Urdheri i Infermierit, Qarku Vlore

Directions Website

Urdheri i Infermierit, Qarku Vlore URDHRI I INFERMIERIT QARKU VLORE. Laboratori Bios Rruga e Çipajve Kati 2, Vlorë

23/10/2026

📢 NJOFTIM PËR KANDIDATËT E PROVIMIT TË SHTETIT (PROVIMIT TË LICENSËS)

Të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për Provimin e Shtetit dhe janë pranuar nga Urdhri i Infermierit duhet të ngarkojnë mandatin e pagesës në platformën e-Albania.

⚠️ Ngarkimi i mandatit të pagesës është i detyrueshëm për pjesëmarrjen në Provimin e Shtetit. Kandidatët që nuk e ngarkojnë atë nuk mund të marrin pjesë në provim.

📩 Konfirmimi i pagesës nga QSHA do t’u dërgohet kandidatëve përmes platformës e-Albania dhe postës elektronike. Ky konfirmim përbën hapin e fundit për pjesëmarrjen në Provimin e Shtetit.

Ju urojmë suksese të gjithë kandidatëve në Provimin e Shtetit!

12/10/2026

📢 NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN E PROVIMIT TË SHTETIT ( LICENSËS)

Për të gjithë kandidatët që aplikojnë për pjesëmarrje në Provimin e Shtetit për profesionet e rregulluara në fushën e Mjekësisë, ju bëjmë me dije se QSHA-ja ka publikuar datat e regjistrimit:

🗓 Aplikimi online do të kryhet gjatë periudhës 12–19 Tetor 2026, nëpërmjet shërbimit “Aplikim për provim shteti” në platformën e-Albania.

Ju lutemi të respektoni afatin e përcaktuar për aplikimin.

12/10/2026

📢NJOFTIM PËR REGJISTRIMIN NË PROVIMIN E LICENSËS

Për profesionistët e infermierisë, mamisë, fizioterapisë, teknikës së laboratorit, teknikës së imazherisë dhe logopedisë, që kanë rezultuar fitues në provimin VAP (përfshirë dhe ata të viteve të mëparshme që duan të japin provimin për herë të parë, dytë, tretë dhe me radhë)

📅 Afati i aplikimit: 12–19 Tetor 2026
💻 Aplikimi: Nëpërmjet portalit e-Albania.

📄 Dokumentet e detyrueshme:
✅ Vërtetimi i rezultatit fitues në provimin VAP, i gjeneruar nga platforma.
✅ Diploma Bachelor.

✔️Dokumentet e tjera janë opsionale.

⚠️ Pas aplikimit:
1️⃣ Prisni njoftimin me e-mail nga Urdhri i Infermierit për pranimin e aplikimit ose përditësimin e të dhënave, sipas rastit.
2️⃣ Pas konfirmimit, kryeni pagesën dhe ngarkoni dokumentin e pagesës në e-Albania brenda 72 orëve.
3️⃣ Dokumenti i pagesës shqyrtohet nga QSHA-ja.

📌 Kujdes! Respektoni afatet dhe ndiqni me kujdes hapat e aplikimit.

08/10/2026

Duke ju uruar suksese të gjithë kandidatëve në provimin e Portalit, ju kujtojmë formulën e llogaritjes së pikëve, për të verifikuar saktë rezultatin tuaj në portal.

🧮 FORMULA E LLOGARITJES

(Pikët e testimit × 0.7) + Pikët e dosjes = Pikët totale

📌 SHEMBULL

Nëse keni:
• Pikët e testimit: 97
• Pikët e dosjes: 13

Llogaritja:
(97 × 0.7) + 13 = 67.9 + 13 = 80.9 pikë

✅ Rezultati total: 80.9 pikë

Ju ftojmë të përdorni formulën e mësipërme për të llogaritur dhe verifikuar pikët tuaja.

Suksese të gjithëve! 🍀

06/10/2026

📢 Publikohet kalendari për organizimin e Provimit të Digjitalizuar për punësimin si Teknik i Shkencave Mjekësore, për periudhën Tetor–Nëntor 2026.

🗓Kandidatët ftohen të njihen me datën dhe orarin e përcaktuar për zhvillimin e provimit.

📌 Për më shumë informacionin, ju lutemi referojuni njoftimit zyrtar të Qendrës së Shërbimeve Arsimore (QSHA)
https://qsha.gov.al/njoftime-2/

06/10/2026

Duke ju uruar sukses në Provimin e Digjitalizuar për Punësimin si Teknikë të Shkencave Mjekësore, ju ftojmë të lexoni me vëmendje njoftimet dhe udhëzimet e publikuara nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

📌 Listën emërore mund ta gjeni në linkun më poshtë. Deri tani është publikuar lista për programin e Infermierisë. Për programet e tjera, ju lutemi ndiqni njoftimet e QSHA-së.

👉 "Lista emërore – QSHA" (https://qsha.gov.al/njoftime-2/)

📄 Faturën e provimit mund ta shkarkoni në linkun më poshtë:

👉 "Fatura e provimit" (https://qsha.gov.al/wp-content/uploads/2025/11/Fatura_provime.pdf)

Ju lutemi, ndiqni në mënyrë të vazhdueshme njoftimet zyrtare të QSHA-së për çdo informacion të mëtejshëm.

Ju urojmë suksese!

26/08/2026

Address

Rruga Ali Demi, Valona
Vlorë
9401

Opening Hours

Tuesday 10:00 - 11:30
Thursday 10:00 - 11:30
Saturday 09:00 - 10:30

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Urdheri i Infermierit, Qarku Vlore posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share