Klinika Kajo

Call Directions Website

Klinika Kajo Klinika Kajo është një klinikë mjekësore në Tiranë e specializuar në Gastro-Hepatologji & Kardiologji

🩸 Hemofilia – kur gjaku nuk mpikset siç duhet.Hemofilia është një çrregullim hemorragjik, zakonisht i trashëguar, që shk...
12/11/2026

🩸 Hemofilia – kur gjaku nuk mpikset siç duhet.

Hemofilia është një çrregullim hemorragjik, zakonisht i trashëguar, që shkaktohet nga mungesa ose aktiviteti i ulët i faktorëve të koagulimit VIII ose IX.
Personat me hemofili mund të përjetojnë gjakderdhje të zgjatura, mavijosje të mëdha dhe hemorragji spontane në kyçe ose muskuj. Ashpërsia e simptomave varet nga niveli i faktorit të koagulimit në gjak.

🔬 Diagnostikimi i hershëm dhe trajtimi i përshtatshëm janë thelbësorë për parandalimin e komplikacioneve dhe ruajtjen e cilësisë së jetës.

11/11/2026

Çfarë na tregon analiza e urinës komplet? 🔬

Analiza e urinës komplet është një ekzaminim laboratorik i thjeshtë, por me vlerë të rëndësishme diagnostikuese. Ajo ndihmon në vlerësimin e funksionit të veshkave, identifikimin e shenjave të infeksioneve urinare dhe zbulimin e ndryshimeve që mund të lidhen me gjendje të ndryshme shëndetësore.

👩‍⚕️ Dr. Aurora Knuti shpjegon çfarë informacioni ofron kjo analizë dhe si ndihmon në vlerësimin e shëndetit.

🎥 Ndiqni videon për të mësuar më shumë.

Ne po punësojmë!🔔Klinika Kajo është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë:• Mjek/e G...
10/11/2026

Ne po punësojmë!🔔

Klinika Kajo është në kërkim të profesionistëve të përkushtuar për t’iu bashkuar ekipit tonë:

• Mjek/e Gastro-Hepatolog/e
• Anestezist/e-Reanimator
• Mjek/e Endokrinolog/e

Ndërtoni karrierën tuaj në një ambient profesional dhe bashkëkohor!

Aplikoni në website-in tonë: https://klinika-kajo.al/karriera.html
ose dërgoni CV-në tuaj në: [email protected]

09/11/2026

🔬 Çfarë është analiza e urinës komplet dhe çfarë tregon ajo?

Shpjegon Dr. Aurora Knuti.

🎥 Ndiqeni videon deri në fund për të mësuar më shumë.

Kujdesi për shëndetin e aparatit tretës fillon me një vlerësim të duhur mjekësor.👨🏻‍⚕️Kryeni vizitën tuaj te mjeku gastr...
06/11/2026

Kujdesi për shëndetin e aparatit tretës fillon me një vlerësim të duhur mjekësor.👨🏻‍⚕️

Kryeni vizitën tuaj te mjeku gastro-hepatolog në Klinika Kajo, për diagnostikimin, trajtimin dhe ndjekjen e sëmundjeve të aparatit tretës dhe të mëlçisë.

Rezervoni vizitën tuaj sot!

🩺 Gurët në fshikëzën e tëmthit – Çfarë duhet të dini?Gurët në tëmth janë formacione të ngurta që krijohen nga kristalizi...
05/11/2026

🩺 Gurët në fshikëzën e tëmthit – Çfarë duhet të dini?

Gurët në tëmth janë formacione të ngurta që krijohen nga kristalizimi i përbërësve të lëngut biliar. Shpesh nuk shkaktojnë simptoma dhe zbulohen rastësisht gjatë një ekografie abdominale.

