24/09/2026
Endokrinologjia në Medical ZONE
Në Poliklinikën Medical ZONE, ofrohet kujdes i specializuar për diagnostikimin, trajtimin dhe përcjelljen e sëmundjeve endokrinologjike dhe diabetologjike nga Dr. Dardan Ismajli Specialist i Endokrinologjisë.
Në kuadër të shërbimeve mund të konsultoheni për:
Diabetin (sëmundjen e sheqerit): diagnostikimin, trajtimin dhe kontrollin e rregullt të diabetit.
Gjëndrën tiroide: vlerësimin e funksionit të saj, problemeve të ndryshme të tiroides dhe ndryshimeve strukturore.
Ultrazërin e gjëndrës tiroide: për vlerësimin e strukturës së tiroides dhe identifikimin e ndryshimeve që kërkojnë përcjellje.
Çrregullimet hormonale: vlerësimin e simptomave dhe problemeve që mund të lidhen me çekuilibrat hormonalë.
Problemet metabolike: vlerësimin e faktorëve që ndikojnë në metabolizëm dhe shëndetin e përgjithshëm.
Komplikimet e diabetit: me rëndësi të veçantë në identifikimin dhe parandalimin e hershëm të komplikimeve, përfshirë problemet e këmbëve nga diabeti.
Kontrolli i rregullt dhe diagnostikimi i hershëm janë thelbësorë për parandalimin e komplikimeve dhe ruajtjen e një cilësie më të mirë të jetës.
📲 044-741-555 / 048-741-555
📩 [email protected]
📍Rr. Përparim Boshnjaku - Shtime