Floral Pharma

Call Directions Website Contact the business

Floral Pharma Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Floral Pharma, Pharmacy / Drugstore, Kika 2, Tirana.

AntiAge is a pharmacy offering trusted pharmaceutical products, handmade natural remedies, and is the official distributor of DoNotAge supplements in Albania and Kosovo.

22/10/2026

Kreatina është ndër suplementet më të studiuara. Por, përtej asaj që dimë për të, rëndësi ka edhe cilësia e produktit që marrim çdo ditë.

Si suplement e përdorim për të mbështetur forcën dhe performancën gjatë stërvitjes. Ka rol edhe në furnizimin e trurit me energji: Për këtë arsye, po studiohet edhe për ndikimin e saj në kujtesë, vëmendje dhe përqendrim.

Pikërisht sepse e marrim rregullisht, rëndësi ka të dimë çfarë përmban produkti. Certifikata e analizës nga një laborator i pavarur tregon çfarë është testuar dhe rezultatet për lotin përkatës, që të kesh informacion konkret për produktin që ke në dorë.

Mundësia për ta verifikuar cilësinë është një nga arsyet pse në Floral Pharma kemi zgjedhur Creatine Monohydrate nga DoNotAge.

Në këtë video, tregojmë si ta bësh këtë verifikim në floralpharma.com: nga numri i lotit në kavanoz, te certifikata e analizës.

✓ >99% pastërti
✓ Testuar nga palë të treta
✓ Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar
✓ Posta falas

Porosit në DM, WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

14/10/2026

Gjumi nuk bëhet problem vetëm kur flemë pak. Rëndësi ka edhe cilësia e tij.

Kur gjumi është i pamjaftueshëm ose ndërpritet shpesh, ndikimi mund të shkojë përtej mënyrës si ndihemi të nesërmen. Studimet e lidhin gjumin e dobët me ndryshime në proceset inflamatore, funksionimin metabolik dhe shëndetin kardiovaskular.

Dr. Altin Habazaj shpjegon se si gjumi lidhet edhe me funksionimin e mitokondrive, të cilat luajnë rol thelbësor në prodhimin e energjisë qelizore.

Përtej zakoneve të përditshme që ndihmojnë një gjumë të mirë, ekzistojnë edhe formula të krijuara për mbështetjen e tij. Si SureSleep nga DoNotAge, që kombinon magnez glicinat dhe citrat, L-Triptofan, L-Theanine dhe ekstrakt qershie të thartë (Prunus cerasus), pa melatoninë sintetike.

✓ Testuar nga palë të treta
✓ Prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar
✓ Posta falas

Porosit në DM, WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

13/10/2026

“Jemi çfarë hamë.” Një shprehje që merr kuptim tjetër kur mësojmë si bëhet ushqimi pjesë e trupit tonë.

Për Balinën, kjo lidhet edhe me një kujtim nga fëmijëria: prindërit që këmbëngulnin të hante sardele dhe shija e fortë që atëherë nuk e pëlqente. Vite më vonë, duke mësuar për Omega‑3, ai kujtim mori një kuptim të ri për të. Këto yndyrna kanë rol në strukturën e membranave qelizore, përfshirë ato të trurit dhe syve. Lidhja me ushqimin shkon kështu deri në qelizë.

Peshqit e yndyrshëm janë burime të Omega‑3. Kur ushqimi nuk siguron sasi të mjaftueshme, suplementimi mund të ndihmojë në plotësimin e marrjes së tyre. Në zgjedhjen e një suplementi, cilësia ka rëndësi: burimi i vajit, pastërtia dhe testimi.

Pure Omega-3 nga DoNotAge e gjeni në FloralPharma.

Porosit në DM, WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

12/10/2026

Gjumi nuk është thjesht një mënyrë për t’u çlodhur. Ai ka rol edhe në mënyrën si plakemi.

Gjatë gjumit, organizmi kryen procese të rëndësishme që lidhen me rigjenerimin qelizor, largimin e produkteve të metabolizmit dhe rregullimin e hormoneve, si kortizoli dhe hormoni i rritjes. Këto procese janë të rëndësishme për rikuperimin e muskujve, mirëmbajtjen e indeve dhe shëndetin afatgjatë.

Dr. Altin Habazaj shpjegon çfarë ndodh në organizmin tonë ndërsa flemë dhe pse cilësia e gjumit meriton më shumë vëmendje kur flasim për plakjen e shëndetshme.

SureSleep nga DoNotAge është krijuar pikërisht për një gjumë të shëndetshëm: Kombinon magnez glicinat dhe citrat, L-Triptofan, L-Theanine dhe ekstrakt qershie të thartë (Prunus cerasus), pa melatoninë sintetike.

✓ Testuar nga palë të treta
✓ Posta falas

Porosit në DM, WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

Çfarë e bën kaq të veçantë peshën molekulare të acidit hialuronik?Te naked mole-rat, një gjitar i vogël, zinxhirët jasht...
11/10/2026

Çfarë e bën kaq të veçantë peshën molekulare të acidit hialuronik?

Te naked mole-rat, një gjitar i vogël, zinxhirët jashtëzakonisht të gjatë të kësaj molekule janë pjesë e mekanizmave natyrorë që studiuesit po analizojnë për të kuptuar rezistencën e tij të pazakontë ndaj tumoreve.

Pesha molekulare ka rëndësi edhe për një tjetër veti të acidit hialuronik: aftësinë për të lidhur dhe mbajtur ujin.

Kjo është një nga arsyet pse DoNotAge i kushton rëndësi peshës molekulare në formulimin e Pure Hyaluronic Acid, duke përdorur acid hialuronik me peshë të lartë molekulare.

