10/2026

𝗦𝗔𝗩𝗢𝗬 𝗦𝗢𝗔𝗣 👉 Është një sapun që përmban squfur, është antiseptic dhe antiseborrhoeik.

🟦 Punon me pastrimin e lëkurës në thellësi
🟦 Punon në heqjen e vajit të tepërt në lëkurë
🟦 Largon pikat e zeza dhe zvogëlon poret
🟦 Eleminon aknet dhe e zbut lëkurën tuaj

Përmban:
🟦 Squfur – Antiseptik, keratolitik & antiseborrheik
🟦 Vitaminë E – Antioksidant që mbron lëkurën
🟦 Allantoin – Rigjeneron lëkurën

☑ Përdorimi: Lani fytyrën me sapun tre ose katër herë në ditë duke shmangur kontaktin me sytë dhe gojën. Shpëlajeni fytyrën dhe thajeni si zakonisht.

☑ Prodhuar në Angli.
☑ E gjeni në Farmaci


Kur flasim për dhimbjet e kokës, shpesh mendohet se ky është një problem me të cilin përballen vetëm të rriturit. Dhimbj...
22/10/2026

Kur flasim për dhimbjet e kokës, shpesh mendohet se ky është një problem me të cilin përballen vetëm të rriturit. Dhimbja e kokës tek fëmijët është shpesh arsyeja për kontroll apo konsultim tek mjeku padiatër neurolog. Si tek të rriturit edhe tek fëmijët ekzistojnë lloje të ndryshme të dhimbjes së kokës, siç janë dhimbjet e përsëritura të migrenës apo dhimbjet kronike të përditshme.

Rastet kur duhet të shkoni te mjeku neurolog janë kur:

🔹dhimbjet e kokës e zgjojnë fëmijën nga gjumi,

🔹fëmija ka dhimbje koke të shpeshta apo të forta,

🔹dhimbjet e ndryshojnë personalitetin e fëmijës,

🔹dhimbjet shoqërohen me temperaturë apo ngrirje të qafës.

Faktorët të cilët ndikojnë në shfaqjen e dhimbjes së kokës janë:

🔹infeksionet ,të ftohtit, gripi, infeksionet e vesh*t dhe të sinuseve, si dhe infeksionet e rënda të trurit meningjiti apo temperatura e lartë

🔹traumat në kokë, edhe traumat e lehta shkaktojnë dhimbje koke, por nëse dhimbja bëhet e fortë, duhet të kryeni kontroll të menjëhershëm

🔹faktorët emocionalë,stresi, ankthi, depresioni;

🔹ushqimi dhe pijet, nitratet të cilat janë të pranishme në produktet e sallamrave, si dhe aditivë të tjera në ushqim; kafeina e tepërt, lëngjet e gazuara, çokollata, kafja dhe çaji

Natyrisht, gjatë këtyre kushteve, gjithmonë ekzistojnë edhe simptoma të tjera të rënda – çrregullim vizual, marramendje, çrregullim të koordinimit motorik (të lëvizjes së duarve, këmbëve).

Address

Rruga Bardhok Biba
Tirana
1000

Opening Hours

Monday 08:30 - 16:30
Tuesday 08:30 - 16:30
Wednesday 08:30 - 16:30
Thursday 08:30 - 16:30
Friday 08:30 - 16:30
Saturday 08:30 - 13:00

Telephone

+35542266350

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when AFA FARMA posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share