Akademia e Rukjes

Call Directions

Akademia e Rukjes Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Akademia e Rukjes, Medical and health, Nazim Gafurri, Pristina.

26/03/2026
15/03/2026

Nata e Kadrit 🌙✨

Natë më me vlerë se një mijë muaj!
Natë në të cilën përcaktohen të gjitha çështjet e robërve dhe shpërndahet falje e madhe.

Aishja (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se si e ka pyetur të Dërguarin e Allahut dhe thotë:
“I thashë: ‘O i Dërguari i Allahut, nëse e di se është Nata e Kadrit, çfarë duhet të them në të?’
Ai tha:
Thuaj: Allahumme inneke Afuvun, tuhibbul afve feafu anni.
(O Allah, Ti je Falës, e do faljen, andaj më fal mua).”

— Hadith Sahih (Tirmidhiu, ibn Maxheh dhe të tjerë)

15/02/2026

Dhikri gjatë hyrjes në shtëpi

بِسْمِ اللَّهِ وَلَجْنَا، وَبِسْمِ اللَّهِ خَرَجْنَا، وَعَلَىٰ رَبِّنَا تَوَكَّلْنَا

Bismilahi velexhna, ve bismilahi haraxhna, ve ala rabbina tevekkelna

Në emrin e Allahut hymë dhe në emrin e Allahut dalim, dhe tek Zoti ynë mbështetemi!

(Transmeton Ebu Davudi, hadithi nr. 5096)

I Dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:
“Kur njeriu hyn në shtëpinë e tij dhe përmend Allahun gjatë hyrjes dhe gjatë ngrënies, shejtani thotë: ‘Nuk ka vend për ju për të fjetur dhe as darkë.’
Por nëse hyn dhe nuk e përmend Allahun gjatë hyrjes, shejtani thotë: ‘Gjetët vend për të fjetur.’
Dhe nëse nuk e përmend Allahun gjatë ngrënies, ai thotë: ‘Gjetët vend për të fjetur dhe për të ngrënë.’”

(Transmeton Muslimi, hadithi nr. 2018)

08/02/2026

Lutja për pasardhës

رَبِّ لَا تَذَرْنِي فَرْدًا وَأَنتَ خَيْرُ الْوَارِثِينَ
Kur’an (21:89)

Rabbi la tedherni ferda, ve ente hajrul varithiin!

“O Zoti im, mos më lë të vetmuar, e Ti je Trashëguesi më i mirë!”

Profeti Zekerija (alejhisselam) edhe pse në moshë të shtyer, kërkoi nga Allahu që të mos e lë të vetëm e t’i dhurojë fëmijë. Ai iu përgjigj dhe i dha atij një djalë shumë të veçant, profetin Jahja (alejhisselam).

Kur’ani është i mbushur përplotë me histori të profetëve, ku na tregon për edukatën e tyre në lutje; ata patën shpresë të palëkundur, na mësuan të kemi mendim të mirë për Zotin tonë, bindje se Allahu dëgjon, përgjigjet, dhe ka fuqi mbi gjithçka!

O Allah, begato me pasardhës të mirë të gjithë ata që të luten, dhe gëzoj me një shtatëzani të mbarë e të shëndoshë… Amiin!

06/02/2026

Lexo suren Kehf në ditën e Xhuma, Allahu të dhuron dritë deri në xhumanë tjetër; dritë që largon çdo errësirë 😌✨

04/02/2026

Duaja për përmirësimin e gjendjes në tërësi! 😌🍃

يَا حَيُّ يَا قَيُّومُ، بِرَحْمَتِكَ أَسْتَغِيثُ،
أَصْلِحْ لِي شَأْنِي كُلَّهُ،
وَلَا تَكِلْنِي إِلَى نَفْسِي طَرْفَةَ عَيْنٍ.

Ja Hajju, ja Kajjum! Birahmetike estegith, aslih li she’ni kul-leh, ve la tekilni ila nefsi tarfete ajn!

O i Gjallë, i Përhershëm, o Mbajtës i gjithçkaje! Me mëshirën Tënde kërkoj ndihmë duke u përgjëruar përpara Teje! Ma përmirëso mua gjendjen në tërësi, dhe mos më lër në dobësinë time, as edhe për një çast!

(El-Mustedrak 1/730)

Lutje që ngërthen në vete besimin e pastër, përulësinë dhe shpresën në Allahun. I dërguari i Allahut ‎ﷺ ua mësonte atë shokëve të tij, dhe i nxiste që ta thonin në situata vështirësie dhe dobësie.
Gjithashtu, transmetohet nga Enes ibn Malik se i dërguari i Allahut ‎ﷺ e porositi të bijën e tij që ta thotë këtë dua çdo mëngjes dhe mbrëmje!

01/02/2026

Muaji Sha’ban - Muaj i vetllogaritjes dhe reflektimit

30/01/2026

Ditë e xhuma 💫
Profeti Muhammed ﷺ ka thënë:

“Shtoni salavatet mbi mua ditën e xhuma, sepse salavatet tuaja më paraqiten mua.”
Ata thanë: “O i Dërguari i Allahut, si do të të paraqiten salavatet tona kur trupi yt të jetë bërë dhé?”
Ai ﷺ tha: “Allahu ia ka ndaluar tokës t’i hajë trupat e profetëve.”

Hadithi është sahih - Transmeton Ebu Dawudi, Nesai dhe Ibn Maxheh.

28/01/2026

Lutje për plotësimin e të gjitha nevojave!✨

رَبِّ إِنِّي لِمَا أَنزَلْتَ إِلَيَّ مِنْ خَيْرٍ فَقِيرٌ
Kur’an |28:24|

Rabbi inni lime enzelte ilejje min hajrin fekiir.

Zoti im, unë jam nevojtar për çfarëdo dhuntie që më vjen prej Teje!
_______________
Ishte Musai alejhisselam në një situatë shumë të vështirë, kur u largua nga zullumi i Faraonit dhe ngatërresat e popullit të tij. Duke ikur në një vend të panjohur, nuk e humbi shpresën e as nuk iu luhat bindja në mëshirën e Zotit të Tij, e tha këtë lutje duke e shprehur lodhjen dhe nevojën e tij të madhe për Allahun ﷻ. Allahu më tej, e plotësoi mirësinë e Vet mbi të, duke ia bërë shoqërues një njeri të mirë si Shuajbi, i dha punë, shtëpi dhe familje. E udhëzoi zemrën e tij dhe më pas i dha edhe profetësinë.

Kështu është Kur’ani, na mëson si të lutemi e të mbështetemi tek Zoti ynë, me shpresë dhe bindje se Allahu nuk zhgënjen kurrë dhe se për çdo situatë të vështirë ka rrugëdalje dhe begati!

Address

Nazim Gafurri
Pristina
10000

Telephone

+38349622229

Website

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Akademia e Rukjes posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Shortcuts

Share