Oda e Infermierëve të Kosovës

Directions Website Contact the business

Oda e Infermierëve të Kosovës Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetësor të Kosovës. (OIK)

Përfundon me sukses trajnimi për Mbikëqyrës ProfesionalëOda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetë...
06/11/2026

Përfundon me sukses trajnimi për Mbikëqyrës Profesionalë

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK), nga data 2 deri më 6 nëntor 2026, organizoi trajnimin pesëditor për Mbikëqyrës Profesionalë, me mbështetjen e Projektit Shërbimet Shëndetësore të Integruara (IHS).

Trajnimi u realizua nga ekspertet e Odës së Infermierëve të Kroacisë, Sandra Karabatić dhe Senka Repovečki, ekspert vendor Prof. Hysni Bajrami, hartues i rregullores për Mbikëqyrjen Profesionale, të cilët ndanë njohuritë dhe përvojat e tyre mbi metodologjinë e mbikëqyrjes profesionale, zbatimin e standardeve dhe procedurave të punës, vlerësimin profesional, dokumentimin e gjetjeve dhe hartimin e rekomandimeve për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.

Përveç ligjëratave teorike dhe ushtrimeve praktike, pjesëmarrësit zhvilluan edhe vizita në institucionet shëndetësore, ku patën mundësi të njihen nga afër me organizimin e punës, dokumentacionin dhe praktikat e kujdesit infermieror.

Në përfundim të trajnimit u organizua provimi për vlerësimin e njohurive dhe kompetencave të fituara, pas të cilit 40 pjesëmarrës u certifikuan si Mbikëqyrës Profesionalë.

Ky trajnim shënon një hap të rëndësishëm për OIK-un drejt funksionalizimit të mbikëqyrjes profesionale, në përputhje me Rregulloren për Mbikëqyrjen Profesionale të Punës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve Tjerë Shëndetësorë, nr. 148, datë 27.02.2026.

OIK-u shpreh falënderim të veçantë për ekspertët për kontributin dhe përkushtimin e tyre profesional, si dhe për Projektin IHS për mbështetjen në realizimin e këtij trajnimi.

Gjithashtu, falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë (MSH), Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) për bashkëpunimin dhe mbështetjen institucionale, si dhe Inspektoratin Shëndetësor për koordinimin dhe bashkëpunimin në procesin e zhvillimit dhe funksionalizimit të mbikëqyrjes profesionale.

Mirënjohje për të gjitha institucionet shëndetësore, përfaqësuesit institucionalë dhe të gjithë akterët që kontribuuan në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij aktiviteti, si dhe për pjesëmarrësit për angazhimin dhe përkushtimin e treguar gjatë trajnimit.

Urime të 40 Mbikëqyrësve Profesionalë të certifikuar!

Për t'u informuar për aktivitetet dhe njoftimet e ardhshme të OIK-ut, ju ftojmë të bashkoheni në grupin tonë zyrtar në Viber:

https://invite.viber.com/?g2=AQBJDgnbmqmT4lY59EX0r9QMezC3WLIIFxkyHaD5f...

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës njofton anëtarët se është hapur aplikimi...
05/11/2026

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës njofton anëtarët se është hapur aplikimi për Provimin Profesional të Rilicencimit për afatin e muajit nëntor 2026.

Aplikimi do të jetë i hapur deri më 23.11.2026.

Aplikimi bëhet online përmes profilit tuaj në platformën e OIK-ut. Pas kyçjes në profil, zgjidhni menynë “Licencat” dhe më pas butonin “Apliko për Provimin e Rilicencimit”.

Pas aplikimit me sukses dhe konfirmimit të pagesës, aplikimi do të kalojë në procesin e vlerësimit të pikëve të poseduara. Pas përfundimit të vlerësimit, kandidatët do të njoftohen përmes e-mailit për numrin e pikëve dhe do të pranojnë faturën për provim.

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional, kandidati do të përfshihet në listën për t’iu nënshtruar provimit.

Provimi mbahet në javën e fundit të muajit, në ambientet e OIK-ut, ndërsa për datën dhe orën e saktë kandidatët do të njoftohen me kohë.

Për informata më të hollësishme, vizitoni webfaqen e OIK-ut, menynë “Licencimi” dhe nënmenynë “Rilicencimi”.

