09/10/2026
Investimi në teknologji moderne është investim në shëndetin dhe të ardhmen e pacientëve.
Poliklinika & Laboratori Vitalab-Prishtinë vazhdon të dëshmojë përkushtimin e saj ndaj pacientëve, duke investuar vazhdimisht në teknologji të avancuara laboratorike, me synim ofrimin e rezultateve sa më të sakta, të besueshme dhe në kohë.
Pas disa vitesh përdorimi të Sebia Alegria 1 , Vitalab ka zgjedhur të vazhdojë këtë rrugëtim duke investuar edhe në Sebia Alegria 2 – një hap i rëndësishëm për zgjerimin e kapaciteteve dhe avancimin e shërbimeve laboratorike.
Për AtomMed Medical Solution, është kënaqësi dhe privilegj të jemi pjesë e këtij zhvillimi dhe të vazhdojmë të mbështesim një laborator që vendos cilësinë, inovacionin dhe kujdesin ndaj pacientit në qendër të punës së tij.
Ky investim është gjithashtu një dëshmi e besimit të ndërsjellë dhe partneritetit afatgjatë ndërmjet Vitalab dhe AtomMed.
Faleminderit Vitalab për besimin!
Së bashku, vazhdojmë të sjellim teknologji moderne dhe zgjidhje të avancuara për laboratorët dhe pacientët në Kosovë. 🤝
AtomMed Medical Solution × Vitalab × Sebia