Pinea Medical Center

Directions Website Contact the business

Pinea Medical Center Frymo shëndetshëm! 🌲

Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit  Kujdesi ndaj shëndetit tuaj fillon me hapa të thjeshtë, por ...
06/10/2026

Tetori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit

Kujdesi ndaj shëndetit tuaj fillon me hapa të thjeshtë, por të rëndësishëm. Kanceri i gjirit është një nga sëmundjet më të përhapura te gratë, por zbulimi i hershëm është çelësi për ta trajtuar me sukses. Prandaj, gjatë këtij muaji, Pinea Medical Center ju fton të kryeni kontrolle të rregullta dhe të bëni testimet e nevojshme.

Përfitoni nga check-up-et dhe testet tona të avancuara për të qenë të sigurt se jeni në rrugën e duhur për një shëndet të mirë. Kujdesuni për veten dhe për gratë që doni, sepse zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.

Na kontaktoni për më shumë informacion ose vizitoni qendrën tonë. Pinea ndodhet në rrugën “Holger Petersen” , prapa QKUK-së. kontaktoni në numrin 048185185.

Pinea i bashkëngjitet muajit të ndërgjegjësimit për kancer të gjirit – për diagnostikim, preventivë dhe për një shëndet ...
30/09/2026

Pinea i bashkëngjitet muajit të ndërgjegjësimit për kancer të gjirit – për diagnostikim, preventivë dhe për një shëndet më të mirë të gruas!

Në Pinea Medical Center, kemi përgatitur oferta ekskluzive për gratë gjatë gjithë muajit tetor:

Tumor markerët – me 50% zbritje: CEA, CA 15-3, CA 125, HE4, CA 19-9
Paketa speciale për gratë e prekura nga karcinoma e gjirit – përveç ofertave të tumor markerëve (50%) ofrohet edhe Check-up biokimik me 50% zbritje

Identifikoni, parandaloni dhe kujdesuni për shëndetin tuaj me Pinea Medical Center - Partneri juaj për një jetë të shëndetshme!

Na kontaktoni për më shumë informacion ose vizitoni qendrën tonë. Pinea ndodhet në rrugën “Holger Petersen” , prapa QKUK-së. kontaktoni në numrin 048185185.

Infeksionet parazitare shpesh kalojnë pa u vërejtur, por mund të shkaktojnë lodhje të vazhdueshme, dhimbje barku, fryrje...
20/08/2026

Infeksionet parazitare shpesh kalojnë pa u vërejtur, por mund të shkaktojnë lodhje të vazhdueshme, dhimbje barku, fryrje, diarre apo humbje në peshë.

Testi Parazitet PCR përdor teknologji molekulare për të zbuluar me saktësi praninë e parazitëve edhe kur ngarkesa është e ulët.

✅ Rekomandohet për persona me simptoma gastrointestinale të pashpjeguara
✅Persona me simptoma të vazhdueshme gastrointestinale
✅ Analizë e shpejtë, jo invazive dhe me rezultat të besueshëm

Infeksionet si Klamidia, Gonorrea, Ureaplazma, Mycoplasma, Trikomonas dhe të tjera shpesh kalojnë pa u vënë re duke rrez...
10/07/2026

Infeksionet si Klamidia, Gonorrea, Ureaplazma, Mycoplasma, Trikomonas dhe të tjera shpesh kalojnë pa u vënë re duke rrezikuar shëndetin riprodhues dhe partnerin.

STD Paneli PCR përdor teknologjinë më të avancuar për të identifikuar materialin gjenetik të patogjenëve në një fazë shumë të hershme.

Rekomandohet për:
✅ Persona seksualisht aktivë
✅ Kontroll pas kontakteve të rrezikshme
✅ Çifte që planifikojnë shtatzëni
✅ Simptoma të pashpjegueshme në traktin urinar/gjenital

Parandalimi fillon me informimin!

Tuberkulozi latent (TBC latente) shpesh kalon pa simptoma dhe mbetet i padiagnostikuar për vite me radhë, duke rrezikuar...
09/06/2026

Tuberkulozi latent (TBC latente) shpesh kalon pa simptoma dhe mbetet i padiagnostikuar për vite me radhë, duke rrezikuar zhvillimin e formave aktive të sëmundjes dhe përhapjen e saj te të tjerët.

Quantiferon Gold TB Plus është testi më i avancuar në botë për diagnostikimin e infeksionit latent me tuberkuloz.

Për herë të parë në Kosovë, Pinea e sjell këtë test në bashkëpunim me Qiagen & Diasorin, me platformën e vetme të certifikuar në vend – njësoj si në laboratorët e Europës dhe Amerikës.