Ju rekomandojmë të lexoni edhe Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, veçanërisht nenin 9, ku përcaktohet procedura e Provimit Profesional.

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete dokumentin e identifikimit, letërnjoftimin ose pasaportën, apo kartelën e anëtarësisë.

Aplikoni brenda afatit të përcaktuar.

04/11/2026
NJOFTIM – EVP, SESIONI VJESHTOR 2026Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK...
30/10/2026

NJOFTIM – EVP, SESIONI VJESHTOR 2026

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton anëtarët se afati për aplikim në EVP – Sesioni Vjeshtor 2026 është mbyllur zyrtarisht.

Pas përfundimit të aktiviteteve të mbetura, përkatësisht pjesëmarrjes fizike në Regjionin e Prishtinës, Grupit 3 online dhe pjesëmarrjes fizike në Regjionin e Gjilanit, OIK do të fillojë verifikimin përfundimtar të pjesëmarrjes për të gjithë aplikuesit.

Për shkak të interesimit të madh, një numër i aplikuesve kanë pasur vështirësi për t’u qasur apo për ta përfunduar pjesëmarrjen në trajnim. Pas verifikimit të pjesëmarrjes, për aplikuesit të cilët kanë qenë të regjistruar, por nuk kanë arritur të marrin pjesë në aktivitetet e organizuara, do të organizohet një sesion plotësues.

Për datën dhe mënyrën e organizimit të sesionit plotësues, pjesëmarrësit përkatës do të njoftohen me kohë nga OIK.

Ju falënderojmë për interesimin dhe pjesëmarrjen e jashtëzakonshme në EVP – Sesioni Vjeshtor 2026.

Qëndroni të informuar për njoftimet, trajnimet dhe aktivitetet e OIK-ut. Bashkohuni tani në grupin zyrtar të OIK-ut në Viber:

https://invite.viber.com/?g2=AQBJDgnbmqmT4lY59EX0r9QMezC3WLIIFxkyHaD5fOxDwqqajaMFHsnDNGDMSDb7

Miratohet lista e kandidatëve të përzgjedhur për trajnimin për Mbikëqyrje ProfesionaleOda e Infermierëve, Mamive dhe Pro...
29/10/2026

Miratohet lista e kandidatëve të përzgjedhur për trajnimin për Mbikëqyrje Profesionale

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton se, me propozim të Komisionit për Vlerësimin e Aplikimeve, të formuar nga Këshilli Drejtues, Këshilli Drejtues ka miratuar listën përfundimtare të kandidatëve të përzgjedhur për vijimin e trajnimit për Mbikëqyrje Profesionale.

Trajnimi do të mbahet nga data 2 deri më 6 nëntor 2026, nën udhëheqjen e ekspertëve kroatë.

Lista përfundimtare e kandidatëve është bashkëngjitur në këtë publikim.

Kliko këtu:https://oik-ks.org/wp-content/uploads/2026/10/Lista-per-njoftim.pdf

Urime kandidatëve të përzgjedhur dhe suksese në trajnim!

Me respekt,
OIK

Bashkohuni në grupin zyrtar të OIK-ut në Viber për njoftimet dhe informatat më të fundit:
https://invite.viber.com/?g2=AQBJDgnbmqmT4lY59EX0r9QMezC3WLIIFxkyHaD5fOxDwqqajaMFHsnDNGDMSDb7

https://oik-ks.org/miratohet-lista-e-kandidateve-te-perzgjedhur-per-trajnimin-per-mbikeqyrje-profesionale/

Miratohet lista e kandidatëve të përzgjedhur për trajnimin për Mbikëqyrje Profesionale 29/10/2026 Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton se, me propozim të Komisionit për Vlerësimin e Aplikimeve, të formuar nga Këshilli Drejt...

NJOFTIM – EVP, SESIONI VJESHTOR 2026Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK...
27/10/2026

NJOFTIM – EVP, SESIONI VJESHTOR 2026

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton pjesëmarrësit se ftesat për pjesëmarrje ONLINE në EVP – Sesioni Vjeshtor 2026 janë dërguar për të tri grupet.

Pjesëmarrja online do të realizohet sipas këtij orari:

Grupi 1 – 28 tetor 2026, ora 13:00
Grupi 2 – 29 tetor 2026, ora 13:00
Grupi 3 – 30 tetor 2026, ora 13:00

Ju lutemi të kontrolloni email-in tuaj për ftesën dhe të përfundoni regjistrimin në Zoom.

