Hera Medical Center

Directions Contact the business

Hera Medical Center Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Hera Medical Center, Medical Service, Rruga Ymer Aliu Z12-Z 13, Pristina.

Hera Medical Center është qendër e specializuar për diagnostikim me Ultrazë, Stomatologji dhe Estetikë faciale.
📞Për caktimin e terminit kontaktoni ose shkruani mesazh në nr: 049 193 445/ 044 193 445 prej ores 11:00-16:00 (hënë-shtunë).

30/10/2026

🎀 TETORI PO PËRFUNDON, POR KUJDESI PËR SHËNDETIN TUAJ NUK DUHET TË NDËRPRITET! 💗

Në këtë video, Prof. Dr. Emine Disha – Radio-Onkologe dhe eksperte e ultrazërit, ndan mesazhin e saj për rëndësinë e kontrolleve të rregullta të gjirit dhe kujdesit të vazhdueshëm për shëndetin e çdo gruaje.
🎀 Parandalimi fillon me vetëdijesimin, ndërsa kujdesi vazhdon gjatë gjithë vitit.
Mos prit tetorin e ardhshëm për të menduar për shëndetin tënd! 💗 Edhe nëse nuk ke simptoma, konsultohu me mjekun për të përcaktuar ekzaminimet që të nevojiten.
💗 Kujdesu për veten. Mos e shty kontrollin. Shëndeti yt ka rëndësi çdo ditë!
📍Hera Medical Center
📞044/049-193445 Prof.Dr.Emine Devolli Disha 🎀🎀

27/10/2026

🙍‍♂️🙍‍♀️A të gjakosin mishrat e dhëmbëve gjatë larjes? Mos e injoro këtë shenjë!

👎🏼 Gjakderdhja e mishrave nuk është normale dhe shpesh lidhet me grumbullimin e pllakës bakteriale, gurëzave të dhëmbit dhe inflamacionin e mishrave të dhëmbëve. Edhe larja jo e duhur mund të kontribuojë në këtë problem.

👍🏻✨ Zgjidhja fillon me higjienën e duhur orale, pastrimin profesional te stomatologu dhe kontrollin për të vlerësuar gjendjen e mishrave. Sa më herët të identifikohet shkaktari, aq më lehtë mund të trajtohet problemi.
👩‍⚕️ Dr. Fatbardhë Gashi, në Hera Medical Center, ju ndihmon të kujdeseni për shëndetin e mishrave dhe të buzëqeshni pa shqetësime. 🤍
🗓️Për caktimin e konsultës, kontaktoni në numrin: 049 193 445

🦷🚨 KUR ISHTE HERA E FUNDIT QË I KONTROLLUAT DHËMBËT? Problemet dentare nuk japin gjithmonë shenja paralajmëruese!A e din...
25/10/2026

🦷🚨 KUR ISHTE HERA E FUNDIT QË I KONTROLLUAT DHËMBËT? Problemet dentare nuk japin gjithmonë shenja paralajmëruese!

A e dini se shumë probleme të shëndetit oral mund të zhvillohen pa dhimbje dhe pa simptoma të dukshme? Pikërisht për këtë arsye, kontrollet e rregullta stomatologjike janë çelësi i parandalimit dhe diagnostikimit të hershëm!

⏳ Vetëm një kontroll sot mund t'ju kursejë trajtime të komplikuara dhe shpenzime të panevojshme nesër!

Në Hera Medical Center, mund të realizoni një kontroll të detajuar stomatologjik tek Ass. Dr. Sc. Visar Disha, specialist në tri fusha të stomatologjisë:

🔹 Ortodonci dhe Ortopedi të Nofullave – diagnostikimi dhe korrigjimi i anomalive të pozicionimit të dhëmbëve dhe nofullave.

🔹 Kirurgji Orale me Implantologji – trajtime kirurgjikale dhe rehabilitim me implante dentare.

