Midlifeglow Me Linden

Directions Contact the business

Midlifeglow Me Linden � Women Midlife Practitioner & Advocate
� Certified in Midlife & Menopause Women’s Health

A e ke menduar ndonjëherë që njerëzit që ke afër mund të ndikojnë edhe në mënyrën si plaket trupi yt?Një studim i publik...
08/11/2026

A e ke menduar ndonjëherë që njerëzit që ke afër mund të ndikojnë edhe në mënyrën si plaket trupi yt?

Një studim i publikuar në PNAS (2026), me 2,345 të rritur, gjeti se marrëdhëniet që shkaktojnë stres të përsëritur lidhen me plakje biologjike më të shpejtë.

📌 Por kujdes: 15 muaj moshë biologjike më e lartë nuk do të thotë 15 muaj jetë më pak. Studimi tregon një lidhje, jo se këto marrëdhënie e shkaktojnë drejtpërdrejt plakjen.

Në midlife flasim shumë për ushqimin, hormonet dhe aktivitetin fizik. Por sa shpesh mendojmë për ndikimin që kanë marrëdhëniet tona në shëndet?

❤️ Kujdesu jo vetëm për trupin tënd, por edhe për qetësinë tënde.

Po ti, a mendon se marrëdhëniet ndikojnë në shëndetin tonë?

📚 Burimi: Negative social ties as emerging risk factors for accelerated aging, inflammation, and multimorbidity. PNAS, 2026.

05/11/2026

“S’kam kohë me ushtru!”

Po nëse nesër duhet me gjet kohë për mjekë, analiza, dhimbje e trajtime?

Për gjithçka tjetër gjejmë kohë, por veten shpesh e lëmë për në fund.

Nuk të duhet palestër, as shumë pajisje. Fillo me 10–15 minuta në shtëpi.

Aktiviteti fizik nuk na mbron nga çdo sëmundje, por është një nga investimet më të mira për shëndetin tonë.

Mos prit derisa shëndeti të të kujtojë sa e rëndësishme je edhe ti!

02/11/2026

Migrena po të shfaqet më shpesh pas të 40-ave?

Ndoshta nuk është rastësi! Luhatjet hormonale gjatë perimenopauzës mund të ndikojnë në migrenë.

A e ke vërejtur edhe ti këtë ndryshim?

Më ndiq për më shumë informacione për shëndetin e femrës në midlife.

Sa shpesh kujdesemi për gjithçka dhe për të gjithë, ndërsa veten e lëmë për më vonë?Këtë muaj, provo të ndryshosh diçka ...
31/10/2026

Sa shpesh kujdesemi për gjithçka dhe për të gjithë, ndërsa veten e lëmë për më vonë?

Këtë muaj, provo të ndryshosh diçka të vogël. Jo gjithçka përnjëherë. Vetëm një gjë që të bën mirë ty.

Sepse kujdesi për veten nuk është luks, është pjesë e shëndetit tënd.

Ruaje këtë postim dhe ktheju gjatë muajit.

Me cilën nga këto 5 gjëra do të fillosh?

❤️💞❤️

29/10/2026

🥯 Bagels me leblebi, avokado dhe tuna

Një ide e shijshme dhe ushqyese për mëngjes ose drekë, me fibra, proteina dhe yndyrna të shëndetshme.

Përbërësit për 6 bagels

1 konservë leblebi (425 g, bashkë me lëngun)

160 ml qumësht

3 gota miell

1 lugë gjelle pluhur për pjekje

2 lugë gjelle vaj ulliri

1 lugë çaji kripë

Përgatitja

Përziej të gjithë përbërësit në një enë.

Punoje masën derisa të formohet një brumë i butë.

Ndaje në 6 pjesë dhe formo bagels me vrimë në mes.

Piqi në 200°C për 20–25 minuta, derisa të marrin ngjyrë të artë.

