09/10/2026
ARROGANCA E INJORANTËVE ❗️❗️
▫️▫️një reflektim ekselent nga Dr. Astrit Bimbashi
- që duhet lexuar patjetër.
Rreth 45 vjet më pare, studentet në vitin e fundit të mjekësisë bënim lendën e psikiatrisë me Prof. Ylvi Vehbiun, një nga profesorët brilantë që ka lënë gjurmë në jetën time. Prof. Vehbiu bazuar mbi një simptom psikiatrik kërkonte që NE të gjykonim jashtë përjetimeve të kuadratit klasik të sëmurëve psikikë që ishte .. politika dhe seksi.
Në atë kohë, mundohesha të kuptoja pse profi bezdisej dhe … kur shihte studentët të talleshin me të sëmurët mendorë, deri kur, një ditë filloi me fjalë të thjeshta të na fliste për injorancën në këndvështrimin e padijes individuale dhe kolektive dhe rolin e saj në shoqëri. Thelbi i diskutimit të tij, pasi pyeti disa studentë se kush ishte Viktor Hygo, dhe ata nuk e njihnin, ishte se injoranca nuk është thjesht të mos dish.
Problemi fillon kur njeriu nuk e di që nuk di - dhe, mbi këtë boshllëk, ndërton siguri, gjykime dhe autoritet. Atë ditë, për herë të parë kam dëgjuar shprehjen “arroganca e injorantëve”.
Një shok tha se profesori kish artikuluar se .. “arroganca e injorantëve” është një paradoks human: sa më e kufizuar të jetë njohja e dikujt për një çështje, aq më pak i duket e nevojshme të dyshojë në vetveten.
Sot në një punë me shumë kontakte njerezore kalimi I viteve më kujton gjithnje e më shumë Prof. Vehbiu dhe idetë e tij për injorancen profesionale. Rreth 10 vjet më parë pashë studimin e Dunnig dhe Kryger që më mundësoi në mënyrë shkencore të kuptoja se në profesionin tim.. mungesa e kompetencës mund të pengojë edhe aftësinë për të kuptuar vetë kufijtë e kompetencës.
Unë kam një lloj injorance që është pothuajse e pafajshme: ajo e njeriut që nuk di diçka dhe e pranon se nuk di. Ky njeri, mund të mësojë, mund të pyesë, mund të ndryshojë mendim. Padija e tij është një mangësi, por jo domosdoshmërisht një risk profesional, përkundrazi, ai ka pragje dhe dyshime..
Ekziston një lloj tjetër injorance, shumë më e rrezikshme: injoranca që nuk e njeh veten si të tillë. Ajo vjen e shoqëruar me siguri, me zë të lartë, me gjykime të prera dhe, mbi të gjitha, me arrogancën për t'u paraqitur si autoritet. Injoranti nuk di, por nuk ka as dyshimin më të vogël se mund të mos dijë. Dhe pikërisht këtu fillon problemi.
Për fatin tonë keq, injoranca nuk e shfrytëzon teknologjinë për të kuptuar më mirë çfarë bën, se mendojnë se i dinë të gjitha, i indinjon “dija e xhamit elektronik kushtëzues” dhe e përdorin vetëm për shprehur para të botës padijen në gjuhë, mendim, ide dhe risi. Aty, ti e kupton se jeton në një botë ku, lindurit të uritur mbeten gjithmonë të pangopur, se civilizimi është trashgimni, jo politikë zhvilluese, se politika mbetet në nivelin e egoizmit fetal… “alien intruser” etj ..etj.
Ka diçka veçanërisht shqetësuese te njeriu që nuk di, por sillet sikur di gjithçka. Nuk pyet, sepse pyetja do t’i zbulonte boshllëkun; nuk dëgjon, sepse dëgjimi do t’i kërkonte të pranonte tjetrin; dhe nuk dyshon, sepse dyshimi është privilegj i mendjes që mendon.
Në pjesën më të madhe të institucioneve të të gjitha niveleve kjo bëhet pothuajse një metodë drejtimi: zëri më i lartë zëvendëson argumentin, siguria zëvendëson dijen dhe propaganda zëvendëson të vërtetën. Të lodhur viteve, turmat mësohen ta marrin arrogancën për autoritet. Injoranti është i manipulueshëm pikërisht sepse është arrogant. Injoranca, kur vishet me arrogancë, bëhet më e rrezikshme se vetë padija. Ajo nuk kënaqet duke mos ditur - kërkon të vendosë edhe për ata që dinë.
Të bëhesh “njeri” nuk do të thotë thjesht të kesh lindur “homo sapiens”.. do të thotë të fitosh aftësinë për të dalluar të vërtetën nga ajo që dëshiron të jetë e vërtetë, të jetosh si i lirë jo vetëm të mendosh për të, të vendosësh për veten tënde dhe shoqërinë edhe kur e di se ky vendim mund të të dëmtojë.. dhe ky është një mekanizëm zhvillimi..
Shoqëria jonë nuk ka një mekanizëm kaq të bukur për ta zbuluar të vërtetën. Një komunitet i mëncur, që zvogëlohet cdo ditë ka arsyen, dijen dhe aftësinë për të dyshuar. Kur këto humbasin, arroganca e injorantit nuk është më një ves individual .. BËHET KULTURË.
Ngushëllohem periodikisht se shoqërinë apo profesionin ku punoj e kanë zhvilluar profesionistët e mënçur, që të paktën kanë dyshuar për dijet e tyre,… injoranca është ushqyer dhe ushqehet me brazdat që gjejnë të hapura.. por që nuk mbjellin dot asgjë se farërat i kanë harruar diku... dhe çfarëdo që të kenë, nuk jetojnë dot më mirë se të mënçurit pasi nuk gëzojnë dot thelbin e jetës.. librin, muzikën, pikturën.. duhen breza që muret e bardha dhe të zbazta të shtëpive ku lëvizin të mbushen me vepra që kushtojnë sa një tjetër banesë.. që s`i duhet, libri.. po se ke parë kur ke lindur … muzikën.. tallavanë e kanë.. kujtojnë se esse-ja e Erich Maria Remarch “bir.. mos e humb kurrë injorancën tende.. nuk e gjen dot më” nuk shkruhet për ta.
Ps.. mikja ime që e lexoi për herë të parë, më tha që ..do ta kuptojnë të gjithë kryesisht ata që dinë gjithshka, “injorantët”.