🔹 Protetikë Stomatologjike – rikthimi i funksionit, estetikës dhe harmonisë së buzëqeshjes.

✨ Tri fusha specializimi. Një vlerësim gjithëpërfshirës i shëndetit tuaj oral!

📅 Kontrollet stomatologjike rekomandohen në intervale të përshtatura sipas nevojave individuale, shpesh çdo gjashtë muaj, për të identifikuar problemet përpara se ato të përparojnë.

❗ Mos prisni derisa dhimbja t'ju detyrojë të vizitoni stomatologun! Ass. Dr. Sc. Visar Disha

🥰🧑‍🧑‍🧒‍🧒Prindërit gjithmonë duan më të mirën për fëmijët andaj kujdesi shëndetësor cilësor ndaj tyre, nuk duhet të mungo...
23/10/2026

🥰🧑‍🧑‍🧒‍🧒Prindërit gjithmonë duan më të mirën për fëmijët andaj kujdesi shëndetësor cilësor ndaj tyre, nuk duhet të mungojë asnjëherë.

👶🍀Vizita e parë stomatologjike rekomandohet brenda 6 muajve nga dalja e dhëmbit të parë. Kontrolli i hershëm na ndihmon të vlerësojmë zhvillimin e dhëmbëve, të identifikojmë shenjat e para të kariesit dhe t’i udhëzojmë prindërit për higjienën e duhur, ushqyerjen dhe parandalimin e prishjes së dhëmbëve.

👩‍⚕️Dr. Fatbardhë Gashi ju mirëpret në Hera Medical Center, ku kujdesi për buzëqeshjen e fëmijës suaj fillon që në vizitat e para. 🪥✨

Sa më herët të krijohet një përvojë pozitive me stomatologun, aq më lehtë fëmija mund ta pranojë kujdesin për dhëmbët pa frikë. 💙

Për caktimin e terminit, kontaktoni në:
☎️ 049 193 445

🚨 Dhimbja e gjirit nuk duhet injoruar! 😳 Ja kur duhet të bëni ultrazërin e gjirit 🩺🎀Dhimbja e gjirit është një nga simpt...
20/10/2026

🚨 Dhimbja e gjirit nuk duhet injoruar! 😳 Ja kur duhet të bëni ultrazërin e gjirit 🩺🎀

Dhimbja e gjirit është një nga simptomat më të shpeshta te gratë dhe shpesh lidhet me ndryshimet hormonale gjatë ciklit menstrual. 🌸

Megjithatë, nëse dhimbja zgjat më shumë se 2 javë ose shoqërohet me një masë të prekshme, është e rëndësishme të bëhet një vlerësim mjekësor. 🩺 Ultrazëri i gjirit ndihmon në vlerësimin e formacioneve dhe në dallimin e karakteristikave të tyre beninje apo të dyshimta.

🔎 Kur rekomandohet ultrazëri i gjirit?

✅ Te gratë nga mosha 25 vjeçare një herë në vit, sidomos nese kanë histori familjare të kancerit të gjirit.

✅ Te gratë me ind të dendur gjëndror të gjirit.

✅ Te gratë që marrin terapi hormonale

✅ Te gratë shtatzëna dhe te nënat gjidhënse pasi është metodë e sigurt dhe nuk ka rrezatim jonizues. 🤰

✅ Te meshkujt që vërejnë ndryshime në gjinjë.

✅ Te gratë me implante silikoni në gjinjë.

🔬 Për çfarë tjetër shërben ultrazëri i gjirit?