Për mbushjen

Avokado e shtypur

Tuna

Pak senf (mustardë)

Pak majonezë

Qepë e kuqe e grirë imët

Tranguj të freskët

Përgatitja e mbushjes:

Prite bagelin në mes dhe lyeje fillimisht me avokado të shtypur.

Përziej tunën me pak senf, majonezë dhe qepë të kuqe të grirë imët.

Vendose përzierjen e tunës mbi avokado.

Në fund shto feta trangujsh të freskët.

Pse është një zgjedhje e mirë?

✅ Proteina – tuna dhe leblebitë kontribuojnë në ruajtjen e masës muskulore.

✅ Fibra – leblebitë dhe avokadoja ndihmojnë tretjen dhe ngopjen.

✅ Yndyrna të shëndetshme – avokadoja dhe vaji i ullirit mbështesin shëndetin e zemrës.

✅ Vakt i balancuar – kombinon proteina, karbohidrate, fibra dhe yndyrna të pangopura.

Një mënyrë e thjeshtë për të përgatitur një vakt të shijshëm dhe ushqyes! 💚

26/10/2026

“Pse po më nervozojnë të gjithë?”

Ndonjëherë nuk është vetëm karakteri apo “nervoza”. Në perimenopauzë, hormonet, gjumi i dobët, lodhja dhe stresi mund ta ulin pragun e durimit.

Kur e kupton çka po të ndodh, e menaxhon më mirë — dhe edhe të tjerët të kuptojnë më mirë.
Më ndiq për më shumë rreth perimenopauzës, menopauzës dhe midlife.

17/10/2026

Po sikur ecjen e zakonshme ta kthesh në një sfidë më të madhe për trupin?

Jeleku me pesha po bëhet gjithnjë e më i popullarizuar, sidomos te femrat në midlife. Dhe jo pa arsye!

Duke shtuar ngarkesë gjatë ecjes, mund të rrisim intensitetin e aktivitetit, shpenzimin e energjisë dhe sfidën për muskujt tanë.

Një mënyrë interesante për t'i dhënë ecjes një dimension tjetër!

Sigurisht, rëndësi ka të fillojmë me peshë të lehtë dhe ta rrisim gradualisht.

Po ju, a do ta provonit ecjen me jelek me pesha?

❤️

14/10/2026

Më 20 tetor flasim hapur për perimenopauzën dhe menopauzën!

Seminari është FALAS, fizikisht ose online.

Vendet në sallë janë të kufizuara! Mos e lër për minutën e fundit!

Regjistrohu TANI! 🔗 Linku në bio ose na shkruaj në mesazh!

Nuk ke nevojë të jesh në menopauzë për të filluar të informohesh për të!Perimenopauza dhe menopauza janë faza natyrale t...
13/10/2026

Nuk ke nevojë të jesh në menopauzë për të filluar të informohesh për të!

Perimenopauza dhe menopauza janë faza natyrale të jetës së femrës, por ende shoqërohen me shumë pyetje, paqartësi dhe tabu.

Prandaj, më 20 tetor ju ftojmë të flasim hapur, me informacione të bazuara në evidencë shkencore, për ndryshimet hormonale, ushqyerjen dhe kujdesin për shëndetin tonë.

20 tetor | Ora 18:00
Hotel Mercure & Online përmes Zoom

Pjesëmarrja është FALAS!

Për regjistrim, klikoni linkun në bio ose na shkruani në mesazh privat dhe jua dërgojmë linkun.

Sepse të informohesh sot, do të thotë të kujdesesh më mirë për veten nesër.

12/10/2026

“Jo bre, hala e re jam për perimenopauzë!”

Pse ende e lidhim perimenopauzën me plakjen?

Është koha të flasim hapur, pa tabu dhe pa paragjykime!

Për këtë do të flasim në seminarin tonë më 20 tetor, ora 18:00.

Pjesëmarrja FALAS, fizikisht ose online.

Regjistrohu përmes linkut në BIO!

Address

Rr. Bill Clinton
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Midlifeglow Me Linden posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Midlifeglow Me Linden:

Shortcuts

Share

Nearby health & beauty businesses