18/06/2026
🎓💐 Urime Diplomimin në Master të Farmacisë!
Me krenari dhe kënaqësi të veçantë ju njoftojmë se stafit të PLUS PHARM SH.P.K. i është bashkuar edhe një profesioniste e re e farmacisë, Mr. Ph. Medina A. Vitaku, e cila ka përfunduar me sukses studimet Master në Farmaci.
Ky sukses është rezultat i përkushtimit, punës së palodhshme dhe pasionit për profesionin fisnik të farmacistit. Jemi të lumtur që një profesioniste e tillë është pjesë e ekipit tonë dhe besojmë se njohuritë, etika dhe profesionalizmi i saj do të jenë një vlerë e shtuar për pacientët dhe komunitetin tonë.
I urojmë Medinës shumë suksese në rrugëtimin e saj profesional, shëndet, arritje dhe plot momente krenarie në shërbim të kujdesit farmaceutik.
Urime Medina! Rruga drejt suksesit sapo ka filluar. 🌹👏
Stafi i PLUS PHARM SH.P.K. – Mitrovicë 💚🏥