25/06/2026
Ripostim
Funksionimi i trupit gjatë ditëve të nxehta☀️🌅
Shqetsimet e mundshme, kategoritë më të rrezikuara nga i nxehti si dhe masat parandaluese
Që trupi ynë të funksionoj normalisht duhet të ruaj një temperaturë konstante rreth 36 grad celsius. Për të evituar luhatje të mëdha të temperaturës së trupit, organizmi mbrohet nëpërmjet disa mekanizmave termo - rregullator në varësi të temperaturës së mjedisit.
Me anë të djersitjes dhe avullimit të djersës, trupi ynë humb nxehtësi. Për të ruajtur një temperaturë konstante, kapilarët në lëkurë zgjerohen dhe rrisin qarkullimin e gjakut në to duke çuar në ulje të presionit të gjakut dhe rritjen e frekuencës kardiake.
Ndërsa në ambiente të ftohta ndodh e kundërta, kapilarët ngushtohen. Në të dyja rastet pulsimet në zemër (rrahjet e zemrës) shtohen dhe mund të ketë pasoja tek pacientët me patologji kardiake.
Cilat janë simptomat tek personat që shfaqin probleme nga zemra në temperatura të larta?
Ndër më të shpeshtat nga simptomat është ndjesia e këputjes. Kjo ndodh sepse trupi humbet shumë ujë dhe elektrolite me anë të djersitjes. Por mund të kemi edhe dhimbje koke dhe marramendje. Në rastet më të rënda është dhimbja e gjoksit. Ankesë tjetër mund të jetë frymëzënja, dhimbje mbi stomak.
Çfarë duhet të bëjmë në këto raste?
Personi duhet të vendoset në një vend të freskët, të lehtësohet nga rrobat e tepërta, të konsumoj sa më shumë ujë, të freskohet me ujë të ftohtë. Por nëse këto shqetësime zgjasin më shumë se 1 orë, atëherë personi duhet të dërgohet në institucionin më të afërt shëndetsor🏥
Si duhet të veprojmë, nëse ndiejmë një dhimbje të papritur dhe të fortë të kraharorit?
Duhet shkuar menjëherë në institucion shëndetsor / Emergjencë. Ekzaminimi i parë që kryhet është elektrokardiogram (EKG). Behen edhe ekzaminime të tjera laboratorike siç janë enzimat kardiake (troponine e kreatine kinaza-MB) të cilat janë mjaft specifike, si dhe ajo që e vulos diagnozën është koronarografia.
Kategoritë më të rrezikuara nga i nxehti
- Të moshuarit mbi 65 vjeç
- Fëmijët nën moshën 5 vjeç
- Personat që vuajnë nga Diabeti
- Obezët (personat me mbipeshë)
- Gratë shtatzëna
- Personat të cilët punojnë me orë të gjata në ambiente të hapura.
- Përdoruesit e alkoolit
- Ata që nuk konsumojnë ujë mjaftueshëm
- Të sëmurët kardiakë, ata që kanë vendosur stendë, etj.
Masat Parandaluese
-Sipas mundësisë të evitohen daljet nga shtëpia në orët më të nxehta të ditës 12:00- 17:00.
-Konsumoni sa më shumë ujë.
-Vishni tesha të lehta pambuku me ngjyrë të çelët.
-Mbani kapele me ngjyrë të çelët dhe syze dielli.
-Të shmangni përdorimin e alkoolit, kafeinës si dhe sheqernat.
-Sasia e tepërt e çajit dhe e kafeinës çon në efekte diuretike (largim i tepërt i ujit dhe elektroliteve nga trupi)
-Njerëzit që janë të ekspozuar në temperatura të larta për kohë të gjatë për shkak të profesionit duhet të konsumojnë 2 gota ujë brenda orës.
-Qëndroni në ambiente të freskëta.
-Konsumoni ushqime të lehta, shmangni mishrat.