13/11/2026
Ferritina e ulët? Ndoshta problemi nuk është vetëm mungesa e hekurit, por edhe përthithja e tij!
Hekuri është një mineral esencial për organizmin, ndërsa ferritina është proteina që pasqyron rezervat e hekurit në trup.
Por, ka disa gjëra që duhet t’i dimë:
1. Hekuri dhe ferritina nuk janë e njëjta gjë!
👉 Mund të kemi hemoglobinë normale, por rezerva të ulëta të hekurit (ferritinë të ulët).
2. A duhet të merret hekuri çdo ditë?
👉 Jo domosdoshmërisht! Marrja çdo ditë ose një ditë po, një ditë jo (ditë alternative), mund të jenë të dyja mënyra efektive. Marrja në ditë alternative mund të ndihmojë në përmirësimin e përthithjes dhe tolerancës gastrointestinale te disa persona.
3. Po nëse e marrim hekurin, por ferritina nuk rritet?
👉 Atëherë duhet të mendojmë edhe për problemet e përthithjes së tij në zorrë. Disa sëmundje dhe gjendje që mund të pengojnë përthithjen e hekurit janë:
● Sëmundja e celiakisë (intoleranca ndaj glutenit).
● Gastriti kronik atrofik.
● Infeksioni me Helicobacter pylori.
● Sëmundjet inflamatore të zorrëve (Crohn dhe koliti ulceroz).
● Gjendjet pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale në stomak ose zorrë.
Mos harroni: Mungesa e hekurit nuk trajtohet vetëm duke zëvendësuar hekurin që mungon. Është po aq e rëndësishme të zbulohet PSE ka ndodhur kjo mungesë!
Në shumë raste, çelësi i trajtimit të suksesshëm është identifikimi dhe trajtimi i shkakut.