DoNotAge Pure Hyaluronic Acid e gjeni në Floral Pharma në dy variante: 60 dhe 366 kapsula.

✓ Testuar nga palë të treta
✓ Posta falas

Porosit në DM, WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

09/10/2026

Një nga zbulimet më interesante mbi formimin e tumoreve vjen nga një gjitar i vogël.

Quhet naked mole-rat dhe njihet për rezistencën e tij të pazakontë ndaj kancerit.

Studiuesit kanë zbuluar se ky gjitar prodhon një formë të acidit hialuronik me peshë molekulare jashtëzakonisht të lartë, e cila luan rol në mekanizmat që pengojnë shumimin e pakontrolluar të qelizave dhe formimin e tumoreve.

Pikërisht pesha molekulare është një nga karakteristikat që DoNotAge i kushton rëndësi në formulimin e Pure Hyaluronic Acid. Produkti përmban acid hialuronik me peshë të lartë molekulare, i njohur edhe për të mbështetur hidratimin e lëkurës dhe funksionin normal të indeve dhe kyçeve.

DoNotAge Pure Hyaluronic Acid e gjeni në Floral Pharma në dy variante: me 60 dhe 366 kapsula.

✓ Testuar nga palë e tretë ✓ Posta falas

Porosit në DM, në WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

07/10/2026

Me kalimin e viteve, ndryshon edhe mënyra si funksionojnë qelizat tona.

Një nga ndryshimet që ndodh me moshën është rënia e natyrshme e niveleve të NAD+, që është një molekulë që trupi e përdor çdo ditë në procese që lidhen me prodhimin e energjisë dhe funksionimin normal të qelizave. Trupi e formon përmes disa rrugëve, duke përdorur prekursorë të ndryshëm që mund të vijnë nga ushqimi ose suplementimi.

Në video, Dr. Altin Habazaj shpjegon këto rrugë dhe pse NMN veçohet kur flasim për një mënyrë më të drejtpërdrejtë për të mbështetur formimin e NAD+.

Pure NMN nga DoNotAge e gjeni te FloralPharma në formatet: 60 kapsula, 100 g dhe 183 g.

✓ Testuar nga palë e tretë ✓ Pastërti 99%+ ✓ Posta falas

Porosit në DM, në WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

Konsultohuni me mjekun para përdorimit.

Me moshën, trupi nuk e përdor më aq mirë oksigjenin gjatë aktivitetit fizik.Te njerëzit që nuk stërviten, rënia është me...
07/10/2026

Me moshën, trupi nuk e përdor më aq mirë oksigjenin gjatë aktivitetit fizik.

Te njerëzit që nuk stërviten, rënia është mesatarisht rreth 10% për çdo dekadë. VO₂max tregon sa oksigjen mund të marrë, transportojë dhe përdorë trupi kur jep maksimumin, dhe lidhet ngushtë me qëndrueshmërinë dhe energjinë e përditshme.

Oksigjenin e sjellin zemra dhe mushkëritë, por energjia prodhohet brenda mitokondrive të muskujve. Aty hyn NMN-ja (nikotinamid mononukleotid), një molekulë që trupi e përdor në këtë proces.

Në një studim të vitit 2021, 48 vrapues amatorë morën 300, 600 ose 1200 mg NMN në ditë, ose placebo, gjatë 6 javëve stërvitje. Me 600 dhe 1200 mg, pragu i lodhjes u ngrit: vrapuesit prodhuan më shumë fuqi dhe përdorën më shumë oksigjen para se të lodheshin. VO₂max-i vetë nuk ndryshoi ndjeshëm.

Pure NMN nga DoNotAge e gjeni te FloralPharma në formatet: 60 kapsula, 100 g dhe 183 g.

Porosit në DM, në WhatsApp +355 69 625 9866 ose në floralpharma.com

Konsultohuni me mjekun para përdorimit.

06/10/2026
05/10/2026

Etiketa nuk të tregon gjithçka që duhet të dish për një suplement.

Atje shkruhen doza, përbërësit dhe mënyra e përdorimit. Ajo që nuk shkruhet aty është sa plumb, kadmium, merkur dhe arsenik ka brenda. Këto shihen vetëm te Certifikata e Analizës.

Pse kontrollohen këto metale? Sepse mund të hyjnë në një produkt pa i shtuar askush qëllimisht, nga lëndët e para, uji ose vetë procesi i prodhimit. Në sasi shumë të vogla, kjo është e zakonshme dhe ekzistojnë kufij të lejuar. Problemi lind me nivelet e larta dhe me ekspozimin e përsëritur, kur një produkt merret çdo ditë për muaj të tërë.

Kur hap një certifikatë, shiko dy gjëra:

- Numrin e lotit. Duhet të jetë i njëjti me atë në kutinë tënde. Një certifikatë e përgjithshme për produktin nuk të tregon çfarë ke ti në dorë.
- Vlerën e matur përballë kufirit të lejuar. Nuk mjafton "e kaloi testin". Rëndësi ka sa larg kufirit është rezultati.

Prandaj, kur vlerëson një suplement, mos kontrollo vetëm çfarë shkruhet në kuti. Shiko edhe çfarë është testuar realisht.

Address

Kika 2
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 08:00 - 22:30
Tuesday 08:00 - 22:30
Wednesday 08:00 - 22:30
Thursday 08:00 - 22:30
Friday 08:00 - 22:30
Saturday 08:00 - 22:30
Sunday 08:00 - 22:30

Telephone

+355684222224

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Floral Pharma posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Floral Pharma:

Shortcuts

Share