Ndihmon në udhëheqjen e biopsive dhe procedurave diagnostikuese citologjike dhe histologjike.
Përdoret gjatë procedurave terapeutike, si zbrazja e cistave, absceseve, seromave etj.
Pas ndërhyrjeve kirurgjikale, ndihmon në vlerësimin e komplikacioneve pas operacionit si dhe ne zbulimin e rikthimit te tumorit dhe vlerësimin e përhapjes së sëmundjes në nyjet limfatike të nënsqetullës dhe në regjionin mbi dhe nën klavikulë.
💗 Mos prisni që një shqetësim i vogël të bëhet arsye për t'u shqetësuar më shumë! Kontrollat e duhura dhe vlerësimi në kohë janë hapa të rëndësishëm për shëndetin e gjirit. Prof.Dr.Emine Devolli Disha 🎀

🦷🚨 NJË ËNJTJE E VOGËL PRANË DHËMBIT, POR NJË PROBLEM SHUMË MË I MADH NË KOCKË! 😱⚠️ A e dini se një lezion cistik mund të...
18/10/2026

🦷🚨 NJË ËNJTJE E VOGËL PRANË DHËMBIT, POR NJË PROBLEM SHUMË MË I MADH NË KOCKË! 😱

⚠️ A e dini se një lezion cistik mund të zhvillohet rreth rrënjës së dhëmbit dhe të shkaktojë dëmtim të kockës së nofullës, ndonjëherë edhe pa dhimbje?

👩‍⚕️ Një paciente u paraqit në HERA Medical Center pasi kishte vërejtur një ënjtje në nofullën e poshtme, pranë njërit prej dhëmbëve.

🔎 Pas ekzaminimit specialistik nga kirurgu oral Ass. Dr. Sc. Visar Disha, u konstatua prania e një lezioni cistik në majën e rrënjës së dhëmbit, i cili kishte shkaktuar dëmtim të indit kockor përreth.

👨‍⚕️ Si u trajtua rasti?

✅ Lezioni cistik u largua me sukses përmes intervenimit kirurgjik oral.

✅ Në zonën e dëmtuar u vendos kockë artificiale (material zëvendësues kockor) për të mbështetur rigjenerimin e kockës.

✅ U aplikua membranë PRF (Platelet-Rich Fibrin), e përgatitur nga gjaku i vetë pacientes, për të ndihmuar procesin natyral të shërimit të indeve.

🦷 Çfarë ndodh më pas?

Pas periudhës së shërimit dhe vlerësimit të rigjenerimit kockor, pacientja planifikohet të vazhdojë trajtimin me vendosjen e implanteve dentare.

💡 MOS E INJORONI NJË ËNJTJE PRANË DHËMBIT!

Edhe një ndryshim i vogël mund të jetë shenjë e një problemi që kërkon trajtim specialistik. Diagnostikimi i hershëm mund të ndihmojë në parandalimin e komplikimeve të mëtejshme.

📩 Na kontaktoni për të caktuar konsultën tuaj specialistike! 049/193-445; 044/559-287 Ass. Dr. Sc. Visar Disha

🦷👦🏼👧🏼A mund t’ia parandalojmë fëmijëve prishjen e dhëmbëve para se ajo të fillojë? 👀😣😬 Dhëmbët e parë të përhershëm kanë...
16/10/2026

🦷👦🏼👧🏼A mund t’ia parandalojmë fëmijëve prishjen e dhëmbëve para se ajo të fillojë? 👀
😣😬 Dhëmbët e parë të përhershëm kanë nevojë për mbrojtje të veçantë, sepse brazdat e tyre mund ta bëjnë më të vështirë pastrimin dhe të favorizojnë grumbullimin e mbetjeve ushqimore e zhvillimin e kariesit.
✨ 👉🏻Vulosja e dhëmbëve është një metodë parandaluese që krijon një shtresë të hollë mbrojtëse në sipërfaqen përtypëse të dhëmbëve, duke ndihmuar në parandalimin e prishjes së tyre. Procedura është e shpejtë, pa dhimbje dhe nuk kërkon shpimin e dhëmbit.
👩‍⚕️Në Hera Medical Center, Dr. Fatbardhë Gashi kujdeset që fëmijët të përfitojnë nga masat parandaluese në kohën e duhur, për t’i ndihmuar të rriten me dhëmbë sa më të shëndetshëm.

