27/09/2026
https://youtu.be/uTc0NbvnRZ4?si=MifIu_hmycm7z1iR
How many failed IVF cycles are too many?
“This was my third failed IVF cycle. Should I stop?”
After repeated IVF failure, it is natural to feel tired, worried and uncertain about the next step.
The honest answer is:
There is no single number that is “too many” for everyone.
The number of attempts matters, but it does not tell the whole story. First, we need to understand what we are counting.
One IVF attempt may mean an egg collection. For someone else, it may mean one embryo transfer. A complete IVF cycle includes one egg collection and all fresh and frozen embryo transfers using embryos from that collection.[1]
Therefore, three transfers from one egg collection are not the same as three separate egg collections without a blastocyst.
We also need to ask where the process differed from what we expected:
• Were fewer eggs collected than expected?
• How many eggs were mature?
• Was fertilisation lower than expected?
• Did the embryos stop developing?
• Did implantation not occur?
• Was there an early pregnancy loss?
Failed IVF is an outcome. It is not a diagnosis.
Large studies show that some patients may achieve a live birth after more than three or four cycles. However, the chance is different for every patient. It depends on factors such as age at egg collection, whether own or donor eggs are used, the number of mature eggs, embryo development and previous results.[2]
Repeated failure deserves a careful review. But it should not automatically lead to many expensive tests or IVF add-ons. Some add-ons do not have enough evidence to support their routine use.[3]
Before accepting another test or treatment, ask:
“What problem are we trying to solve, and what evidence suggests that this problem exists in my case?”
Continuing, changing the plan, taking a break or stopping IVF may all be reasonable choices.
A further attempt may still be medically possible, while the emotional, physical or financial cost has become too high for you. Both can be true.
Your decision does not measure how much you wanted a child.
In my new YouTube video, I explain how to review previous IVF attempts and what to consider before making the next decision.
Watch the full video and share your thoughts in the comments: What would you want to understand before another IVF attempt?
This content is for education only. An individual decision to continue or stop IVF should be made after reviewing your medical history, previous treatment records, possible risks and personal circumstances with a fertility specialist.
Sources:
[1] NICE, Fertility Problems: Assessment and Treatment (NG257), 2026.
[2] Smith ADAC et al., JAMA, 2015;314:2654–2662.
[3] ASRM, Recurrent Implantation Failure: A Committee Opinion, 2026.
Evidence reviewed: 15 August 2026.
Sa tentativa të pasuksesshme IVF janë shumë?
“Kjo ishte tentativa ime e tretë e pasuksesshme IVF. A duhet të ndalem?”
Pas disa tentativave të pasuksesshme, është e natyrshme të ndiheni të lodhur, të shqetësuar dhe të pasigurt për hapin e ardhshëm.
Përgjigjja e sinqertë është:
Nuk ekziston një numër i vetëm që mund të konsiderohet “shumë” për çdo paciente.
Numri i tentativave ka rëndësi, por nuk tregon të gjithë historinë. Së pari, duhet të kuptojmë se çfarë po numërojmë.
Një tentativë IVF mund të nënkuptojë stimulimin e vezoreve dhe marrjen e vezëve. Për një paciente tjetër, mund të nënkuptojë një transferim embrioni. Një cikël i plotë IVF përfshin një marrje të vezëve dhe të gjitha transferimet me embrione të freskëta ose të ngrira, të krijuara nga ajo procedurë.[1]
Prandaj, tri transferime nga një marrje e vetme e vezëve nuk janë e njëjta gjë si tri procedura të veçanta të marrjes së vezëve pa arritur në blastocist.
Duhet gjithashtu të kuptojmë se në cilën fazë rezultati ishte ndryshe nga ai që prisnim:
• A u morën më pak vezë nga sa pritej?
• Sa prej tyre ishin të maturuara?
• A ishte fekondimi më i ulët nga sa pritej?
• A ndaluan embrionet së zhvilluari?
• A nuk ndodhi implantimi?
• A pati një humbje të hershme të shtatzënisë?
Një IVF e pasuksesshme është një rezultat. Nuk është një diagnozë.
Studime të mëdha tregojnë se disa paciente mund të arrijnë një lindje të gjallë edhe pas më shumë se tri ose katër cikleve. Megjithatë, mundësia nuk është e njëjtë për çdo paciente. Ajo varet nga mosha në kohën e marrjes së vezëve, përdorimi i vezëve të pacientes ose të dhuruara, numri i vezëve të maturuara, zhvillimi i embrioneve dhe rezultatet e mëparshme.[2]
Dështimet e përsëritura kërkojnë një vlerësim të kujdesshëm. Por ato nuk duhet të çojnë automatikisht në shumë analiza të kushtueshme ose trajtime shtesë. Për disa ndërhyrje shtesë në IVF nuk ka ende prova të mjaftueshme për përdorim rutinë.[3]
Përpara se të pranoni një analizë ose trajtim tjetër, pyesni:
“Çfarë problemi po përpiqemi të zgjidhim dhe cilat prova tregojnë se ky problem ekziston në rastin tim?”
Vazhdimi i trajtimit, ndryshimi i planit, një pushim ose ndërprerja e IVF-së mund të jenë zgjedhje të arsyeshme.
Një tentativë tjetër mund të jetë ende e mundur nga ana mjekësore, ndërsa kostoja emocionale, fizike ose financiare mund të jetë bërë tepër e lartë për ju. Të dyja mund të jenë të vërteta në të njëjtën kohë.
Vendimi juaj nuk tregon se sa shumë e keni dëshiruar një fëmijë.
Në videon time të re në YouTube, shpjegoj se si mund të rishikohen tentativat e mëparshme dhe çfarë duhet të merret parasysh përpara vendimit të ardhshëm.
Shikoni videon e plotë dhe ndani mendimin tuaj në komente: Çfarë do të dëshironit të kuptonit përpara një tentative tjetër IVF?
Ky material ka vetëm qëllim informues. Vendimi individual për të vazhduar ose ndërprerë IVF-në duhet të merret pasi historia mjekësore, trajtimet e mëparshme, rreziqet e mundshme dhe rrethanat personale të vlerësohen së bashku me një specialist të fertilitetit.
Burimet:
[1] NICE, Fertility Problems: Assessment and Treatment (NG257), 2026.
[2] Smith ADAC et al., JAMA, 2015;314:2654–2662.
[3] ASRM, Recurrent Implantation Failure: A Committee Opinion, 2026.
Provat shkencore u rishikuan më 15 gusht 2026.
How many failed IVF cycles is too many? There is no universal stopp...