⚠️ Kur shfaqen simptoma, ato mund të përfshijnë:

🔹 Dhimbje në pjesën e sipërme të djathtë të barkut, veçanërisht pas ushqimeve yndyrore.
🔹 Dhimbje që përhapet drejt shpinës ose shpatullës së djathtë.
🔹 Nauze dhe të vjella.
🔹 Në rast komplikacionesh, verdhëz, urinë të errët ose jashtëqitje të zbehtë.

🔬 Si diagnostikohen?

Ekografia abdominale është ekzaminimi kryesor për identifikimin e gurëve në fshikëzën e tëmthit. Sipas rastit, mund të nevojiten edhe analiza gjaku ose ekzaminime të tjera.

04/11/2026

🛡️ Formula Leukocitare – Çfarë na tregon për imunitetin?

🩸 Formula leukocitare është një analizë gjaku që vlerëson llojet e qelizave të bardha, të cilat mbrojnë organizmin nga infeksionet.

🔬 Kjo analizë ndihmon në identifikimin dhe ndjekjen e infeksioneve, alergjive, inflamacioneve dhe çrregullimeve të caktuara hematologjike.

🔬 Diagnostikimi i saktë fillon në laborator!Analizat mikrobiologjike luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin e mi...
03/11/2026

🔬 Diagnostikimi i saktë fillon në laborator!

Analizat mikrobiologjike luajnë një rol të rëndësishëm në identifikimin e mikroorganizmave që shkaktojnë infeksione në organizmin tonë.

🧪 Feçe Kandida, Koprokultura, Urokultura dhe Kultura e Fytit janë disa nga ekzaminimet që ndihmojnë në zbulimin e infeksioneve bakteriale dhe mykotike, duke orientuar mjekun drejt trajtimit të duhur.

🏥 Në Klinika Kajo, kryejmë ekzaminime mikrobiologjike për të ndihmuar në diagnostikimin dhe monitorimin e infeksioneve.

❤️ Shëndeti i zemrës meriton vëmendje, jo vetëm kur shfaqen simptomat!Dhimbja në kraharor, gulçimi, rrahjet e çrregullta...
30/10/2026

❤️ Shëndeti i zemrës meriton vëmendje, jo vetëm kur shfaqen simptomat!
Dhimbja në kraharor, gulçimi, rrahjet e çrregullta të zemrës apo lodhja e pazakontë mund të jenë sinjale që nuk duhen neglizhuar.

🩺 Një vizitë kardiologjike, e shoqëruar sipas nevojës me EKG, ekografi kardiake apo Holter, ndihmon në vlerësimin e shëndetit të zemrës dhe zbulimin e hershëm të problemeve të mundshme.

Mos prisni shfaqjen e simptomave për t'u kujdesur për zemrën tuaj.

Dhimbjet e barkut, fryrja, urthi, vështirësitë në tretje apo ndryshimet në jashtëqitje janë shqetësime që nuk duhen negl...
29/10/2026

Dhimbjet e barkut, fryrja, urthi, vështirësitë në tretje apo ndryshimet në jashtëqitje janë shqetësime që nuk duhen neglizhuar.

Një vizitë gastro-hepatologjike ndihmon në vlerësimin e shëndetit të stomakut, zorrëve, mëlçisë dhe organeve të tjera të aparatit tretës, duke mundësuar diagnostikimin dhe trajtimin e duhur.

📍 Ne ndodhemi në rrugën Dritan Hoxha pranë pallatit të sportit Asllan Rusi.
📞 Për të caktuar një takim me mjekun, ju lutem kontaktoni me recepsionin e klinikës në numrin +355682003077 gjatë orarit ⏰ 08:00-18:00, ose mund të na dërgoni ju një numër kontakti dhe ne do t'ju telefonojmë.

Address

Rruga Dritan Hoxha, Nd. 15, H. 12, Ap. 2
Tirana
1023

Opening Hours

Monday 08:00 - 17:00
Tuesday 08:00 - 17:00
Wednesday 08:00 - 17:00
Thursday 08:00 - 17:00
Friday 08:00 - 17:00

Telephone

+355682003077

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Kajo posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share

Nearby health & beauty businesses