24/06/2026
Qershori është Muaji i Ndërgjegjësimit për Skoliozën
Gjatë muajit qershor, organizata të ndryshme mjekësore, institucionet shëndetësore dhe shkollore në mbarë botën organizojnë fushata ndërgjegjësuese për identifikimin dhe diagnostikimin e hershëm të skoliozës. Zbulimi i hershëm është një nga faktorët më të rëndësishëm në parandalimin e progresit të deformimit të shtyllës kurrizore dhe në përmirësimin e rezultateve të trajtimit.
Trajtimi fizioterapeutik, përmes ushtrimeve specifike për skoliozën, luan një rol kyç në menaxhimin e saj. Sa më herët të identifikohet skolioza, aq më të mëdha janë mundësitë që trajtimi konservativ të ndihmojë në parandalimin e përkeqësimit dhe në korrigjimin e deformimit.
Identifikimi i hershëm dhe trajtimi i duhur bëjnë diferencën. Nëse vëreni ndryshime në qëndrimin e fëmijës suaj, konsultohuni me kohë me profesionistët e fizioterapisë.