Nurse Audit KS

Directions

Nurse Audit KS Everyone

Kjo është një platfotmë e re, secili infermier / e ka mundësine të shpalos sfidat, problematikat dhe alternativat se si ka mundësi që situata aktuale e infermierëve në Kosovë të përmirësohet, ndërsa me shpresë që të arrijmë një unitet.

25/09/2026

💉 Dhoma e Terapisë dhe Lidhëtorja

Pas çdo kontrolli mjekësor, shpesh është kujdesi infermieror ai që vazhdon trajtimin.

Në Intervencën dhe Lidhëtoren e Mjekësisë Familjare në QKMF Obiliq, stafi ynë infermieror çdo ditë kujdeset për pacientët përmes shërbimeve të ndryshme, duke përfshirë:

💉 Dhënien e injeksioneve
💧 Administrimin e infuzioneve
🩹 Pastrimin dhe trajtimin e plagëve
🩺 Kujdesin dhe monitorimin e pacientëve sipas nevojës
👩‍⚕️ Këshillimin dhe përkujdesjen infermierore

Pas çdo shërbimi qëndron kujdesi, profesionalizmi dhe përkushtimi i stafit tonë infermieror.

👏 Sot duam t'i falënderojmë për punën e tyre të përditshme dhe për kujdesin që u ofrojnë qytetarëve tanë.

QKMF Obiliq – kujdesi për pacientin, nga vizita deri te trajtimi. ❤️

Secilën herë që QKUK i shpall statistikat asnjëhrë nuk përmenden intervenimet infermirore. Sigurisht kanë frikën që shër...
24/09/2026

Secilën herë që QKUK i shpall statistikat asnjëhrë nuk përmenden intervenimet infermirore. Sigurisht kanë frikën që shërbimet mjekësore mbesin 0.

Njihuni me fizioterapeutin Amir Halimi Një falënderim i veçantë për Amir Halimin, fizioterapeut në Banja Nëna Naile - Kl...
08/09/2026

Njihuni me fizioterapeutin Amir Halimi

Një falënderim i veçantë për Amir Halimin, fizioterapeut në Banja Nëna Naile - Kllokot, për punën e tij të shkëlqyer dhe përkushtimin ndaj pacientëve.

Amiri dallohet për profesionalizmin, korrektësinë, respektin dhe humanizmin që tregon në çdo moment. Me durim, buzëqeshje dhe përkujdesje, ai arrin t’u japë pacientëve jo vetëm trajtim profesional, por edhe besim, motivim dhe shpresë gjatë procesit të rehabilitimit.

Një fizioterapeut i dashur për pacientët, i respektueshëm me kolegët dhe mbi të gjitha një profesionist që e ushtron punën me zemër.

Respekt dhe mirënjohje për punën tënde, Amir! Vazhdofsh të jesh shembull i një profesionisti të përkushtuar dhe human.

Falemnderit për shërbimin infermieres Lumnije Avdiu ndërsa familjes ngushëllime dhe të jenë krenar me të për angazhimin ...
08/09/2026

Falemnderit për shërbimin infermieres Lumnije Avdiu ndërsa familjes ngushëllime dhe të jenë krenar me të për angazhimin dhe punën e saj në shërbim të qytetarëve.

O ARBEN, PSE JO EDHE PËR INFERMIERËT !?Vendimi i Ministrit Arben Vitia për ndarjen e vetëm 150€ ndihmë shtesë për mjekët...
07/09/2026

O ARBEN, PSE JO EDHE PËR INFERMIERËT !?

Vendimi i Ministrit Arben Vitia për ndarjen e vetëm 150€ ndihmë shtesë për mjekët specialistë që punojnë në sistemin publik është një veprim që i lë anash infermierët dhe profesionistët e tjerë shëndetësorë, të cilët janë gjithashtu pjesë kyçe e këtij sistemi dhe përballen me sfida të shumta çdo ditë.

Është e papranueshme që në një kohë kur nevojat për shëndetësi janë të mëdha, të shohim një ndarje të tillë jo të barabartë dhe të pandershme. Infermierët dhe i gjithë stafi shëndetësor po luftojnë çdo ditë për të siguruar kujdes cilësor për qytetarët dhe ata meritojnë të trajtohen me respekt dhe vlerësim të barabartë.

Një Ministër i mirëfilltë i Shëndetësisë së Republikës së Kosovës do e rishikonte këtë vendim dhe do të siguroohej që çdo profesionist shëndetësor, pavarësisht nga pozicioni i tij, të marrë mbështetjen dhe vlerësimin që i takon.

Mirëpo një ministër si Arben Vitia i cili duket të jetë më shumë Ministër i Shëndetësisë së partisë nuk e lodhë kokën fare për infermierët

Është koha për të ndërtuar një sistem shëndetësor që respekton dhe vlerëson të gjithë punonjësit e tij, për të siguruar shëndetësi të denjë për të gjithë qytetarët.

Enlirat Duraku

03/10/2024

QKUK

Thashethëme apo jo ? Mbetet të konfirmohet.
26/09/2024

Thashethëme apo jo ? Mbetet të konfirmohet.

Address

Prishtinë
Pristina
10000

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Nurse Audit KS posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share