Rekomandohet për:
Persona që kanë qenë të ekspozuar ndaj TBC
Personel shëndetësor
Persona që planifikojnë terapi imunosupresive
Migrantë nga vende me prevalencë të lartë të TBC

Një analizë e thjeshtë gjaku që jep një përgjigje të saktë, pa interferencën e vaksinës BCG.

Përdorur ndërkombëtarisht si standardi i artë në diagnozë, tani edhe në Kosovë, në Pinea!

Mos injoro lodhjen, mpirjen, turbullimin e shikimit, ato mund të jenë më shumë se thjesht stres.Skleroza Multiple (SM) ë...
29/05/2026

Mos injoro lodhjen, mpirjen, turbullimin e shikimit, ato mund të jenë më shumë se thjesht stres.
Skleroza Multiple (SM) është një sëmundje kronike e sistemit nervor qendror që prek të rinjtë, veçanërisht gratë, dhe mund të ndryshojë rrjedhën e jetës nëse nuk diagnostikohet me kohë.
Tek Pinea, i japim rëndësi simptomave që shpesh injorohen.
Diagnostikimi i hershëm, analizat për sëmundje autoimune dhe konsultat neurologjike mund të bëjnë diferencën në cilësinë e jetës.

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për metabolizmin, energjinë, shëndetin hormonal, dhe ndikon në funksionimin e pothuajs...
25/05/2026

Gjëndra tiroide është përgjegjëse për metabolizmin, energjinë, shëndetin hormonal, dhe ndikon në funksionimin e pothuajse çdo sistemi në trupin tuaj. Çrregullimet e saj shpesh mbeten të padiagnostikuara për vite!

Me rastin e kësaj dite, përfito nga:
🔹 50% zbritje në panelin e tiroides (TSH, fT4, fT3) gjatë gjithë javës

Mos e neglizho lodhjen, shtimin në peshë apo ndryshimet e humorit, mund të jenë sinjale të tiroides.

Vuani nga alergjitë sezonale, ushqimore apo ndaj substancave të tjera?Dr. Saranda Gashi-Ibraj, alergologe e specializuar...
15/05/2026

Vuani nga alergjitë sezonale, ushqimore apo ndaj substancave të tjera?
Dr. Saranda Gashi-Ibraj, alergologe e specializuar, ofron diagnostikim të saktë dhe trajtim të personalizuar për të gjitha llojet e alergjive, duke ju ndihmuar të përmirësoni cilësinë e jetës suaj!
Shërbimet përfshijnë:
Konsultë alergologjike për identifikimin e alergjive
Teste të avancuara për mbi 300 alergjenë
Plan trajtimi i personalizuar bazuar në nevojat tuaja
Rezervoni tani një konsultë me Dr. Saranda Gashi-Ibraj dhe bëni hapin e parë drejt një jete pa shqetësime alergjike!

Nëse vuani nga simptoma të përsëritura si rrufë alergjike, skuqje të lëkurës, frymëmarrje të vështirësuar apo probleme t...
13/05/2026

Nëse vuani nga simptoma të përsëritura si rrufë alergjike, skuqje të lëkurës, frymëmarrje të vështirësuar apo probleme të tretjes – mund të jetë një alergji e padiagnostikuar.

Pinea sjell për herë të parë testin më të avancuar molekular për alergji, me mbi 300 alergjenë dhe nënllojët e tyre të analizuar në detaje:
Ushqime
Polenë
Pluhur, kafshë, myk
Alergenë të kombinuar (miksime të ndërlikuara)

Testi ndihmon në:
Zbulimin e saktë të shkaktarëve alergjikë
Diferencimin e alergjisë reale nga sensibilizimi
Planifikimin e një trajtimi të personalizuar

Rezervo tani për një vlerësim të plotë alergologjik – dhe merr kontrollin mbi shëndetin tënd!

R reth 1 në 5 nëna përjeton probleme të shëndetit mendor pas lindjes, përfshirë depresionin postRreth 1 në 5 nëna përjet...
07/05/2026

R reth 1 në 5 nëna përjeton probleme të shëndetit mendor pas lindjes, përfshirë depresionin postRreth 1 në 5 nëna përjeton probleme të shëndetit mendor pas lindjes, përfshirë depresionin post dhe ankthin.

Kujdesi për mirëqenien emocionale të nënës nuk është vetëm për të, por edhe për mirërritjen e foshnjës.

Dita botërore e shëndetit mendor të nënës (7 Maji) na kujton rëndësinë e vëmendjes, mbështetjes dhe kontrollit të hershëm.

🩺 Kujdesi fillon me një bisedë dhe një kontroll të thjeshtë!

Address

Holger Petersen, H-89, Lok 77
Pristina
10000

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Pinea Medical Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Pinea Medical Center:

Shortcuts

Share