🧚🏻‍♂️💙 Sepse kujdesi më i mirë për dhëmbët e fëmijëve fillon me parandalimin, jo me trajtimin e prishjeve.
Për caktimin e terminit, kontaktoni në numrin:
049 193 445

🦷 Kirurgjia dentare, me më shumë precizitet dhe kujdes! ✨A e keni dëgjuar për PIEZOKIRURGJINË? 🔬 Teknologjia moderne që ...
14/10/2026

🦷 Kirurgjia dentare, me më shumë precizitet dhe kujdes! ✨

A e keni dëgjuar për PIEZOKIRURGJINË? 🔬 Teknologjia moderne që mundëson ndërhyrje kirurgjikale me precizitet të lartë dhe ndihmon në ruajtjen e indeve të shëndetshme.

✅ Më shumë precizitet kirurgjik ✅ Mundësi për më pak ënjtje dhe shqetësime pas ndërhyrjes ✅ E dobishme në heqjen e dhëmbëve të pjekurisë dhe vendosjen e implanteve dentare

📍 Në Hera Medical Center, kujdesi juaj oral është në duar profesionale!

👨‍⚕️ Ass. Dr. Sc. Visar Disha Kirurg Oral – Implantolog

📩 Na kontaktoni në Hera Medical Center për konsultë dhe informim rreth trajtimeve që ju përshtaten!

Ass. Dr. Sc. Visar Disha

13/10/2026

🎀 NJË NDRYSHIM NË GJI MUND TË JETË ATY… EDHE KUR TI NUK E NDJEN! ⚠️

A e dini se disa ndryshime në indin e gjirit mund të zhvillohen pa dhimbje dhe pa simptoma të dukshme?

Në kuadër të Tetorit Rozë – Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, 👩‍⚕️ Prof. Dr. Emine Disha, eksperte e ultrazërit në HERA Medical Center, shpjegon rëndësinë e ultrazërit të gjirit në identifikimin dhe vlerësimin e hershëm të ndryshimeve në indin e gjirit. 📹 Ndiqeni videon dhe dëgjoni këshillat e Prof. Dr. Emine Dishës. 📍 HERA Medical Center
📩 Rezervoni konsultën tuaj dhe informohuni për ekzaminimin e duhur për ju! 📞044/049- 193 445 Prof.Dr.Emine Devolli Disha

🚨 Zgjohesh me dhimbje koke apo nofull të lodhur? Shkaku mund të jetë bruksizmi! 😬Kërcitja dhe shtrëngimi i dhëmbëve gjat...
11/10/2026

🚨 Zgjohesh me dhimbje koke apo nofull të lodhur? Shkaku mund të jetë bruksizmi! 😬
Kërcitja dhe shtrëngimi i dhëmbëve gjatë gjumit mund të dëmtojnë dhëmbët dhe të shkaktojnë shqetësime në nofull.
🦷 Zgjidhja? Një splint i personalizuar!
Në Hera Medical Center, nën kujdesin e 👨‍⚕️Ass. Dr. Sc. Visar Disha, specialist i protetikës stomatologjike, përgatisim splinta profesionale të përshtatura sipas dhëmbëve dhe nevojave tuaja, për të ndihmuar në mbrojtjen e dhëmbëve dhe lehtësimin e presionit mbi nofullën.
✨ Mos i neglizho shenjat! Një vizitë te specialisti i protetikës mund të jetë hapi i parë drejt mbrojtjes së buzëqeshjes suaj.

📍 Vizitoni Hera Medical Center dhe zbuloni zgjidhjen e përshtatur për ju!
📞049 193 445 Ass. Dr. Sc. Visar Disha

Address

Rruga Ymer Aliu Z12-Z 13
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 08:00 - 18:00
Tuesday 08:00 - 18:00
Wednesday 08:00 - 18:00
Thursday 08:00 - 18:00
Friday 08:00 - 18:00
Saturday 10:00 - 17:00

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Hera Medical Center posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Hera Medical Center:

Shortcuts

Share