05/10/2026
Vaksinohu! Kundër gripit sezonal. 💉🤒🤧
Vaksina ofrohet FALAS në çdo qendër të mjekësisë familjare (QMF)! 🆓🆓🆓
Gripi sezonal shkaktohet nga viruset e gripit që barten lehtë nga personi në person, sidomos gjatë stinëve të ftohta. ❄️🌡️🥶
Ky grip mund të jetë sëmundje serioze tek të gjitha grupmoshat, e më posaçërisht për:
1️⃣ Personat mbi moshën 65 vjeçare 👴🏻👵🏻,
2️⃣ Fëmijët nga mosha 6 muajshe 👶🏻,
3️⃣ Personat me sëmundje kronike 😷,
4️⃣ Te gratë shtatëzëna 🤰🏻.
Koha ideale e vaksinimit është fundi i muajit shtator ose fillimi i muajit tetor. Megjithatë, vaksina mund të merret në çdo kohë gjatë sezonës së gripit, deri në muajin maj. 🗓️
Administrimi: Vaksina jepet si një injeksion i vetëm çdo sezonë, zakonisht në pjesën e sipërme të krahut. 💉🙍🏻♀️
Personat që duhet të konsiderojnë veten me prioritet për vaksinim, janë:
🔹Personat me sistem të dobësuar imunitar për shkak të sëmundjeve si HIV/AIDS, trajtimeve si kimioterapia ose përdorim afatgjatë i barnave steroide;
🔹Personat me probleme me zemër, si sëmundje koronare të zemrës, pamjaftueshmëri të zemrës;
🔹Personat me sëmundje të veshkave, si sëmundje kronike të veshkave, pamjaftueshmëri të veshkave;
🔹Personat me semundje të mëlçisë, si cirrozë, hepatit;
🔹Personat me gjendje ose sëmundje neurologjike, si sëmundja e Parkinsonit, skleroza multiple (MS), sëmundja e neuroneve motorike, paraliza cerebrale, personat që kanë histori të goditjes në tru;
🔹Personat me çregullime metabolike, si diabeti i tipit 1 (DM1) dhe i tipit 2 (DM2), obeziteti ekstrem (BMI=40 ose më lart);
🔹Personat që kanë probleme me frymëmarrje, si astmë, sëmundje kronike obstruktive të mushkërive, fibrozë cistike dhe emfizemë;
🔹Personat me çrregullime të gjakut, si anemia drepanocitare, heqja e shpretkës.
Efektet anësore më të shpeshta dhe të përkohshme të vaksinës përfshijnë:
01. Dhembje, skuqje ose ënjtje në vendin e injektimit,
02. Dhembje koke, dhembje e muskujve ose temperaturë të lehtë,
03. Lodhje ose plogështi e përgjithshme.
⚠️ Viruset e gripit ndryshojnë çdo vit , për këtë shkak grupet e lartëpërmendura duhet të ri-vaksinohen secilin vit.