Linkun për qasje mund ta gjeni gjithashtu në profilin tuaj personal në platformën online të OIK-ut:

Profili personal → Trajnime → aplikimi përkatës për EVP – Sesioni Vjeshtor 2026 → Linku për qasje.

Për pjesëmarrjen FIZIKE, kanë mbetur aktivitetet në këto regjione:

Mitrovicë – 29 tetor 2026
Fillimi: ora 11:00
Regjistrimi: ora 10:30

Prishtinë – 30 tetor 2026
Fillimi: ora 13:00
Regjistrimi: ora 12:30

Gjilan – 31 tetor 2026
Fillimi: ora 12:00
Regjistrimi: ora 11:30

Pjesëmarrësit me pjesëmarrje fizike duhet të paraqiten 30 minuta para fillimit të aktivitetit për evidentim dhe regjistrim.

Ju lutemi t’i përmbaheni formës së pjesëmarrjes që keni përzgjedhur gjatë aplikimit. Pjesëmarrësit e regjistruar për formën fizike duhet të marrin pjesë fizikisht, ndërsa ata të regjistruar për formën online duhet të ndjekin grupin përkatës online.

Për t’i pranuar më shpejt njoftimet, informacionet dhe përditësimet lidhur me aktivitetet e OIK-ut, ju ftojmë të bashkoheni edhe në grupin zyrtar të OIK-ut në Viber.

Përmes grupit do të informoheni me kohë për aktivitetet, trajnimet dhe njoftimet tjera me rëndësi për anëtarët.

Bashkohuni në grup përmes linkut:

https://invite.viber.com/?g2=AQBJDgnbmqmT4lY59EX0r9QMezC3WLIIFxkyHaD5fOxDwqqajaMFHsnDNGDMSDb7

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit  30.10.2026Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profes...
21/10/2026

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 30.10.2026

Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit.
Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 30.10.2026, me fillim nga ora 10:00.
Aplikimi për këtë afat do të jetë i hapur deri me datë 23.10.2026 ora 16:00.

Aplikimi për Provimin Profesional të ri licencimit bëhet përmes platformës online (Për informata KLIKO KËTU https://oik-ks.org/licencimi/rilicencimi/)
Pas aplikimit me sukses dhe pas konfirmimit të pagesës, aplikimi fillimisht do të jetë në pritje për vlerësimin e pikëve të poseduara, dhe pas vlerësimit do të njoftoheni përmes e-mail për numrin e pikëve dhe do të pranoni faturën për provim.

Nga momenti i konfirmimit të pagesës për Provimin Profesional do të jeni në listë për të ju nënshtruar provimit.
Ju inkurajojmë të lexoni Rregulloren për Licencimin dhe Rilicencimin e Profesionistëve Shëndetësorë, posaçërisht nenin 9, i cili rregullon procedurën e Provimit Profesional.

Pyetjet e provimit mund ti gjeni këtu: https://bit.ly/403CMwb

Provimi do të mbahet në ambientet e OIK-ut.

Gjatë paraqitjes në provim duhet të keni me vete Dokumentin e Identifikimit(Leternjoftim/Pasaport) apo kartelën e anëtarësisë.

Me respekt,
OIK

https://oik-ks.org/njoftim-per-provimin-profesional-te-rilicencimit-30-10-2026/

Njoftim për provimin Profesional të Rilicencimit 30.10.2026 21/10/2026 Të nderuar kandidatë që do t’iu nënshtroheni provimit profesional të rilicencimit. Iu njoftojmë se provimi për të gjitha profilet do të mbahet me datë 30.10.2026, me fillim nga ora 10:00. Aplikimi për këtë afat d...

NJOFTIM – ORARI I MBAJTJES SË EVP, SESIONI VJESHTOR 2026Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetë...
19/10/2026

NJOFTIM – ORARI I MBAJTJES SË EVP, SESIONI VJESHTOR 2026

Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë të Kosovës (OIK) njofton të gjithë aplikuesit për datat dhe oraret e mbajtjes së EVP – Sesioni Vjeshtor 2026.

Aktiviteti do të realizohet në formë fizike dhe online, sipas formës së pjesëmarrjes dhe regjionit të përzgjedhur gjatë aplikimit.

