08/11/2026
Lodhja e pazakontë gjatë aktiviteteve të përditshme nuk duhet neglizhuar, veçanërisht nëse më parë nuk keni pasur vështirësi gjatë kryerjes së tyre.
Nëse lodheni edhe kur ngjisni disa shkallë dhe kjo gjendje shoqërohet me mungesë fryme, rrahje të shpejta të zemrës, marramendje apo dobësi, është e rëndësishme të vlerësoni shkakun.
Këto simptoma nuk lidhen gjithmonë me mungesën e kondicionit fizik. Ato mund të jenë të lidhura me probleme kardiake, anemi ose gjendje të tjera shëndetësore që kërkojnë vlerësim mjekësor.
Nëse simptomat shfaqen papritur, janë të rënda ose shoqërohen me dhimbje gjoksi, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore urgjente.
Për vlerësimin e shëndetit të zemrës dhe kontrolle parandaluese, konsultohuni me mjekun specialist.
Rezervoni konsultën kardiologjike me Dr. Defrim Morina në Prime Clinic.
📞 048 888 662
📍 Rruga “Hamdi Berisha”, Malishevë