Aplikimi mbetet i hapur deri një ditë para mbajtjes së aktivitetit në regjionin apo grupin përkatës.

Aplikimi bëhet përmes profilit tuaj në platformën online të OIK-ut, në menynë “Trajnime”.

Pjesëmarrja fizike

Ferizaj
21 tetor 2026, ora 11:00
Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në ora 10:30.

Gjakovë
22 tetor 2026, ora 11:00
Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në ora 10:30.

Pejë
23 tetor 2026, ora 13:00
Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në ora 12:30.
Prizren
24 tetor 2026, ora 12:00
Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në ora 11:30.

Gjilan
28 tetor 2026, ora 10:00
Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në ora 09:30.

Mitrovicë
29 tetor 2026, ora 11:00
Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në ora 10:30.

Prishtinë
30 tetor 2026, ora 13:00
Regjistrimi i pjesëmarrësve fillon në ora 12:30.

Pjesëmarrësit me pjesëmarrje fizike duhet të paraqiten 30 minuta para fillimit të aktivitetit, për evidentimin dhe regjistrimin e pjesëmarrjes.

Ftesat me detajet tjera do të dërgohen një ditë para mbajtjes së aktivitetit!

Pjesëmarrja online
Grupi 1
28 tetor 2026, nga ora 13:00
Grupi 2
29 tetor 2026, nga ora 13:00
Grupi 3
30 tetor 2026, nga ora 13:00
Ftesat për pjesëmarrësit online, me linkun për qasje, do të dërgohen sipas grupit në të cilin jeni caktuar, më së largu deri më 27 tetor 2026.

Linkun për pjesëmarrje do të mund ta gjeni gjithashtu në profilin tuaj në platformën online të OIK-ut, në menynë “Trajnime”, brenda aplikimit përkatës që keni bërë për Sesionin Vjeshtor të EVP-së.
Ju lutemi t’i përmbaheni formës së pjesëmarrjes dhe regjionit që keni përzgjedhur gjatë aplikimit.

Aplikuesit që kanë aplikuar për pjesëmarrje fizike nuk mund të marrin pjesë online, ndërsa aplikuesit që kanë aplikuar për pjesëmarrje online nuk mund të marrin pjesë fizikisht.

Njoftimet dhe ftesat do të dërgohen në përputhje me aplikimin tuaj.

OIK – EVP, Sesioni Vjeshtor 2026

Kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, merr pjesë me bashkëpunëtorë në Asamblenë e Përgjithshme të EFN-së në VjenëPrishtinë,...
16/10/2026

Kryetarja e OIK-ut, Nexhmije Gori, merr pjesë me bashkëpunëtorë në Asamblenë e Përgjithshme të EFN-së në Vjenë

Prishtinë, 16 tetor -
Kryetarja e Odës së Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve të tjerë Shëndetësorë (OIK), Nexhmije Gori, së bashku me bashkëpunëtorë, po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Evropiane të Shoqatave të Infermierëve (EFN), që po mbahet më 15 dhe 16 tetor 2026 në Vjenë të Austrisë.

Në këtë takim marrin pjesë përfaqësues të organizatave të infermierëve nga vende të ndryshme evropiane, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe diskutimit të çështjeve që lidhen me profesionin e infermierisë dhe zhvillimin e tij.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të OIK-ut në këtë forum përbën një mundësi për forcimin e bashkëpunimit me organizatat homologe evropiane dhe përfaqësimin e interesave të infermierëve, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë të Kosovës në nivel evropian.

Aktivitetet kanë nisur më 15 tetor me mbledhjen e jashtëzakonshme të Komitetit Ekzekutiv të EFN-së, ndërsa Asambleja e Përgjithshme përfundon më 16 tetor.

16/10/2026

Day 1 of EFN Autumn General Assembly concluded with the afternoon dedicated to the EFN Professional, Workforce and Public Policy Committees, where members had constructive discussions, approved new EFN Policy Statements, and shared positive national developments and achievements.

Address

Rruga Holger Pedersen
Pristina
10000

Opening Hours

Monday 09:00 - 15:00
Tuesday 09:00 - 15:00
Wednesday 09:00 - 15:00
Thursday 09:00 - 15:00
Friday 09:00 - 15:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Oda e Infermierëve të Kosovës posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Contact The Business

Send a message to Oda e Infermierëve të Kosovës:

Shortcuts

Share

Nearby health & beauty businesses